Pika e tretë. Fëmija yt që ka vdekur ishte robi, krijesa dhe dhurata e All-llahut të Gjithmëshir¬shëm. Ai u ka dhënë prindërve fëmijën, këtë dhu¬ratë të çmuar si trashigimtar. Kësaj krijese të brishtë i ka vënë nënën dhe babain si kujdestar. Përkundër shërbimeve të prindërve Ai ka dhënë “shefkatin”, (mëshirën) si shpërblim të menjëher¬shëm nga më¬shira e ëmbël e Tij, për të qenë të dhimbsur ndaj fëmijës së tyre. Meqenëse djali juaj në njëmijë, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë i përket All-llahut të Plotfuqishëm, do të thotë se Ai e trajton atë sipas Mëshirës së Tij të Gjithëdijshme.

Tani ti që ke fare pak pjesë në të, përkundër Zotit që është Pronar i vërtetë, a të ka hije të anko¬hesh? Mos e humb shpresën dhe mos ulëri! Jo, jo, ty nuk të ka hije, sepse kjo gjë u shkon për shtat vetëm atyre që kanë rënë në errësirën e mosbe¬simit.

Pika e katërt. Pra po të mos ekzistonte jeta e përjetshme, për hidhërimin dhe humbjen e shpresës do të kishe një farë të drejte. Meqenëse kjo botë është një bujtinë e përkohshme, atje ku ka shkuar fëmija yt do të shkosh edhe ti edhe ne të gjithë. Kjo vdekje nuk është një fenomen i rrallë, vetëm për fëmijën tënd. Kjo është një rrugë, një bulevard i vazhdueshëm dhe ndarja juaj nuk është e për¬jetshme. Në të ardhmen, në parajsë do të ribash¬koheni dhe do të bashkëjetoni.

Ty të takon të thuash: (Sundimi i takon vetëm All-llahut xh.sh.) djalin Ai ma dha dhe Ai ma mo¬ri! Përveç atyre që janë zhytur në errësirën e mos¬besimit, neve na takon të falenderojmë dhe të du¬rojmë duke thënë: “Elhamdulil-lahi ala kul-lihalë”.

Pika e pestë. Shefkati (mëshira e gërshetuar me dashuri) është një nga dhuratat më të përkryera dhe më hyjnore që ka dhënë All-llahu xh.sh. si mjet ndriçimi në zemrën e nënës dhe të babait. Aq e madhe është kjo mëshirë, saqë ata i shtyn të sakrifikojnë edhe jetën për vogëlushët e tyre. Ajo është më ndikuese se dashuria e të dashuruarve. Pikërisht kjo mëshirë shërben si shkak për t’i afruar shumë më shpejt me All-llahun xh.sh..

Dashuria për këtë botë është artificiale dhe pas shumë pengesave mund të shndërrohet në dashuri të vërtetë, kur gjen All-llahun Madhështor. “Shefkati” (mëshira e prindërve) pa asnjë pengesë të shërben si një mjet i pastër për t’u lidhur më tepër me All-llahun xh.sh..  

Babai apo nëna, fëmijën e vet e do sa gjithë botën. Kur i ikën djali apo vajza nga duart, po të jenë njerëz fatbardhë bëjnë durim dhe presin lumturinë e vërtetë në Botën Tjetër duke thënë: “Kjo botë është e përkohshme dhe nuk ia vlen ta lidhësh zemrën me të, kurse për atje ku ka shkuar fëmija ynë edhe ne do të shkojmë, prandaj duhet shpresuar. Vetëm duke menduar kështu, mund të qetësohemi me të vërtetë”. Të pakujdesshmit janë zhytur në errësirën e mosbesimit dhe i janë shman¬gur rrugës së vërtetë. Ata janë të privuar nga njohja e lumturisë, që përshkruam. Vetëm me shembullin që treguam mund ta krahasosh gjendjen e tyre të vështirë. Një mosbesimtar që ka vetëm një fëmijë, kur ta shohë fëmijën duke dhënë shpirt, do të përjetojë humbjen e përjetshme, sepse është ndarë nga rruga e All-llahut xh.sh. dhe e fesë Islame. Duke pasur iluzionin se vdekja është asgjësim dhe ndarja e përjetshme, Ai mendon: “Fëmija im në vend që të mbulohet me velenxën e butë prej leshi, do të mbulohet me dheun e ftohtë dhe tek koka do t’i venë pllakën e rëndë të gurrit”. Nga pakujdesia dhe errësira e mosbesimit këta njerëz nuk men-dojnë për Bamirësitë dhe Mëshirën e Atij Bamirësi Dhuruesit të “Firdeusit” dhe të të gjitha parajsave. Që këtu mund të kuptosh hidhërimin e pashpresë të këtyre njerëzve. Por!...Rrugët e përjetimit të këna¬qësive të të dy jetëve ia garanton besimi në fenë Islame. Ja si thotë besimtari:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>