17_12032010024138.jpg

Ky është një drejtpeshim që tregon kulmin e besimtarëve. Ajeti që vjen tregon rezultatin e përfundimit të jetës së njerëzve. Po ta vini re ajetit tjetër, thotë se:

17_12032010024141.jpg

Mrekullia Kur'anore u vë vulën tregimeve tona që po krahasojmë deri tani, pra besimtarët dhe mosbesimtarët.

Të vërtetat e mrekullisë dhe të gojtarisë së ajetit të parë i kemi sqaruar gjerësisht në “Fjalën e njëmbëdhjetë” dhe kujt i intereson le t’i studjojë.

Këtu do të analizojmë vetëm disa pika të veçanta të ajetit të dytë që të sqarohet kuptimi i kësaj shprehje të lartë:

Kështu: Ky ajet me një kuptim të qartë thotë:”Kur vdesin mosbesimtarët, mbi ta toka dhe qiejt nuk qajnë”. Mosbesimtarët i mohojnë detyrat e tokës dhe të qiejve, duke mos e ditur kuptimin e tyre i poshtërojnë dhe ua zbresin vlerat e tyre reale. Nuk e njohin mjeshtërinë e tyre dhe ndaj qenieve marrin pozicionin e armikut. Sigurisht për mosbesimtarët toka dhe qiejt jo vetëm të qajnë, por meqenëse ngaqë kanë kundërshtuar Krijuesin i mallkojnë ato, dhe gëzohen kur të ngordhin. Në kuptimin e kundërt ky ajet thotë: “Kur vdesin besimtarët, toka dhe qiejt qajnë, sepse besimtari që ka vdekur i ka ditur detyrat, e ka vërtetuar rëndësinë e tyre dhe ka besuar se ato shprehin një domethënie, duke u thënë: “Sa bukur i ka krijuar Zoti dhe sa mirë shërbejnë nën urdhërin e Tij!” Në këtë mënyrë i kanë vlerësuar ato në shkallën e duhur në llogari të All-llahut xh.sh. dhe për dashurinë e Emrave të Bukur që pasqyrohen në Të. Nga ky sekret theksohet se kur vdesin besimtarët, tokën dhe qiejt i mbulon hidhërimi dhe ngashërehen.

Një pyetje e rëndësishme

Po thoni se dashuria nuk varet nga vullneti. Nga nevojat që kam, i dua ushqimet e nevojshme dhe frutat e shijshme. Nënën, babain dhe fëmijët i dua. Gruan time e dua. Miqtë dhe dashamirët i dua. Pejgamberët dhe njerëzit e shenjtë (evlijatë) i dua. Jetën dhe rininë time e dua. Pranverën dhe sendet e bukura i dua. Si ka mundësi të mos i dua të gjitha këto? Po si i bëhet që të gjitha t’i dua për hir të All-llahut xh.sh. dhe për funksionet e Emrave të Bukur? Kjo çfarë domethënie përmban? Kërkoj sqarimin e tyre.

Përgjigje: Lexo këto katër pika!

E para: Megjithëse dashurinë nuk mund ta frenosh, pra nuk e ke në dorën tënde, të paktën vullnetin dhe fytyrën e dashamirësisë ktheje nga njëri tek tjetri. Përshembull: Duke treguar fytyrën e shëmtuar të një dashamirësi, apo duke treguar fytyrën dashamire të vërtetë, që pasqyrohet në një fytyrë tjetër, duke ia hequr perden, që e ka penguar pamjen e fytyrës së vërtetë, kjo fytyrë artificiale do të kthehet në reale.

E dyta: Edhe pse nuk i njeh dashamirësit, nuk po të them të mos i duash, por të them që t’i duash për llogari të All-llahut xh.sh. dhe për hatër të të Dashurit të Vërtetë. Përshembull: Ushqimet e shijshme dhe frutat e ëmbla t’i duash se ato janë dhurata dhe bamirësi të të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotë, sepse atëhere ti do të duash Emrat e të Gjithëpushtetshmit dhe Bamirësit. Ky veprim mban vulën e një falenderimi shpirtëror. Kjo dashamirësi nuk është në llogari të nefsit, por në atë të të Gjithëmëshirshmit, gjë që del në shesh kur ato i fiton me djersë dhe me lejën e Zotit xh.sh., duke iu bindur Furnizuesit. Kur i ha duke kujtuar se si dhe kush i ka krijuar, të bësh falenderimin ndaj Tij.

Babain dhe nënën duaje, duke kujtuar se kush e ka dhënë atë mëshirë në duart e tyre për të të edukuar ty, atëhere ti do të duash më shumë Atë Dashamirës, që ua ka dhënë atyre këto cilësi. Pra kjo dashuri do të shkojë drejt Zotit xh.sh.. Drejtpeshimi i asaj që ke dashur për All-llahun xh.sh., del në shesh atëhere kur dihet që edhe kur plaken, ti ata i do edhe më shumë, kur e di që prej tyre nuk ke kurrfarë dobie dhe je i braktisur në vështirësi. Në këtë rast ke nderuar prindërit, pa u nisur nga gjendja e tyre fizike, por vetëm e vetëm për hir të Zotit xh.sh.. Më pas ky ajet na tregon se: ajet:

17_12032010024144.jpg

Në pesë shkallë e fton të nderojë prindërit. Këtu kuptohet nga pikpamja e Kur'anit, se sa është e rëndësishme vlerësimi i prindërve. Përkundrazi një dëm shumë i madh do të shkaktohej në qoftë se fëmija nuk do t’i përballonte me të mirë të gjitha të drejtat e prindërve. Me që ata dëshirojnë t’i shohin fëmijët e tyre më mirë se veten, përballë kësaj sakrifice fëmija kurrë nuk duhet të ngrejë padi se i ka mbetur pa plotësuar diçka nga prindi dhe se midis babait dhe fëmijëve nuk ka asnjë arsye që të bëhen debate. Arsyet e vërteta të debatit janë xhelozia dhe lakmia, të cilat asnjë baba ato nuk i ushqen kurrë ndaj fëmijës së tij. Këto mosmarrëveshje në përgjithësi vijnë nga mosnjohja e të drejtave të njëri-tjetrit. Fëmijës tek prindërit nuk i ka ngelur asnjë e drejtë pa u plotësuar që ta kërkojë atë më pas. Edhe sikur fëmija të shohë një padrejtësi tek babai i vet, nuk ka të drejtë të ngrejë krye kundër tij.

Domethënë: Kur kundërshton apo ndëshkon babain, ky fëmijë është një egërsirë, që ka marrur formën e njeriut.

Tani është momenti që të tregojmë se si ta duam fëmijën. Atë duhet ta duam sepse ai është një dhuratë e të Plotfuqishmit Bujar me mëshirë, kështu që kësaj dhurate duhet t’i afrohesh, ta duash, ta mbrosh dhe tia mësosh All-llahun dhe rrugën e Tij dhe në këtë rast kjo dashuri të shprehet për All-llahun xh.sh.. Me këtë veprim ti ke treguar se këtë fëmijë e ke dashur për llogari të Tij. Kur fëmija vdes, ti duron dhe falenderon All-llahun xh.sh. dhe nuk bërtet i pikëlluar. Ty të takon të thuash se Krijuesi m'i dërgoi këto krijesa të dashura për t’i mbikqyrur, por unë nuk mund t'u dal zot sepse kjo është punë e Tij. Dija e Tij e Gjithanshme, kështu e ka parapëlqyer dhe prandaj e mori për ta çuar në një vend më të mirë. Duhet të themi se po qe se tek kjo krijesë në dukje ne kemi një pjesë, njëmijë pjesë të vërteta janë të Tijat. Duke iu bindur Atij, duhet ta falenderojmë me gjithë zemër.

I erdhi rradha shokëve dhe dashamirëve: Po qe se ata besojnë në fenë Islame dhe i nënshtrohen All-llahut xh.sh., atëhere ata janë edhe dashamirët e Tij. Me sekretin e kësaj Fjale të Bukur që thotë: “Duaj për All-llahun xh.sh.”; kjo dashuri në të vërtetë është treguar për Atë.

Bashkëshorten nuk duhet ta duash vetëm për llogari të nefsit, por duhet ta dish që duhet dashur për shkak se ajo është një dhuratë e butë dhe e sjellshme e Mëshirës Hyjnore. Nuk duhet ta vendosësh dashurinë vetëm në kohën e rinisë dhe të bukurisë që së shpejti do të kalojnë, por duhet të mos harrosh se bukuria më e përkryer dhe më e ëmbël e gruas është atëhere kur ajo ruan bukurinë shpirtërore, që është një dukuri e veçantë e grave. Ajo ka këto cilësi të vyera si; nazet, moralin, nderin, mëshirën, seriozitetin dhe buzëqeshjen ndaj burrit dhe të afërmëve të lejuar. Sidomos kur ajo mban mendime të larta për jetën e amshuar. Duke lulëzuar këto bukuri të mëshirës bëjnë të vazhdojë edhe bukuria shpirtërore deri në fund të jetës. Burri që e ka pikësynimin e dashurisë pikërisht tek këto cilësi, do të dijë se si t'i shpërblejë detyrimet ndaj kësaj krijese të dobët dhe të bukur. Sidomos kur i humbet bukuria fizike, ajo ka më shumë nevojë që burri t'i dalë zot. Përndryshhe i humbasin të drejtat e saja.

Po qe se i duam pejgamberët dhe të gjithë njerëzit e shenjtë, duhet të duhen për arsye se janë dashamirët e All-llahut xh.sh.. Kjo dashuri duhet të ekzistojë jo për gjë tjetër, por për hir të All-llahut xh.sh., sepse ato janë dashamirët e Tij.

Jetën duhet ta duash por ajo nuk është e jotja. Atë ta ka dhënë Zoti xh.sh., si një kapital kryesor dhe si një thesar, për të fituar një jetë të përjetshme. Ai e ka pajisur njeriun me shumë mjete që të bëjë dobi dhe të përsoset vazhdimisht. Me këto mendime duhet ta duash jetën dhe ta vësh në shërbim të All-llahut xh.sh. dhe të fesë Islame, që ta shpenzosh në dobi të tyre dhe atëhere kjo dashuri ka gjetur vendin e duhur.

Të duash rininë duke e pranuar si një dhuratë të bukur të All-llahut xh.sh.. Duke e vlerësuar nga kjo pikëpamje, ta shfrytëzosh në vende të mira dhe të lejuara . Kjo quhet një dashuri dhe falanderim i natyrshëm.

Dashuria për pranverën, merr kuptim më të plotë kur atë e pranon si një qendisje antike të Mjeshtrit të Madh, si dhe një art të hijeshuar të bukurisë së Zotit të Ndritur. Kjo do të thotë se Emrat e All-llahut xh.sh. i ke dashur në vendin e duhur.

Botën ta duash se është një Arë e “Ahiretit” (Jetës së Mbrapme) dhe një pasqyrë e madhe e Emrave të Bukur të Zotit xh.sh., si dhe një vend miqsh të përkohshëm. Po qe se në këtë dashuri nuk përzihet nefsi, ajo shkon në llogari të All-llahut xh.sh..

Shkurtimisht: Botën dhe të gjitha qeniet duaji në llogari dhe në Emër të Krijuesit të tyre dhe jo në llogari dhe emër të vetë qenieve. Thuaj: “Sa mirë e ka krijuar atë Krijuesi!” dhe mos thuaj: “Sa e mirë që është!”Në brendësinë e zemrës tënde mos lejo të hyjë tjetër dashamirësi përveç Zotit xh.sh.. Brendësia e zemrës është pasqyra e Gjithëdrejtuesit dhe i takon vetëm Atij. Thuaj:

17_12032010024148.jpg

Të gjitha ato dashuri që njohëm deri tani po qe se shfaqen në formën që thamë, do të fitojnë një shije të ëmbël dhe pa hidhërime. Kjo është një arritje drejt një qëllimi pa pasur fare zhdukje, që shton dashamirësinë e All-llahut xh.sh.. Është një dashuri normale, që pritet nga njeriu, sepse Zoti xh.sh. e ka kërkuar atë për t'i shprehur në këtë mënyrë falenderimet e zjarrta dhe mendimet e lumtura.

Për shembull: Po qe se një mbret i famshëm ty të falë një mollë, në të ka dy lloje shijesh. Dashuria ndaj saj ndahet në dy pjesë;

E para: Është për vetë vlerën e mollës, prandaj e do atë, por kjo shije nuk ka lidhje fare me mbretin, sepse ti kur ke ngrënë mollën nuk e ke kujtuar fare atë, por shijen e saj. Kjo gjendje nuk ka lidhje me mbretin dhe shija e mollës do të jetë e pakët dhe e përkohshme. Ajo vazhdon gjersa të soset molla dhe jo më tepër.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>