Fara dhe themeli i të gjitha të këqijave është rënia dhe shkatërrimi. Kur të shikosh edhe tregimet e mëparshme, do të vësh re shumë mirë se cila është arsyeja, që një pakicë e njerëzve të rrezik¬shëm mund t’i kundërvihen një shumice të madhe. Në këtë çast, njerëzit e ndershëm dhe të pam¬brojtur, mbështeten tek All-llahu xh.sh.. Besoj se tani e kuptuat më mirë se cilat janë arsyet që Kur’ani na këshillon të mbështetemi tek All-llahu xh.sh., duke qenë një armë e mirë dhe e sigurtë për muslimanët. Nëntëdhjetë e nëntë emra të bukur u ka dhënë feja, duke i këshilluar rreptë, që të mbështeten tek Fuqia e Tij.

Tani m’u shfaq fundi i një të vërtete të madhe dhe i kësaj çështje të vështirë: Xhenneti mban pro¬dhimet e ekzistencës dhe është hambari i të gjitha farërave të zymbylëve të kësaj bote. Xhehennemi është për të treguar përfundimin e tmerrshëm të botërave të shkatërrimit dhe të asgjësë, ku piqen prodhimet e saja. Pra “fabrika” e xhehennemit, mi¬dis detyrave të tjera është e detyruar që botërat e ekzistencës t’i pastrojë nga e kundërta e saj. Ne nuk po hapim derën e kësaj çështje kaq të vështirë. Inshaall-llah ndonjëherë tjetër do të na jepet rasti që ta tregojmë.

Një pjesë e vogël e besimit tek ekzistenca e melekëve, “Munker” dhe “Nekir”, pyetës në varr. Duke menduar se një ditë, si të gjithë të tjerët edhe unë do të hyj në varr, e imagjinova këtë, sikur më ndodhi në këtë çast. Aty i vetëm, në errësirë, i ngushtuar, i ftohtë, i burgosur, i trishtuar dhe i pashpresë. Kur po përjetoja këtë gjendje fatale, në çast, hyjnë dy melekë fisnikë, që u shkëputën prej karvanëve “Munker” dhe “Nekir”, duke filluar të debatojnë me mua. Gjatë kësaj bisede zemra dhe varri im u zgjeruan dhe u shndritën. Gjendja e vetmisë dhe e ftohtësisë m’u largua, duke hapur para meje botën e shpirtërave dhe të soditjeve të mrekullueshme. Para se me vdekë kjo është thjesh¬të një meditim, por në të ardhmen kjo do të jetë një realitet. Me gjithë shpirt, kësaj të vërtete iu gëzova dhe falenderova All-llahun xh.sh..

Nxënësit e Risale-i Nurit, të vërtetat për melek¬të e varrit, do t’i gjejnë tek ky libër dhe do të ndi¬hen të sigurtë shpirtërisht. Ekzistenca e vërtetë e melekëve edhe tek varri ato do t’i ngushëllojë dhe do të brohorasin: “Inshaall-llah”, njëlloj si ai nxënësi i medresesë, që ka studiuar gramatikën e gjuhës arabe dhe me dëshminë e një evlijaje, kur ka vdekur dhe e pyesin melektë:

“Men rabbuke?” (cili është Zoti yt), ai duke menduar se është në shkollë dhe në lëndën e gra¬matikës, përgjigjet: “men” (mupteda, është fillimi), “Rabbuke” (është lajmi i fjalës “men”, ashtu siç kur thuhet “erdhi”, lajmërohet për dikë që ka ardhdhur). Ai shton: “Vazhdoni pyetjet për ndonjë gjë tjetër. Këto për mua nuk janë shumë problem”. Melektë fillojnë të qeshin së bashku me “keshfel kuburin”, evlijanë i cili ka mundur tëvëzhgojë në varr duke dëgjuar përgjigjet e të vdekurit. Ky nxë¬nës jo vetëm që shpëtoi nga torturat e ferrit, por edhe Mëshira e All-llahut xh.sh. iu ofrua me buza¬gaz. Kjo gjendje ka vërtetuar hadithin e Pejgem¬berit a.s.m. që ka thënë se: “Si të jetoni në këtë botë, ashtu edhe do të vdisni”. Po kështu edhe një shehid, (dëshmorë) që ishte edhe nxënës i Risale-i Nurit, kur vdiq duke lexuar dhe analizuar këto vepra, melekëve pyetës iu përgjigj me të vërtetat e frutave të burgut, (ksaj libri) duke e quajtur veten sikur të ishte përpara gjykatësve në gjyq. Ai i mbrojti të drejtat e fesë së vet, me të vërtetat e Risale-i Nurit.

Po japim një shembull të vogël për lumturinë e kësaj bote, që bëhet edhe shkaku i besimit tek ek¬zistenca e melekëve. Pranë një fëmije të vogël, që ka marrë mësime mbi besimin, ka filluar të qajë, një fëmijë tjetër, ngaqë i ka vdekur i vëllai. Fëmija i mësuar e qetëson atë që qan: “Mos qaj, por falen¬dero, se vëllai yt ka shkuar në parajsë, ku po shëtit i gëzuar së bashku me engjëjt. Ai kënaqet më mirë se ne që jemi këtu. Atje do të fluturojë si një melek dhe do të sodisë bukuritë përrallore”. Me këto fjalë ngushëlluese, ai e qetësoi shokun e vet.

Kështu edhe unë, në këtë dimër të ashpër dhe në këtë gjendje të vështirë, mora dy lajme shumë të hidhur vdekjeje.

Njëri ishte djali i vëllait tim, Fuadi, që kishte mbaruar shkollën e lartë në mënyrë të shkëlqyer dhe i shërbente Risale-i Nurit, tjetra ishte motra ime dijetare, që kryente detyrën e haxhillekut, në tavaf (duke u sjellur rreth Qabes) kishte vdekur.

Të dyja këto vdekje të të dashurve të mi, më hidhëruan dhe më ngashëryen, njëlloj si në vdekjen e Abdurrahmanit, që e kam përmendur në “Broshu¬rën e pleqve”. Në gjendjen e thellë të trishtimit, fa¬leminderit All-llahun xh.sh., më erdhi në ndihmë besimi, që më shmangu nga hidhërimet për motrën time plot me sevape dhe Fuadin e pamëkatë, që vdiqën plot sevape. Me zemër dhe me shpirt gjy¬kova se ata nuk rrinë më me njerëz të mëkatshëm, por me melektë dhe huritë e xhennetit. Ata shpëtuan nga vështirësitë dhe hidhërimet e kësaj jete, duke shkuar tek kënaqësitë e përjetshme. Duke menduar kështu, u lehtësova shpirtërisht dhe i urova që të dy. Ngushëllova tim vëlla, babain e Fuadit dhe veten, duke falenderuar All-llahun xh.sh. Mëshirëplotë.

Shkrova për këto dy të afërm, në mënyrë që të përmenden së bashku me lutjet e mëshirës.

Pra të gjitha konkluzionet që ka nxjerrë Risale-i Nuri, kanë një pikësynim që të tregojnë se çfarë garancie dhe frutash të këndshme, i jep njeriut besimi, për këtë dhe atë jetë. Shijimet që e kënaqin njeriun në këtë jetë, bëhen si ato farat që paralaj¬mërojnë për një pranverë të praruar, që do të vijë në jetën e lumtur. Atje do të shijosh edhe më shu¬më të mira dhe All-llahu xh.sh. do ta kënaqë zo¬tëruesin e këtij besimi. Nga numri i pallogaritshëm i këtyre farërave të besimit, vetëm pesë janë për¬mendur në fundin e “Fjalës së tridhjetë e një”, në kapitullin e Miraxhit. Për “frutat” e tjera është shkruar si shembull në një kapitull të “Fjalës së njëzetekatërt”. “Gjashtë themelet” e besimit, mba¬nin fruta të pafundme. Por nga kjo pafundësi vetëm një frut, është më i shijshmi; fruti i xhennetit. I dyti, fruti i lumturisë së përjetshme dhe i treti, më i ëmbli nga të gjithë, takimi me të Madhin All-llah xh.sh.. Unë këtë e kam theksuar edhe më parë edhe në fundin e “Fjalës së tridhjetë e dytë”, ku është folur më gjerësisht edhe për “fruta” të tjera.

Mos ta harrojmë se besimi tek kaderi (caktimi i All-llahut xh.sh.) është një frut i zgjedhur, saqë populli nuk e heq nga goja këtë fjalë. Një fjalë e urtë thotë:

"18_12032010163043.jpg"

 “Kështu është shkruar nga Zoti, është kaderi Tij”; që ka kuptimin se për të lehtësuar fatkeqë-sinë, beso se këto që të ndodhin, nuk janë të rastë¬sishme, por All-llahu xh.sh. i Ditur i ka krijuar, për të qenë të dobishme ndaj nesh.

Me mijëra prova nga jeta ime, mund t’u jap duke ngulur këmbë se besimi në “caktimin e All-llahut xh.sh.”, më çlironte nga vargonjtë e kësaj jete, sa herë që fatkeqësitë e mia, i shihja nga ky këndvështrim. Unë çuditesha dhe mendoja se si jetojnë këta njerëz, që nuk besojnë në “caktimin e All-llahut xh.sh.”?

Nga shumë dobi të besimit në melekë, në pozi¬tën e dytë të “Fjalës së njëzetedytë”, është para¬qitur një ngjarje në këtë formë: “Azraili (a.s.), duke iu lutur All-llahut xh.sh., ka thënë: “O Zot, kur unë u marr shpirtin robëve të tu, ata hidhërohen”.

All-llahu xh.sh. i është përgjigjur kështu: “De¬tyrës tënde do t’i krijoj një perde (sëmundjet dhe fatkeqësitë) dhe kurr ankesa e tyre mos të arrijë tek ty, atëhere shkon tek ta”.

Një perde e tillë është edhe vetë detyra e Azra¬ilit (a.s.), që ankesat e pavend të mos shkojnë tek All-llahu xh.sh.. Nuk është e mundur që secili të shohë qëllimin e bukur të vdekjes, pra anën e mëshirës së All-llahut xh.sh.. Çdo njeri gjykon nga pamja e jashtme e ndodhisë dhe në mënyrë të pavend bën analizën e saj. Tani duhet ta kuptoni pse All-llahu xh.sh., ka vënë shkaqe në mes të vdekjes dhe njeriut. Jo vetëm engjëjt, por edhe të gjitha arsyet janë si një perde ndaj Lartësisë së All-llahut xh.sh.. Të gjitha bukuritë gjenden pas per¬des, që të mos e humbasin bukurinë dhe të mos gjykohet vetëm nga ana e jashtme e tyre, në më¬nyrë që të mbrohet Dituria e Kulluar e All-llahut xh.sh.. Në këtë mënyrë, ligësitë që ndodhin në këtë gjithësi, të mos i shkojnë All-llahut xh.sh., duke mos menduar se Ai po bën padrejtësi. Pra për këto fenomene të dukshme, të papëlqyera dhe të pamëshirshme, të mos gjykohet se All-llahu xh.sh. po tregohet i pamëshirshëm.

Këto probleme Risale-i Nur i ka sqaruar the-llësisht duke theksuar se, këto ndodhi nuk kanë shumë rëndësi, ose janë të një rëndësie të vogël, përderisa ato nuk mund të zbehin dot vulën e “cak¬timit të All-llahut xh.sh.”. Pra krijimi dhe shpikja, janë cilësi të veçanta të All-llahut xh.sh.. Shkaqet kryejnë funksionin e perdeve. Edhe ëngjëjt (me¬lektë), që janë krijesa të vetëdijshme, me vullnetin e tyre të paktë, pa shtuar asgjë, vetëm veprojnë, shërbejnë dhe bëjnë adhurim ndaj Krijuesit të tyre. Veprim tjetër nuk përputhet me rangun e tyre.

Sedra e Madhërisë së Tij kërkon të fshihet pas perdes së shkaqeve, përpara mendjes së nje¬rëzve.

Sundimi dhe Njësimi i Zotit xh.sh. kërkon që shkaqet ta heqin ndikimin e tyre të vërtetë, sepse ai i takon vetëm Atij, All-llahut xh.sh..

Tani në punët e hajrit dhe të ekzistencës, janë shtyrë të shërbejnë melektë. Në dukje ata janë mbrojtësit e Fuqisë së Edukatorit ndaj të mirave të fshehura, për t’u mbrojtur nga kriminelët dhe ligë¬sitë. Njëlloj edhe fenomenet e këqija dhe të papël¬qyera, si shejtanët, xhindët dhe njerëzit e pafé, shërbejnë për të mbrojtur nga All-llahu xh.sh., që të mos duket i pamëshirshëm dhe të ruhet nga kontradiktat dhe të metat, që janë të shumta në gjithësi. Të metat vijnë nga paaftësia, mosekzis¬tenca, shkatërrimi dhe moskryerja e detyrave. Të gjitha këto fenomene të çojnë në asgjëshmëri dhe rrëzim të plotë. Perdet djallëzore të shejtanëve dhe të gjërave të këqija, janë nga një perde për të mbrojtur lartësinë e All-llahut xh.sh. dhe ndoshta ekzistenca e tyre është që këto shëmtira të tërhiqen nga vetja e tyre. Për të shkatërruar është fare e lehtë dhe nuk duhet shumë forcë. Me pak punë dhe duke mos kryer detyrat i shkatërron plotësisht. Punëtorët dëmtues, konsiderohen si shpikës, e në fakt ata nuk kanë kurrfarë ndikimi, përveç zhduk¬jes, me një punë dhe vullnet të pakët. Por, ato gjërat e shkatërruara, për arsye se vijnë nga zhduk¬ja, këto punëtorë të dëmshëm në të vërtetë janë shkaku i rezultatit të keq. Kështu që, po qe se janë të vetëdijshëm, meritojnë dënimin. Kuptohet se pu¬nët e liga, secili i ka vetë në dorë t’i kryejë apo jo. Për punët e mira, të hajrit është ndryshe; punëtorët, prodhuesit e të mirave në të vërtetë nuk ndikojnë dhe nuk i prodhojnë dot ato, por janë përçues të mirësive të All-llahut xh.sh. dhe pagesa apo shpër¬blimi i tyre është një dhuratë e Tij. Këtë çështje, Kur’ani Famëlartë me këtë ajet e vërteton plo¬tësisht:

"18_12032010163046.jpg"

Shkurt për botërat e ekzistencës, që duke u ndeshur me ato mosekzistente, të cilat japin pro-dhimet e tyre të xhennetit apo xhehennemit, para¬qiten dy thënie: Ekzistencialistët që thonë: “Elham¬dulil-lah, Elhamdulil-lah (Falenderimet i takojnë All-llahut)”. Dhe mosekzistencialistët që thonë: “Subhanall-llah, Subhanall-llah (All-llahu është i Patëmeta)”.

Në këtë hapësirë të gjerë, ku ndeshen engjëjt me djajt dhe ligësitë me bukuritë, në këtë moment shfaqet fruti i besimi tek engjëjt. Kështu me Dritën dhe Nurin e Kur’anit e zgjidha problemin dhe u ndriçova nga drita e ajetit, duke shijuar ëmbëlsinë e frutit të Tij:

"18_12032010163050.jpg"

 “Fjala e njëzetekatërt” dhe “Fjala e Njëzete-nëntë”, tregojnë mrekullinë e “elifeve” (shkronja e parë e alfabetit arab) ku në një mënyrë të ndritur dallohen shenjat e melekëve.

All-llahu i Madhëruar, në të gjitha anët e botës, që nga gjërat më të thjeshta deri tek ato më të ndërlikuarat, dëshiron që të tregojë Mëshirën e Tij. Çdo krijesë dhe çdo specie, dëshiron që ta tërheqë nga Vetja, për të fituar dashurinë e tyre. Ai nuk kërkon ndonjë gjë të tepërt nga ato, por vetëm që me ngrohtësinë dhe dashurinë e tyre, ta falen¬de¬rojnë dhe ta lartësojnë nga të metat. Është e na¬tyrshme se në këtë gjithësi të pafund, përballë mirësive të panumërta, Ai nga krijesat e Tij dëshi¬ron një adhurim të vetëdijshëm, bile edhe nga ato të pavetëdijshmit, qofshin ato të mëdha, apo të vogla. Këtë detyrë në llogarinë e gjërave të pash¬pirt dhe të pallogaritshme, mund ta bëjnë vetëm engëjt e Tij të panumërt, që ndodhen në të gjithë Mbretërinë e Tij, në qiej dhe në tokë. Ai me këtë adhurim atyre i ka dhënë detyra, prandaj ato i ka krijuar në atë mënyrë, që të japin gjykim të përsosur dhe të kenë lehtësi, në kryerjen e detyrave të mëdha dhe të vështira.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>