Tani o ti natyralist i pakujdesshëm që je afruar të ngulçitësh në pellgun e saj! Kujt në të kaluarën dhe në të ardhmen nuk i arrin dora shpirtërore dhe kush nuk mban funksionin absolut, Ai si mund të përzihet në jetën e botës sonë? Si ka mundësi që ato punë t’i krijojë rastësia dhe natyra që janë nga një asgjë? Në qoftë se don të shpëtosh thuaj: “Natyra është një fletore e fuqisë së Zotit. Rastësia është një perde sekrete e Gjithëdijes Hyjnore për të na provuar ne”. Ti vetëm në këtë mënyrë mund t’u afrohesh të vërtetave.

?

DRITARJA E NJËZETEPESTË

Njeriu i rrahur jep shenjë për zullumqarin. Një vepër artistike është vepër e një mjeshtri. Një fë¬mijë jep shenjë për nënën e tij. E poshtra përkujton të lartën. Në gjërat e pakta dhe të shumta të gjithë¬sisë, shohim mundësitë dhe ekzistencën. Në të gjithë punimet e dukshme të tyre janë shenjat e punës. Dhe në të gjitha gjërat e krijuara duket vula e krijimit që na tregon për Krijuesin. Dhe të gjitha shumëzimet dhe kompozimet janë nevojtarë të individit. Dhe ekzistenca, puna, krijimi dhe hijeshi¬mi na tregojnë shumë qartë këto mundësi që duken sheshit në univers. Të gjitha punimet, të gjitha krijesat, të gjitha shumëzimet dhe kompozimet janë veprat e një All-llahu që është i lirë në punët e Tij dhe Krijuesi i të gjithëve.

Shkurt, si mundësia që na tregon për ekzisten¬cën, përpunimi për punën dhe shumica për indivi¬din, ashtu edhe ekzistenca e shumicës përbëhet nga individët, pra edhe mjeshtria për Mjeshtrin e saj. Njëlloj edhe në këtë gjithësi, veprat e krijuara dhe qeniet e gjalla që ushqehen, na tregojnë për Mjesh¬trin dhe Furnizuesin. Ekzistenca e këtyre funk¬sioneve është një argument shumë i fortë për ekzistencën e Krijuesit, Furnizuesit, Mjeshtrit dhe Mëshiruesit. D.m.th. të gjitha qeniet, me qindra gjuhë të aftësisë së tyre cilësore medoemos tregojnë dhe dëshmojnë për qindra emra të bukur të All-llahut xh.sh., pra “Esma-ul Husna”-në. Po qe se dikush nuk i pranon këto dëshmi duhet të mohojë të gjitha aftësitë e cilësitë e qenieve.

?

DRITARJA E NJËZETEGJASHTË(*)

Qeniet e freskëta që shkojnë e vijnë nëpër faqen e universit tregojnë se janë shenjë dhe pasqyrim i Një të Bukuri që s’ka fillim apo mbarim. Ashtu siç shkëlqimi i fëshkërimave të pikave të lumit që vijnë njëri pas tjetrit, ku edhe të tjerat pasardhëse tregojnë pasqyrimin e diellit të përhershëm, po ashtu edhe kohërat dhe qeniet e shkuara, janë shkëlqimet e Një të Bukurit të paskajshëm, që japin shenjë për Të. Edhe dashuria e zjarrtë që është në zemër të gjithësisë, tregon për një të dashur që s’humbet kurrë. Ja pra një gjë që nuk gjendet në krijimin e drurit, në të vërtetë edhe në frutin e tij nuk mund ta gjesh atë.

Po ashtu edhe dashuria e sinqertë që është në univers tregon për dashnorin e saj, pra njeriun, por në forma të ndryshme gjendet dashuria e vërtetë nga zemra e gjithësisë, kjo dashuria e sinqertë tregon për të Dashurin e pambarim.

Edhe në gjoksin e të gjithëve që në forma të ndryshme shfaqen joshjet-forcat tërheqëse tregojnë për Njërin, që joshja-forca tërheqëse e Tij nuk soset kurrë. Madje edhe karvani i ndritshëm i krijesave (evlijatë), me transmetime tregojnë se me sytë e tyre kanë parë edhe gjërat e fshehta, e se ato me devotshmëri janë përballuar me shkëlqimin e të Bukurit të Madhërueshëm. Po kështu me të vërtetë ato dëshmojnë se edhe Zoti i Madhërueshëm do t’i njoftojë njerëzve Veten e Tij. Edhe në faqen e gjithësisë dhe përmbi qeniet, punon lapsi i qën-disjes së mirësisë dhe hijeshisë, që tregon për bukuritë e Emrave të Bukur të Zotit të lapsit.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>