Në gjendjen e dytë, kur adhurimi i kushtohet All-llahut, kur e pranon varfërinë dhe dobësinë e vet, atëhere horizonti i tij zgjerohet. Vlera dhe rën¬dësia e tij rritet, sepse dihet që Krijuesi i Madhë¬rueshëm, midis cilësive shpirtërore të njeriut ka futur edhe dobësi dhe varfëri të pafundme.

Pse i di dhe i njeh këto cilësi, njeriu duhet të pranojë Fuqinë e Pafundme të Fuqizorit të Mëshir¬shëm dhe të çmojë pasurinë e Tij të begatë, e atë¬here ky njeri bëhet si një pasqyrë e madhe e shfaqjes së All-llahut xh.sh.. Pra njeriu i ngjan farës. Ashtu siç i jepen farës prej Fuqisë së Tij, aftësitë, mundësitë, mjetet dhe elementet e vlef¬shëm nga Kaderi, caktimi i Zotit xh.sh. që bëhet një dru gjigande, po kështu i jepen edhe njeriut të gjitha mundësitë. Atij i është dhënë një program i hollë dhe i studiuar, si asaj farës, që i është dhënë një ndërtim i përshtatshëm që të mund të punojë nëntokën e fortë dhe duke e zgjeruar shtegun e ngushtë të lartësohet në ajrin e pas¬tër duke u bërë një pemë madhështore. Po nëse kjo farë për shkak të karakterit të keq cilësitë e vlefshme që i ka falur All-llahu i shpërdoron dhe atje në tokë disa elementë keqbërës e tërheqin pas vetes, ajo shumë shpejt, atje në folenë e saj, do të kalbet.

"9_24022010182420.jpg"

Po nëse fara cilësitë e vlefshme i përdor nën ur¬dhërin e ajetit që e shkrova, nga ai shteg i ngushtë do të dalë dhe nga ajo do të rritet një pemë e madhe, me fruta të shijshme. Duke qenë një qënie e vogël me shpirt të padukshëm, do të arrijë tek një e vërtetë kolo¬sale. Njëlloj si këto që thamë, edhe njeriut i janë dhënë nga Fuqia e Mëshiruesit cilësi tepër të çmuara dhe “Kaderi i caktimit të Tij”, tek kjo krijesë ka programuar një veprimtari tepër të vyer. Po nëse ky njeri këto vlera i vendos nën dëshirat e tij vulgare dhe të ulëta në këtë jetë të shkurtër, duke iu bindur veseve personale dhe të përkoshme, atëhere ky njeri, si ajo fara e kalbur do të vdesë duke vuajtur në këtë jetë të shkurtër. Për këtë fatkeqësi përgjegjësinë duhet t’ia ngarkojë shpirtit të vet, kur të ndahet nga kjo botë. Po nëse aftësinë e vet kjo farë me “ujin” e fesë Islame e vadit, me dritën e këtij besimi e ndriçon dhe me pasionin e adhurimit e edukon duke u mbështetur nën urdhë¬rat e Kur’anit, atëhere fytyrën e cilësive të veta e kthen nga qëllimet e tyre.

Atëhere me të vërtetë, në këtë jetë dhe në jetën e varrit kjo farë do të rritet dhe do të lëshojë degë dhe në Jetën e Perjetshme do të arrijë përsos¬më¬rinë e pafundme. Begatitë (nimetet) e saj do të jenë të pallogaritshme dhe fara do të japë pro¬dhimin e dëshiruar me fruta të shndritshme, duke u bërë në tërë gjithësinë një pemë e bekuar. Progresi i vër¬tetë është të kthesh fytyrën e dhuntive nga Ai ku ndodhen zemra, sekreti, shpirti, mendja, bile edhe imagjinata. Kur të mendosh për jetën e ar-dhshme do të kujtohesh të bësh adhurimet si një detyrë e vërtetë dhe e domosdoshme, domethënë që secila shqisë të përdoret për atë qëllim dhe vend për të cilin është krijuar.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>