Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
E dyta, qëllimi i formulimit të kësaj pjese është si kundërvënie e pikëpamjeve të vetëdijes. Kjo na¬tyrë, për krijesat e vetëdijshme, është si një libër voluminoz, ku paraqiten shumë shkenca të lar¬mishme, që lënë përshtypje tek gjallesat e vetë¬dijshme, tek të cilat mbizotëron logjika. Për ta ekziston edhe një fletore e botërave të fshehta, që i largon nga kjo botë.
Domethënë, secila gjallesë, që humbet shijet dhe mendimet për këtë fazë kalimtare dhe mendon për të ardhmen, shpirtërisht ajo fiton shumë. Me¬qenëse ekziston All-llahu xh.sh., me Diturinë e Tij universale, Ai çdo gjë e përcakton në kujtesën e besimtarëve. Ndarja, humbja, mosekzistenca, zh¬dukja dhe përkohshmëria, nuk ekzistojnë për mus¬limanin. Kjo ngjet vetëm për mosbesimtarët, të ci¬lët mendojnë se pas vdekjes, çdo gjë shkatërrohet dhe kthehet në formën fillestare. Për ta çdo gjë shkon nga asgjëja dhe konsumohet plotësisht. Këtë fakt e shpjegon shumë mirë kjo fjalë e urtë, që do të nënvizojmë më poshtë: “Nëse mendimi yt është përqendruar tek ekzistenca e All-llahut xh.sh., atë¬here për ty çdo gjë ekziston. Kush thotë se nuk ka All-llah, për të asgjë nuk ekziston”.
Besimtarin, besimi për jetën tjetër, në çastin e vdekjes e ngushëllon edhe në këtë jetë ai mund të ketë bërë një jetë të mirë dhe të veçantë. Por me mosbesimtarin ndodh e kundërta. Ai me mosbe¬si¬min e tij absolut, ashtu siç mohon Zotin e vet, po ashtu edhe jetën që është duke jetuar ende, e shka¬tërron shpirtërisht dhe e helmon atë. Le t’u buçasin veshët atyre që pëlqejnë më shumë këtë jetë të përkohshme dhe le të gjejnë një zgjidhje për të shpëtuar nga torturat e tmerrshme.
Kam shumë nevojë për duanë, lutjen tuaj! Vëllai juaj që ju do shumë.
Said Nursi
* * *
LETRA E NXËNËSIT HYSREV,
QË I KA DËRGUAR
MËSUESIT TË TIJ
SAID NURSI, LIDHUR ME
“ÇËSHTJEN E DHJETË”.
Shumë i dashur mësuesi im!
Falenderoj shumë All-llahun xh.sh., që pas dy muaj pritjeje, mora një lajm për gjendjen tuaj. Më ka rënë në dorë kapitulli që u përgjigjet kundër¬shtarëve, që i gjejnë të panevojshme përsëritjet e Kur’anit Famëlartë. Ajo që më dha frymëmarrje dhe më qetësoi shpirtin, ishte paragrafi që titullohet “Lulja e Emirdagut”, që keni parashtruar në Risale-i Nur, kur keni shtjelluar “Çështjen e dhjetë”, me të dënuarit e Denizlisë.
Dobitë e përsëritjes së Kur’anit, ju i keni sqa-ruar jashtëzakonisht mirë në këtë kapitull. E keni mbrojtur mjaft mirë atë dhe ia keni marrë hakun nga ata çvlerësojn. Ne duke i marrë erë kësaj “lu¬leje”, po na plotësohen ndjenjat dhe po na lehtë¬sohen dëshirat e shpirtit. Përballë izolimit dhe vu¬ajtjeve të burgut, këto nëntë fruta të “Çështjeve...”, të sqaruara aq bukur, u bënë shkak për çlirimin nga to. Në të njëjtën mënyrë edhe “Çështja e dhjetë”, e ka shfaqur bukurinë e saj duke rreshtuar të gjitha mrekullitë e Kur’anit Famëlartë.
I dashur mësuesi im!
Ashtu si trandafili i bukur dhe erëkëndshëm, që pas shpërbërjes, përmblidhet në farat e tij, po ashtu duke e lexuar këtë kapitull me bukuri të rrallë, në “lulen.....” e ndritshme të Emirdagut, nëntë muajt e burgosjes na bëri t’i harrojmë dhe na zbriti në gjendjen fillestare.
Duke lexuar këtë kapitull me bukuri fantastike, nuk po ngopesha dhe mbeta i habitur, veçanërisht kur argumenton se Kur’ani është një Libër i paarritshëm, duke iu dhënë një shuplakë në fytyrë, të pafeve që duan ta rishkruajnë dhe ta përkthejnë atë, gjoja për ta kuptuar më lehtë populli. Ata hipokritë nuk i kanë parasysh faktet se deri tani janë shkruar komente 10-20-40, deri në 70 libra me vëllime nga ana e komentatorëve të ndryshëm dhe gjithashtu numri i komenteve deri tani janë bërë treqind e pesedhjetë mijë, por askush nuk i është afruar dot vlerave autentike të Kur’anit. Ka mbi trembëdhjetë shekuj, që Ai tek të gjithë brezat, ka ruajtur autenticitetin dhe freskinë e Vet. Gjer më sot, populli musliman pa u lëkundur, është për¬kulur vetëm përpara Tij. Kur’ani në çdo shekull, i ka kërcënuar popujt tiranë, duke i trembur, kurse popujt e shtypur i ka mëshiruar dhe përkrahur.
Kur’ani duke vazhduar, kritikon edhe krimine¬lët e ditëve të sotme, që kanë torturuar myslimanët dhe i tremb në mënyrë të tmerrshme ata. Ne nxë¬nësve të tij, ai na ka ndihmuar dhe na ka shpëtuar, si profetët dhe popujt e mëparshëm. Unë me shpjegimet e atyre dy përfundimeve me të cilat ke mbyllur kapitullin, nga gëzimi nuk di se si ta falenderoj All-llahun xh.sh.. Edhe shokëve të mi u kam thënë shpeshherë se All-llahu xh.sh. mos e heqtë kurrë hirin e Tij nga mësuesi ynë, në shpinën e dobët të të cilit, All-llahu xh.sh., ka vendosur një peshë të rëndë. All-llahu xh.sh. ia lehtësoftë këtë peshë dhe ta gëzojë deri në përjetësi! Amin!
I dashur mësuesi ynë!
Ne deri në përjetësi, falenderojmë All-llahun xh.sh. për Kur’anin dhe për të dërguarin e Tij që në ka dërguar dhe për Risale-i Nurin dhe për komen¬tuesin e këtij Kur’ani, pra për ty dhe për lidhjen që kemi ndaj jush. Për këto lidhje nuk kemi ndërmend të pendohemi kurrë, por vetëm kërkojmë hirin e All-llahut xh.sh. dhe çdo ditë që kalon, na shtohet dëshira për të shkuar pas jush.
Risale-i Nur, në zemrat tona ka mbjellur cilësitë më të bukura të fesë islame dhe ne duke e lënë në gjykimin e All-llahut xh.sh., për të gjithë ata që na kanë bërë keq, po i falim pa bërë dallime. Ndjenjat tona janë të tilla, saqë ne mendojmë t’u bëjmë mirë edhe katilëve, që na kanë torturuar. Falenderojmë shumë All-llahun xh.sh. e Mëshirshëm, që na dha mundësinë të njihemi me Risale-i Nurin, për ta kujtuar gjithmonë.
Nxënësi juaj plot gabime Hysrev
ÇËSHTJA E NJËMBËDHJETË
Fruti i çështjes së njëmbëdhjetë tregon tre nga qindra dobi të pemës së besimit, ku gjerësisht i ka trajtuar dhe i ka theksuar Risale-i Nuri. Kështu ne po ia lëmë atij nderin e analizave të gjata, duke u munduar që këtu të japim minimumin e fakteve, për dobitë e besimit.
E para: Një ditë, duke kënduar duanë (lutjen), që thotë: “O Zot, për nder të melekëve të mëdhenj, Xhebrail, Mikail, Israfil dhe Azrail, më ruaj prej sherrit të xhindëve dhe të njerëzve!”; kur përmenda emrin e Azrailit, secili u drodh nga tmerri, por unë nuk u shqetësova, përkundrazi më erdhi mirë dhe thashë: “Elhamdulil-lah” dhe fillova ta dua serio¬zisht atë. Tani po shijoj njërin prej fruteve të besimit, sepse “Besimi tek melektë”, është njëri prej “themeleve të imanit”.
E dyta: Një ditë më erdhi në mend që kapitali kryesor i njeriut është shpirti. Njeriut kur t’i dalë shpirti, ai do të dridhet, por kur mendova se shpirti im do t’i dorëzohet një dore besnike, siç është me¬leku Azrail, i pamëkatshëm, atëhere thashë se shpirti im nuk do të më shkojë kot, nuk do të më humbasë në asgjëshmëri. Duke menduar në këtë mënyrë, ndjeva një gëzim të madh. Mu kujtuan edhe melektë e tjerë, që regjistrojnë veprimtarinë e njerëzve dhe besimi për ta m’u shtua edhe më shumë, sepse mendova që besimi tek melektë, për¬mban akoma dobi të tjera. Ky mendim më shijoi si një frut i ëmbël.
E treta: E dimë se çdo njeri ka dëshirë ta përjetësojë dhe mbrojë veprimtarinë e tij me anë të vjershave, romaneve, mbase edhe të filmave. Ve¬çanërisht kur ajo vepër përmban vlerat e frutave të xhennetit, atëhere interesimi për të është akoma më i madh. Për këtë arsye, melektë: “Kiramen kati¬bin” (sekretarët fisnikë), regjistrojnë veprimet e njerëzve, që këto vepra më vonë, t’i sodisim si pejsazhe të përjetshme duke fituar dhuratat e merituara.
Melektë për të mos humbur asgjë nga veprim¬taria e njerëzve dhe për të regjistruar gjithçka, u rrinë atyre mbi supe. Duke menduar për këtë mi¬rësi të tyre, unë u çmenda nga gëzimi. Gjatë jetës time shoqërore, armiqtë më kanë larguar nga dashamirët, librat dhe shokët që më shërbenin, dhe prej çdo gjëje tjetër. Në mes të gjitha dëmeve që pata në internim e kurbet, në një gjendje të rëndë shpirtërore, sikur të më ishte përmbysur e gjithë bota, pikërisht në këtë kohë më erdhi në ndihmë ekzistenca e melekëve. Në këtë çast më shndriti gjithçka që më rrethonte dhe e ndjeva veten në një botë tjetër të lumtur.
M’u kujtuan mosbesimtarët, ideja e të cilëve lëkundet në mes të vrazhdësisë së egër dhe shter¬pësisë së errët. Imagjinata ime duke shijuar këto frute të këndshme të besimit, m’u shfaqen frutet që shijojnë profetët. Kur e kuptova besimin tim tek profetët e kohës së kaluar, atëhere ky besim ma shndriti të gjithë të kaluarën dhe gjendjen shpir¬tërore ku ndodhesha. Atëhere hapësira e gjerë, m’u shfaq e gjitha, kur arriti besimi në profetin Hz. Muhammed (a.s.m.). Kjo e vërtetë ua mbylli gojën “shejtanëve” të mi. Në këtë moment më ra në kokë një pyetje, që e kam trajtuar në “Shkëlqimin...”, që titullohet HIKMETUL-IZTIADHE (Dobia e mbështetjes tek All-llahu, për t’iu ruajtur dëmeve të shejtanit...).
Besimtarët, duke pasur ndihmën e Mëshirës së All-llahut xh.sh., kanë pasur fatin të shijojnë frutat e ëmbla të të mirave të pallogaritura të besimit, kurse mosbesimtarët shpesh herë po dalin të mun¬dur. Kur mu kujtua kjo gjë, e kuptova se për ç’arsye All-llahu xh.sh., u jep këshilla besimtarëve me anë të Kur’anit, që të mbështeten tek Krijuesi i tyre, duke dërguar melektë, për të na ruajtur nga nxitjet e veseve të shejtanit. Atëhere pse besimtarët po munden?
Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë Risale-i Nur, por përsëri do të jap edhe një shënim të vogël:
E zëmë se një pallat të bukur, me vështirësi e kanë ndërtuar njëqind ndërtues dhe tinëzisht këtë pallat mund ta shkatërrojë një keqdashës brenda një ore. Për ta ruajtur nga djegia e këtij maskarai, nuk mjaftojnë as njëqind roje. Këtë pallat mund ta ruash vetëm me ndihmën e shtetit, sepse po nuk pati mbrojtje të sigurtë, ky pallat nuk mund të ek¬zistojë. Për ta shkatërruar atë, mjafton të plotësohet vetëm një kusht, apo një fije shkrepse e dikujt. Po kështu edhe shejtanët e njerëzve dhe të xhindëve, me pak mundim mund të bëjnë dëme të mëdha shpirtërore, duke të rrëzuar përtokë në mënyrë të tmerrshme.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>