Tani jeta me këto cilësi të përgjithshme bëhet një pasqyrë për qëllimin e personalitetit të Eduka¬torit. Nga ky sekret del që, medoemos duhet të pranojmë ekzistencën e Fuqiplotit, që Ai është i Gjallë, që nuk vdes kurrë dhe gjërat e gjalla i ka krijuar Ai dhe funksionet e tij janë jashtëzakonisht shumë. Dhe secilin send e mbledh rreth vetes dhe e shtyn t’i shërbejnë Atij, sepse gjallëria dhe jeta kanë detyra të mëdha. Ja pra për të bërë një pasqyrë të All-llahut duhet të shohim se çdo krijesë për çdo nevojë i drejtohet Atij. Kjo nuk është një punë e lehtë dhe detyrë e thjeshtë.

Tani shikoji këto gjallesa dhe origjinalin e tyre që janë shpirtërat e panumërt që kemi para syve, që në moment dalin në shesh nga asgjëja dhe veshin nga një trup, argument ky kaq i fortë, saqë si shkël¬qimet që tregojnë diellin edhe sqarimet më të pa¬rëndësishme, medoemos tregojnë dhe na dety¬rojnë të besojmë Personalitetin e Gjallë që nuk vdes kurrë. Ato janë edhe argument për funksionet e Emrave të Bukur, “Esma-ul Husna”. Sikurse një njeri që nuk e njeh dhe e mohon diellin, bëhet e domosdoshme ta mohojë edhe dritën e shndritsh¬me; njëlloj edhe kush mohon Njësimin e Zotit, që është i Gjallë dhe nuk vdes kurrë dhe që krijesat Ai i ngjallë dhe Ai ia merr shpirtërat, duhet të mohojë tërë krijesat që e mbushin faqen e tokës, e ndoshta duhet të mohojë edhe ardhmërinë, edhe të kaluarën dhe në këtë rast ai një qind herë duhet të rrëzohet nga vendi i lartë i njerëzimit dhe nga pozita e të gjallëve, e të bëhet një injorant i paskrupullt e fare i pashpirt.

DRITARJA E NJËZETEKATËRT

"11_25022010012143.jpg"

Duhet të dimë se aq sa gjallëria dhe jeta, aq edhe vdekja është një argument për ekzistencën e Zotit dhe një shkak i fortë për të vërtetuar Njësimin e All-llahut xh.sh., me dëshmimin e ajetit kur’anor që thotë:

"11_25022010012146.jpg"

Vdekja nuk është humbje, shkatërrim, ekzeku¬tim, asgjë dhe zhdukje, por është një çlirim dhe bartje në banesa të tjera, një gëzim që vjen nga përfundimi i detyrave dhe shpëtim nga burgu i tru¬pit. Në letrën e parë është treguar shumë mirë se vdekja është një vepër mentaliteti e të Gjithëdijsh¬mit.

Ja pra si mjeshtritë, krijesat dhe faqja e gjallë e dheut, që duken në rruzullin tonë, ato medoemos na dëshmojnë për Mjeshtrin e Gjithëdijshëm dhe për Njësimin e Tij. Njëlloj edhe me vdekjen e të gjallëve dëshmohet për të Gjallin e përhershëm dhe për Njësimin e Tij të pavdekshëm. Në “Fjalën e njëzetedytë” është argumentuar se vdekja është një argument shumë i fortë për Njësimin e All-llahut xh.sh.. Këtë çështje ia lëmë Atij dhe po sqarojmë vetëm njërën pikë të saj. Kështu që ashtu siç gjallesat me trupat e tyre medoemos tregojnë për ekzistencën e Zotit, ashtu edhe me vdekjen e tyre gjërat e gjalla tregojnë për ekzisencën e Njërit të pafillimtë dhe të pambarimtë. P.sh.: Sikurse në pranverë bota e gjallëruar me rregullin e gjendjes së saj tregon për mjeshtrin e saj, ashtu edhe kur po vdes në stinën e dimrit, kur mbulohet me qefinin e bardhë të borës, si të të vdekurve dhe njerëzit përnjëherë ia kthejnë shpinën botës me borë si ia kthejnë kufomës që nuk duan ta shohin dhe syri u shkon nga pranvera e kaluar që është bërë edhe ajo një kufomë dhe ajo e kaluara është duke treguar panoramën më të gjerë dhe më të bukur të pran-verës së ardhshme. Domethënë se secila pranverë e kaluar ka qenë e mbushur plot e përplot me mrekullitë superiore të Krijuesit, po ashtu prej të parave po kuptojmë se edhe pranverat e ardhmërisë do të jenë si ato të parat plot e përplot me mrekullitë e gjalla. Pra të gjitha këto, me një formë më të gjerë dhe më të shndritshme, medoemos na dëshmojnë për Mjeshtrin e Madhërishëm dhe për Fuqiplotin e përsosur që, Ai as ka lindur dhe as ka për të vdekur, se është “Dielli” i përjetshëm. Të gjtha këto me gjuhët e tyre shpirtërore, medoemos dëshmojnë duke thënë: “Besojmë All-llahun që është Një dhe i Vetëm”.

"11_25022010012150.jpg"

Shkurt, me sekretin e këtij ajeti, kjo botë e gjallë sikurse në pranverë dëshmon për mjeshtrinë e Tij, edhe me vdekjen e saj në dimër ia kthen kokat njerëzve nga mrekullitë që janë rreshtuar në të dy krahët: në ardhmërinë dhe në të kaluarën. Në vend të një pranvere na tregon mijëra pranvera; në vend të një mrekullie të vetme na jep shenjë për mijëra mrekulli. Secila pranverë që ka kaluar është një argument më i fortë se kjo pranverë, është një argument i pranverave të ardhshme, sepse secili vit që pranvera ka kaluar në të kaluarën dhe ka shkuar me gjithë shkaqet e tij të dukshme, përveç tyre nga ana e shkaqeve të vdekura kanë ardhur të tjerët njëlloj si ato të parat. D.m.th. shkaqet e dukshme janë krijuar nga asgjëja, me të vërtetë ato i ka krijuar një Fuqiplotë Madhështor dhe me gjithëdijen e Tij ato Ai i ka dërguar. Njëlloj edhe në të ardhmen që do të vijë, sipërfaqja e tokës do të jetë qëndisur me lloj-lloj lulesh dhe kjo dëshmon akoma më shumë për ringjalljen pas vdekjes sepse ato sërish Ai i krijon nga asgjëja dhe duke i detyruar i dërgon dhe i vendos në këtë botë dhe më pas edhe ato do të largohen.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>