KURA E NJËZETEPESTË

O vëllezër (dhe motra) të sëmurë!  

Në se doni të shëroheni me një ilaç efektprurës, për çdo brengë dhe fatkeqësi, duhet të përpiqeni që të zhvilloni besimin tuaj. Kjo do të thotë: Prano gabimet që ke bërë, fal namazin dhe bëj adhurime të tjera që të ka urdhëruar All-llahu xh.sh.. Këto janë ilaçe të garantuara kundër fatkeqësive dhe shqetësimeve që i shtojnë këto fatkeqësi. Në këtë botë ta mbushësh zemrën me dashamirësi dhe mendjen me dituri, që të sigurojnë një përfitim të drejtë, duhet të mësosh, pse ke ardhur në këtë jetë? Më në fund ku do të shkosh?  Kush kujdeset për ty? Këto duhet  t’i dish.

Për të shkuar në botën e amshuar a e di se kura për trupin tënd të shkatërruar dhe të plagosur është Besimi Islam? Ky ilaç është i përsosur dhe i si¬gurtë, saqë është reklamuar në të gjithë faqet e Risale-i Nurit. Që të të mos dhëmbi koka, ndiq këto këshilla: Bëj mjekimin e imanit (besimit) dhe ndikimi i tij do të shihet shumë shpejt. Dëfrimet dhe abuzimet e ndaluara janë shtytësit e nefsit, që e thyejnë ndikimin e këtij ilaçi, besimin. Sëmundja të largon nga pakujdesia që ta zbeh dashurinë ndaj kësaj bote. Ajo bëhet shkak për të braktisur ligësitë dhe mëkatet. I mënçuri gjithmonë përfiton prej kë¬tyre sëmundjeve. Këtë e realizon duke për¬forcuar besimin dhe duke u penduar për veprimet e këqija që ka kryer. Duke iu lutur All-llahut xh.sh. mun¬dohu të pastrosh shpirtin nga mëkatet e dëmshme. All-llahu i Madhëruar le të sjellë ilaçin dhe sëmun¬dja juaj le të bëhet shkak për faljen e gabimeve. Amin!

8_24022010173433.jpg
 
LETRA E SHTATËMBËDHJETË

Pjesë e marrë nga libri “Letrat”

(Shtojca e kurës së njëzetepestë)

Është një ngushëllim për prindërit që u kanë vdekur fëmijët

8_24022010173436.jpg
 
Vëlla i dashur, vdekja e djalit tuaj më hidhëroi shumë! (Sundimi i takon All-llahut) gjykimit dhe sundimit të Tij duhet t’i nënshtrohemi! I lutem All-llahut, që të të japë durim, vdekja e djalit tuaj të bëhet për ju një dhëmbje e dobishme. Për ty dhe për të tjerë njerëz të devotshëm po jap një lajm të madh dhe njëkohësisht një ngushëllim të vërtetë. Për këtë le të hedhim vështrimin tek këto pesë pika, që shërbejnë edhe si këshilla:

Pika e parë.

8_24022010173439.jpg

Sekreti i këtij ajeti do të thotë: Fëmijët e mysli¬manëve që vdesin para se të hyjnë në moshën madhore do të mbeten si fëmijë të xhennetit për¬jetësisht. Prindërit nëse e fitojnë parajsën, do të jetojnë pranë fëmijëve të tyre të dashur. Ata do të jetojnë me të gjitha gëzimet dhe kënaqësitë e atjeshme. Të përkëdhelësh fëmijët është një dhu¬ratë e çmuar për kënaqësinë tënde. Xhenneti është pikërisht vendi i kënaqësive.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>