Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Me këto ajete All-llahu xh.sh., tremb dhe frikë¬son të pafetë. Tek Risale-i Nur tregohet se mosbe¬simi, ashtu siç është një shfaqje e dëmshme, është edhe një dhunë ndaj të gjitha krijesave të cilave u është hyrë në hak. Këta mosbesues mizorë, i zemë¬rojnë qiejt dhe i hidhërojnë elementet e natyrës, prandaj ata All-llahu i godet shpesh në “fytyrë”. Shembull për këtë janë tërmetet dhe përmbytjet e vazhdueshme.
Këto ajete tregojnë gjithashtu se kaq i madh është zemërimi për të pafetë, sa edhe ferri i copton dhe nuk i pranon. Këto nuk ndodhin për arsye se njeriu është i vogël dhe i parëndësishëm, por për të treguar krimin e pafundëm të të pafeve mizorë, që përdhunojnë këtë gjithësi. Për këtë arsye, Mbreti i Gjithësisë, do që t’i paralajmërojë se ata po bëjnë dhunë të madhe ndaj shtetasve të Tij dhe nga ana tjetër të shfaqë dhe të tregojë se sa i shëmtuar është mosbesimi. Ai i kritikon ata dhe këto kritika nuk janë kurrë të tepërta, sikur edhe mijëra e miliona herë të përsëriten, nuk do të mjaftonin. Nga kjo kuptohet se muslimanët këtë Libër të Shenjtë, Kur’anin, kanë mbi njëmijë vjet që e lexojnë dhe përsëri nuk mërziten. Ky Libër në çdo çast, secilit ia shndërron botën e vet; ku njëri shkon, tjetri vjen i freskët në këtë botë. Për këtë arsye njeriu ka nevojë për Fjalën e Shenjtë: që ta shndrisë botën e vet, sepse ai tani është pasuruar me qeliza të reja (shkenca e ka vërtetuar se në trupin e njeriut, dy herë në vit ndërrohen qelizat) dhe për t’iu gëzuar kësaj ndodhie, jo një herë, por njëmijë herë duhet të thuash: që ajo të ndriçohet. Ti a nuk e ke për detyrë, që të mbrohesh nga errësira dhe të futesh në botëra të ndritshme e pa mëkate? A nuk ke ti një amanet të madh? Sepse tek ty pasqyrohen të gjithë Emrat e Bukur të All-llahut xh.sh.. Ti duhet të ruhesh që ky trupi yt të mos dëshmojë kundër teje, sepse ti je një mysafir hyjnor. Vazhdimisht duke përsëritur dhe kënduar Kur’anin, ti shpëton nga paralajmërimet e tmerrshme të Tij, sepse ato janë Mesazhe të Mbre¬tit të Pafillimtë. Me këtë përkushtim, njeriu mund ta shpëtojë veten nga veset e epsheve.
Tani e kuptuam arsyen e përsëritjes, duke dalur në shesh qëllimi i saj. Po nuk i pranove këto vë¬rejtje të frikshme dhe këshilla të bukura të Pej¬gamberit (a.s.m.), atëhere edhe ti së bashku me mendimet e tua, i ngjani vetëm shejtanit. Atyre që mohojnë këto fjalë, u mjafton vetëm ferri (xhehen¬nemi).
Për ilustrim një shembull: Kur’ani nga dobitë e shumta, kur rrëfen për ngjarjen e Musait (a.s.) dhe të profetëve të tjerë, këtë e paraqet si një fakt të profetësisë së profetit tonë (a.s.m.), që nuk e mo¬hon dot, sepse po u mundove ta bësh këtë, të duhet të mohosh të gjithë profetët e tjerë. Këto tregime thuhen edhe për faktin se nuk kanë mundësi ta këndojnë të gjithë Kur’anin. Në pamundësi, ai lexon suret e mëdha dhe të mesme, që janë një farë Kur’ani i vogël. Vetë Kur’ani, ato i vlerëson si “themele të besimit” dhe e përsërit historinë e tyre vazhdimisht. Përsëritja e tyre duhet kuptuar si një zhvillim i gojtarisë elokuente, që të bindin se ndo¬dhja e dërgueshmërisë së Muhammedit (a.s.m.), është çështje themelore e gjithësisë.
Pra Kur’ani, të Dërguarit tonë Muhammedit (a.s.m.), i ka dhënë një prezantim dinjitoz. Duke marrë me vete katër “themelet e besimit”:
është barazpeshuar me:
Dërgueshmëria e Muhammedit (a.s.m.), është e vërteta më e madhe e gjithësisë dhe ky person është nderi i të gjithë krijesave të gjithësisë. Kjo e vërtetë është e vërteta shpirtërore e kompletuar e Muhammedit, sepse Ai është Përfaqësuesi i Am¬shuar i Gjthësisë dhe i të dy jetëve.
Në shumë pjesë, Risale-i Nur ka vërtetuar se Ai ka merituar shumë vlerësime superiore dhe të jashtëzakonshme. Këto lëvdata që kemi thënë për Të, janë një në njëmijë, në krahasim nga ato që meriton. Këtë domethënie e sqaron edhe fjala e bukur:
Pra të gjitha të mirat që ka bërë populli mysli¬man, një pjesë ia dedikon të dashurit të All-llahut xh.sh.. Ne duhet ta pranojmë medoemos se, me të vërtetat e fesë së tij, kanë shndritur të gjitha të vërtetat e gjithësisë. Jo vetëm xhinët, njerëzit dhe engjëjt, por të gjitha krijesat e gjalla, si dhe toka e qiejt, i janë mirënjohëse për këtë nder të madh që iu ka bërë.
Me sytë tanë po e shohim se si me gjendjen e tyre, lutjet që bëjnë bimët dhe kafshët për nevojat e shumta që kanë, me vëmendje po dëgjohen dhe po plotësohen. Bimët dhe kafshët janë dëshmi se çdo ditë me mijëra dhe miliona njerëz të devotshëm, përshëndesin Muhammedin (a.s.m.) dhe i bashko¬hen lutjes së Tij. Muslimanët kur fitojnë Mëshirën dhe sevapet e All-llahut xh.sh. e bëjnë pjesëtar edhe atë, në këto atribute. Dijetari i të fshehtave e ka ditur se një ditë, në një kohë shumë të afërt, Ai, Muhammedi (a.s.m.), do të bëhej si një “Dru i Tubës” së xhennetit. I gjithë populli kur këndon Kur’anin me treqindmijë shkronja, ata do të marrin peshën e sevapeve nga njëqind deri në njëmijë për një shkronjë. Kur të kesh krahasuar vetëm këto dobi të Kur’anit, atëhere do ta kuptosh shkallën e rritjes shpirtërore, që vjen prej Tij. Kjo është edhe arsyeja që All-llahu xh.sh., në Fermanet e dërguara ka këshilluar që për të shpëtuar nga ferri, të mbështetemi tek synnetet e tija, që janë i vetmi mjet shpëtimi.
Tani besoj e kupton se shkaqet e lartësimit të tij, janë si ajo bërthama e farës së drurit, që kur rritet, gjethet dhe degët nuk e harrojnë kurrë, sepse janë të lidhura me trungun e drurit të “Tubës”. Ai kurrë nuk e ka harruar se është rob i All-llahut Madhështor xh.sh.. Tani që parashtruam këto, e kuptojmë fare mirë se cilat janë arsyet e vlerësimit të përsëritjeve të Kur’anit. Të gjitha mendjet e shëndosha, e dëshmojnë se Kur’ani është një Mre¬kulli shpirtërore, që nuk shëron vetëm ata që u është sëmurë zemra dhe ndërgjegjja, nga të mirat materiale të kësaj bote kalimtare. Ata mund të mos e pranojnë këtë të vërtetë dhe të hyjnë në vargun e atyre që:
ME DY SHËNIME
PO JAPIM FUNDIN E
“ÇËSHTJES SË DHJETË”.
I pari, para dymbëdhjetë vjetësh dëgjova se një i pafe inatçor, ka bërë një atentat të tmerrshëm. Ai duke filluar përkthimin e Kur’anit, ka thënë se: “Kur’ani duhet të përkthehet, sepse në këtë mënyrë kuptohet se përsëritja e tij është e panevojshme. Ai nuk duhet të këndohet më, por vetëm të lexohet përkthimi i tij”. Kurse Risale-i Nur, me fakte të pamohueshme, ka theksuar se, përkthimi nuk mund të jetë kurrë i saktë. Ai duhet të shpjegohet me anë të komenteve, sepse nuk ka asnjë mundësi të përshtatet në gjuhët e tjera. Asnjë gjuhë tjetër nuk mund të zëjë vendin e gjuhës arabe.
Si mund ta përkthenim atë, kur e dimë se vetëm një shkronjë e Kur’anit ka vlerat e dhjetë sevapeve njëherësh, bile deri në njëmijë. Veç kësaj, si mund të krahasohen dhe barazohen shkrimet e njeriut me ato të Kur’anit, shprehjet e të cilit janë një Mrekulli e All-llahut xh.sh.. Në këtë mënyrë, Risale-i Nur, me fakte konkrete i ka përmbysur iluzionet e së¬mura të këtij sharlatani dhe ia ka plasur “minën” në duar, pa e lënë që të futet nëpër xhami. Ka akoma nga ata majmunë, që kanë marrë mësime prej tij, që me frymën e shejtanit mundohen si fëmijët të shuajnë diellin.
I dyti, pasi u lirova nga burgu i Denizlisë, u vendosa në një nga katet e sipërme të një hoteli të posaçëm, që ndodhej aty. Para meje shtriheshin kopshte të bleruar, të rrethuar me plepa të dendur, njëlloj sikur uleshin besimtarët e devotshëm për të bërë zikër (të përmendnin Zotin e tyre). Frynte një fllad i hollë që lëkundte gjethet, të cilat kur preknin degët, lëshonin një fëshfërimë, që të kujtonte vet¬minë dhe ndarjen nga shokët dhe vëllezërit e mi.
Kjo fëshfërimë më preku dhe më pikëlloi thellë në zemër dhe më solli ndërmend stinët e vjeshtës dhe të dimrit, që do t’i rrëzojë gjethet përdhé, duke i flakur në mënyrë të pakujdesshme. Sa shumë m’u dhimbsën këta plepa, gjethet e të cilëve merrnin trajta dhe forma të lloj-llojshme, saqë më kujtonin humbjet dhe ndarjet, që fshihen prapa perdes së praruar të kësaj gjithësie. Ky fakt ma mbushi men¬djen dhe më bindi se e gjithë gjithësia është e mbushur plot me ndarje të hidhura dhe në çast m’u mbushën sytë me lot.
Në çastin e vështirë që po kaloja, mbërriti në ndihmë “Nur”-i i Muhammedit (a.s.m.), që hidhë¬rimin tim e shndërroi në ngazëllim, ashtu siç u jep ngushëllim të gjithë besimtarëve të mirë. Po dhe mua kështu më ngushëlloi, që nga njëmijë ngu¬shëllimet e tjera, vetëm për këtë iu bëra mirënjohës përgjithmonë Hz. Muhammedit (a.s.m.). Prandaj kur i vështroja i shkujdesur ata plepa të hijshëm, më dukeshim si gjëra të pavlera, që stina e vjeshtës i dërgon drejt hiçit dhe më lindte dëshira e mos¬vdekjes. Këtë dëshirë e ka secili, prandaj kjo dhe kënaqësia për të soditur gjërat e bukura, si dhe mëshira që kisha në zemër për njerëzit, m’i prekën ndjenjat e mia dhe më rënduan shpirtërisht, duke ma bërë këtë botë si një ferr, kurse mendja m’u kthye në një mjet torturash. Pikërisht në këtë mo¬ment, m’u shfaq drita e “Nur”-it të Hz. Muham¬medit (a.s.m.), si dhurata më e bukur për të gjithë njerëzimin dhe e zhvendosi atë perde errësire, që më kishte verbuar sytë. Kështu vendin e asgjësë, të vdekjes së përhershme, aksidentale dhe të rëndom¬të, e zuri arsyetimi i shëndoshë, sepse Risale-i Nur, përmban aq dobi të kulluara, sa i gjithë numri i faqeve të tij.
Ai ka theksuar se dobitë e të gjitha gjërave ndahen në tre pjesë dhe siç kanë detyra, kanë edhe përfundim.
E para, si kundërvënie kanë mjeshtërinë e tyre.
Shembull 1: Kur një mjeshtër shpik një makinë të përsosur, secili i thotë atij: “Mashall-llah, bare¬kall-llah, të lumshin duart”. Kjo makinë me për¬fundimin dhe gjendjen e saj, sikur dëshiron të fa¬lenderojë shpikësin e vet. Çdo krijim në këtë botë është në vetvete si një lloj makine, bile qëniet e gjalla janë makinat më superiore. Me anë të ekzistencës së tyre, me duart e veta të dukshme ose jo, ato duartrokasin Mjeshtrin e tyre.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>