Nga të gjitha shenjat dhe pikat e besimit shihet se Kijameti do të vijë dhe Tubimi i Ringjalljes do të mbahet. Vendi i shpërblimit apo dënimit do të përcaktohet. Atje do të dalin sheshit përkushtimet e përmendura ndaj botës, rëndësia e njeriut dhe dinjiteti i tij.

Krijuesi dhe Edukatori i njerëzimit, me anë të njeriut dhe funksioneve të tij të përmendura, ka pasqyruar Dituri, Mëshirë dhe Mbretërim. Kur të dalin në pah këto vlera të njeriut, do të rritet edhe vlera dha rëndësia e botës qëndresa e saj do të sta¬bilizohet. Qëllimi i krijimit të shpëton nga dis¬kri¬minimi i përhershëm. All-llahu i Madh për të gë¬zuar dashamirët me pavdekësinë, ka dërguar më të Besuarin e të besuarve, Hz. Muhammedin (a.s.m.), që ta shohin këtë dhuratë. Veç kësaj nëpërmjet Tij, ata të vërtetojnë përsosmërinë pa të meta, të Mbretit të Pafillimtë. Të shpalosë para besimtarëve Fuqinë dhe Diturinë, që ata të dallojnë qartë dhe saktë, fuqinë nga dobësia, diturinë nga injoranca dhe drejtësinë nga padrejtësia, që t’i pastrojë dhe t’i përsosë më tej.

Shkurt: Pasi që ekziston All-llahu xh.sh., ek-ziston edhe vepra e Tij, jeta e amshuar (Ahireti). Më lart kemi shkruar se “Tre themelet” e Besimit Islam, me argumentet e qarta, vërtetojnë ekzis¬tencën e Ringjalljes. Njëri nga themelet e vërteton këtë të vërtetë në një formë më të bazuar:

15_12032010004228.jpg

Ekzistenca e melekëve (engjëjve) dhe adhurimi i tyre, vërtetohet nga të gjitha tregimet, thëniet në¬për biseda të ndryshme të profetëve dhe evlijave të devotshëm. Shfaqja e tyre dhe ekzistenca e vend¬qëndrimit të shpirtërave, si dhe Alemi Gajb (bota e të fshehtave), vërtetojnë dhe argumentojnë jetën e Gjithëhershme, ditën e amshimit të bukur, vendin e lumturisë, Xhennetin dhe Xhehennemin. Melekët me lejen e All-llahut xh.sh., këto vende i kanë parë dhe hyjnë gjithmonë atje. Hz. Xhebraili, që është takuar me profetët, evlijatë, bashkë me shokët e tjerë tregojnë për ekzistencën e vendeve të fshehta. Ata tregojnë për melekët, që shëtisin nëpër këto vende. Edhe pse nuk i kemi parë këto vende, njëlloj si zbulimin e Amerikës që e dëgjojmë prej dikujt, ne besojmë për ekzistencën e saj, tek jeta e amshuar dhe e pavdekshme, tek Xhenneti dhe Xhe¬hennemi. “Fjala e njëzetegjashtë” është Risale-i Kaderi (mesazhi i caktimit të All-llahut). Ajo tre¬gon themelin e besimit, përcaktimin e All-llahut xh.sh.. Indirekt ajo tregon edhe Tubimin e Rin-gjalljes, si dhe shpërndarjen e fletëve për peshën dhe vlerat e veprimeve. Këto do të peshohen dhe maten në Peshoren e Madhe. Të gjitha këto shfaqen para syve tanë dhe tabela e peshave shfaqet për secilin. Gjithashtu edhe biografia e secilit është shkruar në kujtesë. Përpos këtyreve edhe jeta e bimës në farëra dhe e drurëve në bërthamën e frutave, është shkruajtur si në një fletore të veçantë, duke dhënë një panoramë të qartë të mbrojtjes nga All-llahu i Madhërishëm. Në të vërtetë ky përcaktim i gjerë duhet të shënohet për llogaritjen e një programi për veprimtarinë e njeriut. Mbi të gjitha, kjo është një fletë garancie për vetë njeriun dhe jetën e tij, sepse aty pasqyrohet i gjithë qëndrimi dhe sjellja e tij, gjë që do të duhet më pas për jetën e përtejme si doku¬ment bazë. Me këtë dokument ai do të dalë përpara Gjyqit të Madh, ku do të vendoset për shpërblimin e vazhdueshmërisë së jetës apo dënimin e paskaj¬shëm, që do ta hidhërojë së tepërmi. Ky regjistër duhet dhe është i domosdoshëm. Po të mos ekzis¬tonte ai, si dhe mbrojtja e rreptë, çdo gjë do të ishte e pakuptimtë dhe jashtë çdo logjike. Po të mos bëhej Ringjallja ashtu siç është përshkruar me lapsin e caktimit, çdo gjë do të ishte e palo¬gji-kshme dhe një tirani e madhe.

PËRMBLEDHJE: “Pesë Themelet” e besimit, me tërë argumentet e tyre vërtetojnë tubimin e Ringjalljes, të vërtetën mbi Të dhe shpalljen e Tij, vërtetojnë jetën e Mbrapme si dhe dëshirën e zjarrtë për Të. Me këto argumente përforcohet edhe më tepër, sepse ato janë shtylla të forta e të parrëzueshme. Duhet të dimë se pjesa e tretë e Kur’anit Famëlartë, përmban jetën e vërtetë, Rin¬gjalljen. Secili argument është një gur në themelin e të vërtetës ku ajo është ndërtuar.

PJESAE DYTË E SHTOJCËS

[Shkruarja e ajetit të parë të mrekullu¬eshëm në “Pozitën e nëntë”, argumenton Ringjalljen.]

Pozita e parë:

15_12032010004234.jpg

Inshaall-llah (me dëshirën e All-llahut), në këtë mesazh të qartë është dokumentuar ajo që do të parashtrojmë dhe analizojmë më poshtë.

Në përmbledhjen e njëzetetetë është shkruar se: Gjallëria, jeta, është e përmbledhur në Gjashtë Themele të Besimit, që janë të vërtetuara në realitetin e përditshëm. Përfundimisht burimi dhe materiali i krijimit të gjithësisë është Jeta. Kjo e vërtetë reale nuk është vetëm për jetën e për¬kohshme, plot me mangësi e të meta.

Në përmbledhjen e njëzetenëntë, janë sqaruar vetitë dhe qëllimi i jetës, si dhe përfundimi i saj. Esenca më e dobishme e saj është Jeta e Mbrapme, që është lumturi e vazhdueshme. Me gurin dhe dheun, jeta e amshuar mbahet e gjallë, përndryshe pa këta elementë të vlefshëm, pema e gjallesës që zotërojnë të vetëdijshmit (sidomos tek njerëzit), do të ishte pa kurrëfarë vlere. Duke e thjeshtuar akoma më tepër, ajo do të bëhej e rëndomtë dhe boshe. Nëse njeriut i është dhënë aq shumë kapital, ai s’mund të kënaqet më tepër se sa një zog flu¬turak, gjë që atë s’mund ta arrijë. Kjo do të thotë se kur njeriu mbështetet tek urdhërat e All-llahut dhe punon për një lumturi të përjetshme, atëhere arrin qëllimin e ekzistencës së tij.

Mendja e njeriut, kjo paisje e vogël, i është dhë¬në atij për të menduar. Duke menduar për hidhë¬rimet e kohës së kaluar dhe duke u frikësuar për kohën që do të vijë, zemra e njeriut ndrydhet dhe vreroset. Duke kujtuar vdekjen, ngatërron një kë¬naqësi me nëntë hidhërime. Në këtë rast, mendja nga vegël e kënaqësisë, kthehet në mjet hidhërimi, duke u kuptuar se për mosbesimtarin mendja bëhet një vegël shqetësuese.

Domethënë: Kjo jetë e përkohshme ka nevojë për themelin e besimit tek jeta e përtejme. Në çdo pranverë, mbi treqind mijë shembuj e dëshmojnë Ringjalljen.

Duhet të besosh se pajisjet dhe nevojat e vlefshme të trupit tënd, kopshtit apo dheut tënd, janë përgatitur dhe zbukuruar me Diturinë dhe Mëshirën e All-llahut. Për të gjithë jetën, All-llahu të ka krijuar stomakun me oreks, për t’u lutur dhe me lutje të veçanta të kërkosh plotësimin e nevojave për ushqime dhe kënaqësi. Këtë nuk e bën tjetër, veç një All-llahu, që e di dhe e dëgjon zërin e kërkesave tona, duke na dërguar ushqime të shijshme dhe të bollshme. Kjo tregon se lutjet e lukthit, Ai i ka dëgjuar dhe pranuar, gjë që e ka dëshmuar me ushqimet e dërguara. A ka mundësi tani që Ai Bujar i Fuqishëm, të mos shohë dhe të mos dijë, Ai i cili të përgatit ty për jetën e amshuar, e cila është edhe qëllimi i jetës? Prej të gjitha lutjeve, lutja për jetën e Amshueshme është më me vlerë dhe më e pëlqyeshme. All-llahu që po për¬gatit jetën e amshueshme dhe Xhennetin, si ka mundësi që të mos i përgjigjet kësaj lutjeje? Njeriut që është krijesa më e rëndësishme, ndoshta mbreti i botës, zëri i të cilit tingëllon në kup të qiellit, a ka mundësi që Ai, All-llahu i Plotfu¬qi¬shëm, të mos i japë rëndësi? Të mos e gëzojë këtë zë të bukur që del nga lukthi i zemrës? Fjalën e shenjtë dhe Mëshirën e pafund ta mohojë? Kjo s’mund të bëhet kurrë! Ai dëgjon zërin më të mekur të krijesave të Tija, iu shëron sëmundjet, i ushqen me kujdes të madh dhe i duron nazet e tyre. Të gjitha këto krijesa i ka bërë shërbëtorë të njeriut, bile edhe kafshët më gjigande, i binden njeriut dhe e njohin atë për zotëruesin e tyre. Nuk është e mundur që zërin e kësaj krijese të për¬jetshme, të mos e dëgjojë dhe vlerësojë. Lutjen e tij për kënaqësinë e përjetshme, që ka shumë rëndësi për të, nuk ka se si të mos e marrë parasysh Ai All-llahu i Madhërishëm.

O njeri, në qoftë se nuk beson, gjendja jote a e di kujt i përngjet? Ajo ngjan me atë oficerin, që kujdeset për pajisjen e një ushtarit më tepër se sa me ushtrinë e madhe. A ka mundësi që All-llahu të shohë atomin e padukshëm dhe të mos shohë die¬llin gjigand, të dëgjojë zërin e mekur të mush¬kon¬jës dhe të mos i dëgjojë bubullimat e rrufeve?! Jo!

A ta pranon mendja se një All-llahu i Madhë-ri¬shëm të mos i dojë krijimet e Veta dhe vëmend¬jen e tyre të vetëdijshme, të mos e kthejë nga Vetja? Ai i do plotësisht krijesat, sidomos jetën e tyre, që është edhe shpirti i secilës, e do më shumë. Duke i ditur këto, a është e mundur që Ai, All-llahu i Ma¬dhërishëm, dashamirët e Vet t’i hidhrojë dhe t’i nervozojë, që kështu të mohojë Mëshirën e Vet? Jo!

Kësaj Gjithësie, me shkëlqimin e Emrave të Bukur, të zbukuruar dhe rregulluar për merak nga Fuqija e Tij Absolute, Ai s’mund t’i kundërvihet. Ai është larg veprimeve mizore dhe tiranike.

Përfundim:

Meqë në këtë botë mbizotëron jeta e krijesave të gjalla, të gjitha ato, njerëzit që jetën nuk e kanë shpërdoruar, i pret jeta e lumtur e Xhennetit. Ne u besojmë të gjitha këtyre thënieve, ashtu siç u be¬sojmë edhe sendeve, që kur bie drita, shkëlqejnë nga rrezet e saj, ashtu siç ndriçojnë valët e detit nga rrezet që sulen drejt qiellit dhe shuhen dalën¬gadalë, sapo shuhet edhe dielli. Kjo e vërtetë tre¬gon se këto xixëllime janë pasqyrim i diellit dhe me gjuhën e tyre të heshtur, flasin për ekzistencën e vet diellit. Nuk është e vështirë të kuptohet se ato secila janë një pjesë pasqyre e diellit.

Ai All-llahu i Madh që është i Përjetshëm, është pasqyruar me Emrin e Madh “Hajj” (Ringjallës).

Gjallesat në faqen e tokës dhe në thellësinë e detit, me fuqinë Hyjnore të All-llahut vdesin, u përgatisin vendin gjallesave të ardhshme që do të lindin. Ato duket sikur thonë: “Ja Hajj (o Ringjallës) tërheqe perden e Gajbit”. Kjo tregon dhe shpjegon faktin se Ai është një i Pavdekshëm dhe se në rregullimin e këtij qarkullimi është një All-llahu i Ditur që sundon këtë gjithësi. Ky Bujar i Fuqishëm, me vullnetin e Vet sundon kudo dhe mbi të gjitha gjallesat.

Për Mrekullitë e All-llahut dëshmojnë të gjitha krijesat dhe të Dërguarit e Tij. Shtatë Funksionet e Tij, me argumentet përkatëse Ai i ka pasqyruar tek Profeti. Secili send vërteton, sikur ta kishim të shkruar këtë të vërtetë, si të zezën në të bardhë, pra duket qartë se Ai ekziston. Një gjë si ta shikojë dhe të bindet se është gjallë, Ai e dëgjon. Kjo tregon faktin se një gjallesë që flet, do të thotë se është e gjallë dhe nuk ka vdekur. Këto janë shenjat e jetës dhe tregojnë ekzistencën e saj. Sigurisht në këto simptoma është vepra e dukshme e Fuqiplotit Absolut, që me vullnet shumë të madh, Ai sundon me Funksione të Gjithëdijshme dhe Absolute. Këto Funksione të Zotit dhe rëndësia e tyre, tregojnë se Ky All-llahu i Gjithësisë, ekziston dhe në përjetësi i ndriçon të gjithë me Hirin e Vet. Vendin e amshimit me të tëra detajet e duhura, do ta krijojë vetëm All-llahu i Plotfuqishëm, i Pafillimtë dhe i Pambarimtë.

Veprat e kësaj bote do t’i shpallë në jetën e amshuar.

Jeta e gjallë është e lidhur me besimin tek mele¬kët, që e vërtetojnë krejtësisht këtë. Përmbledhja e rëndësishme dhe përfundimtare e gjithësisë është Jeta. Vetëm pse jetojnë krijesat, pra përhapen dhe shumëzohen, hani i mysafirëve gjallërohet dhe gumëzhin. Faqja e tokës ndërron me llojshmërinë e gjallesave që rinohen dhe shtohen në mënyrë të përsosur. Mbushet dhe zbrazet kjo botë, mbushet nga krijimet e reja dhe zbrazet nga transformimet në jetën tjetër. Ai, Fuqiploti i Veçantë, ka krijuar gjithfarëlloj qeniesh si mizat, krimbat dhe larvat deri tek njeriu, që është më i pastërti dhe me një logjikë të kulluar. Ka krijuar mendjen dhe vetëdi¬jen, shpirtin e veshur me një ndjeshmëri të hollë, që duke u shtuar në këtë botë, e perfeksionon brez pas brezi.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>