Në fjalën e katërt thotë:

10_24022010232900.jpg

Populli juaj si mori këtë formë, që si egërsirat me dhëmbë doni ta coptoni njëri-tjetrin?

Në fjalën e pestë të ajetit, thotë:

10_24022010232905.jpg

A keni një gram mëshirë dhe fare pak dhem-bshuri, që kafshoni vëllain tuaj, duke e shtypur mi¬zorisht? Kjo është njëlloj sikur të coptoni organet tuaja me dhëmbë. A mendoni se sa budallenjë po tregoheni?

Në fjalën e gjashtë, po të këtij ajeti thotë:

10_24022010233640.jpg

Ku është ndërgjegjja juaj? Mos u shpërbë origjina juaj, që vëllait të ndershëm doni t’i hani mishin? Domethënë, duke i zbërthyer veç e veç kuptimet e këtij ajeti del se: –Gijbeti, dhe përgo-jimi i vëllait, që është me të njëjtat tipare, me mendje, zemër, me tipare njerëzore dhe me kombësi të njëjtë, është një veprim tepër i ulët.

E shikoni se Kur’ani me Mrekullitë e Tij, në gjashtë gradë marrjen nëpër gojë e kritikon. Momentalisht këshillon besimtarët të largohen nga këto punë të këqija dhe tregon dëmet që sjell demaskimi dhe përgojimi, si vese shumë të dëmshme.

Më së shumë inatçinjtë dhe armiqtë i manifes¬tojnë këto vese. Ata që kanë nder dhe dinjitet, nuk i afrohen kësaj arme. Ja si ka thënë një njeri i ndershëm:

10_24022010233643.jpg

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>