Dhe nga thesari i mëshirës së Mëshirëplotit nuk është larg që të përjetojnë një gëzim të veçantë, sepse kanë dhënë shpirt duke u nënshtruar urdhërave të Krijuesit të tyre dhe duke bërë detyrën që i takon. Kjo i ngjan gjendjes së ushtarit që jep shpirt me një plumb duke kryer detyrën në rojë dhe në këtë rast e fiton gradën e lartë të dëshmorit. Bile, edhe dashi që bëhet kurban për hirë të Zotit xh. sh., në ahiret shpërblehet dhe fiton një jetë të përjetshme dhe për zotin e tij bëhet hipës duke e ndihmuar atë të kalojë Urën e Siratit.

5_24022010151534.jpg

Por njeriu që është më i nderuari i krijesave me shpirt, ashtu edhe me cilësi po përfiton gjithnjë e më shumë nga këto panaire të kësaj bote. Ky njeri aq shumë i ngjitet kësaj jete të shkurtër saqë e adhuron atë. Prandaj, në çastin që do të ikin, si shenjë mëshire, All-llahu i fton ata nga kjo jetë dhe atij i jep dëshirë ikjeje. Pra njeriu që fort i beson Zotit xh. sh dhe ai me qetësinë e zemrës mund të doje që të ikë nga kjo jetë. Tani këtu me pesë pika do t’ua rradhitim gjendjen e tyre.

E para: All-llahu i madhëruar njerëzit kur i fton nga kjo jetë së pari në stinën e pleqërisë atyre ua tregon vulën e përkohshmërisë dhe kuptimin e hidhur të gjërave të bukura, i shtyn ata të trishtohen nga kjo jetë dhe i shtyn të kërkojnë jetën e përjetshme.

E dyta: E shtyn Njeriun të mendojë se nëntëdhjetenëntë nga dashamirët që ka pasur, kanë ikur dhe janë vendosur në një jetë tjetër, këtu ka mbetur i vetëm. Kjo dashamirësi e fortë ndaj tyre e shtyn atë që të ketë një dëshirë për të shkuar dhe për t’u takuar me ta atje;, në këtë rast fillon ta duajë çastin e vdekjes

E treta: All-llahu i madhëruar duke ua treguar njeriut me disa sende dobësinë dhe varfërinë e tij të pafundme, ia bën të mundur që ta kuptojë se obligimet e jetës janë shumë të rënda dhe e shtyn seriozisht të kërkojë një pushim. Dhe duke ditur se kjo jetë është e përkohshme e shtyn ta kërkojë me zell jetën tjetër.

E katërta: Besimi i besimtarit, atij ia tregon se: Vdekja nuk është zhdukje, por është ndërrim shtëpie; varri nuk është pus i errët, por është dera e një vendi të shdritshëm.. Ndërsa kjo botë kur krahasohet me jetën tjetër, me tërë shkëlqimin dhe luksin e saj është një burg. Pra njeriun e shtyn drejt xhennetit që të shpëtojë nga vështirësirat fizike të kësaj jete, që të shkojë të rehatohet në botën ku fluturojnë shpirtrat, duke shpëtuar nga zhurmat e lloj- lloj krijesave. Pra besimtari me thellësinë e zemrës do të dojë të ikë pranë Mëshirëplotit të Madhëruar.

E pesta: Kush e dëgjon kuptimin e Kur’anit që në të shumë shkëlqyeshëm sqarohet se është e pakuptimtë të lidhesh tepër pas kësaj jete të përkohshme. Tani shihni duke argumentuar se çfarë u thotë Kur’ani besimtarëve për këtë vend.: “Dynjaja është një libër hyjnor. Shkronjat e fjalët nuk janë për veten e tij, ndoshta ajo tregon Emrat dhe Funksionet e një Personaliteti tjetër. Meqë është kështu, ti duke braktisur materien e saj, merre kuptimin dhe ik”.

Dhe thotë: “Ajo është një arë, vile. Merrja prodhimin, përtype, materjes së dukshem mos i jep rëndësi, hidhe”.

Dhe thotë: “Ky vend është vendi ku përmblidhen pasqyrat. Pra duke parë dritën e tyre dije se çfarë pasqyrohet aty dhe kuptoje se çfarë funksioni shtrihet aty dhe duaje Atë që ua ka dhënë atë bukuri; hidhi pasqyrat se ato vazhdimisht janë gati të thyhen”.

Dhe thotë: “Kjo botë është një ekspozitë e lëvizshme. Atëherë ti bën marrëdhënien në të dhe kthehu. Dhe që të lodhesh mos vrapo pas karvaneve që ty nuk të duan”.

Dhe thotë: “Ai është një mjet shetitjeje të përkohshme, dhe jo fytyrën e saj të keqe, por shikoje fytyrën që të përballohet me të, që të marrësh mësim shikoje anën e saj të mirë dhe të bukur, atëherë mund të pushosh duke soditur pejsazhet e bukura, kur ndahesh nga pëlhurat që pasqyrojnë pejsazhet, duke bërë merak mos qaj si ndonjë fëmi i çmendur”.

Dhe thotë: “Ky vënd është vendi mysafirllëkut, meqë është kështu, ha e pi dhe lëviz me lejen e ligjit të Atij Bujarit që e ka ndërtuar atë vend dhe falendero. Dhe mos kthe kokën prapa, dil e ik; kot mos ngatërro punë, mos u merr me sendet që nuk të sjellin ndonjë dobi dhe ndahen prej teje.” Njeriu besimtar duke marrë këto mësime që, bota në brendësinë e saj çfarë kuptimi mban, atëherë ndarja prej saj i lehtësohet, bile ka mundësi edhe të duajë vdekjen, si njerëzit e zgjuar që e kanë dashur atë, sepse në këtë rast ai në secilin send e sheh fërkemën e mëshirës së All-llahut xh. sh. Tani Kur’ani jo vetëm këto pesë shenja, por u jep shenjë edhe të tjera sendeve të veçantë.

I mjerë ai që nuk ka mundur të marrë pjesën e duhur prej këtyre pesë pikëve.

O nefsi im! Qaj si zemra ime dhe duke bërtitur thuaj: “Nga që jam e përkohshme nuk idua ato që janë të tillë. Nuk idua ato që janë të dobëta se vetë jam i dobët. Shpirtin e dorzova I Gjithëmëshirëshmit tëtjerët nuk i du. Edua por një Dashnorin e Përjetshme edu. Jam një grimc por Edua Diellin që nuk përendon. Jam një hiç por tëgjithë universin e dua.

* * *

FJALA E NJËZETETRETË

Kjo “Fjalë” ndahet në dy tema – subjekte

5_24022010151815.jpg

TEMA E PARË

Bukuritë e besımıt ıslam janë me mijëra: Këto do t’i tregojmë brenda pesë pamjeve:

Pamja e parë:

Me dritën e Besimit Islam në zemër njeriu ngjitet në majat më të larta, meriton parajsën (xhennetin).

Me errësirën e mosbesimit njeriu zbret në fundin e errësirës dhe meriton ferrin (xhehennemin).

Besimi është lidhje e fuqishme midis njeriut dhe Krijuesit të tij, Allahut xh. sh.. Besimi i lidh ata fort me njëri-tjetrin. Njeriu duke i besuar Krijuesit të tij stoliset me cilësitë më të çmuara dhe në bazë të tyre vlerësohet. Njeriu çmon dhe lartëson veten me Besimin e vet, me përkushtim ndaj vlerave të tij.

Mosbesimi i pret marrëdhëniet e njeriut me Krijuesin e Plotmëshirshëm. Prej kësaj shkëputjeje njeriu zbehet dhe zhvlerësohet deri në atë pikë, sa qëllimi dhe pikësynimi i tij në jetë kufizohet vetëm me vlerësimin e sendeve materiale të kësaj bote. Duhet të dimë se materia është e përkohshme. Ajo shpërbëhet dhe shkon drejt asgjësë, pra drejt zeros. Çdo trup fizik ka për bazë jetën shtazore, d. m. th. asgjënë, hiçin. Për të sqaruar këtë sekret të madh dhe me shumë domethënie po japim një shembull konkret:

Nganjëherë krijimtaria e njeriut në artet e bukura u jep sendeve vlera të veçanta. Sendet në vlerën materiale, ashtu edhe në atë artistike nuk kanë të njëjtën barazi. Ka raste kur vlerësohet në shkallën më të lartë mjeshtëria, por ka edhe raste të tjera, kur vëmendja kryesore i përkushtohet anës materiale. Shpesh ndodh që një copë hekuri e çfarëdoshme nuk ka asnjë vlerë. Pasi të punohet nga mjeshtri, kjo copë hekuri mund të marrë vlerën e një monedhe floriri. Pra është vlera e dorës së mjeshtrit ajo që kushton më tepër se sa lënda nga e cila u krijua sendi. Kjo vlerë mund të shkojë në miliona, kur vetë materiali nuk vlen as pesë lekë.

Duke kaluar koha, vlerat e këtij sendi të prodhuar nga duart e mjeshtrit, ekspozuar në një atelje arturinash, rriten në miliona.

Të njëjtën copë hekuri, po ta punojë farkëtari për ndonjë vegël bujqësie, nuk vlen ndoshta as pesë para. Nëse e ke kuptuar këtë shembull, do të mësosh se njeriu është pra një krijim artistik i All-llahut xh. sh. dhe një mrekulli e rrallë dhe nazike e Tij. Krijimi i fuqisë së Zotit xh. sh. merr këto vlera, sepse tek Ai janë pasqyruar të gjithë Emrat e Bukur me stoli të përsosura.

Zoti xh. sh. e ka krijuar njeriun si një ekzemplar, si një mostër të Gjithësisë. Po qe se njeriu zotëron Dritën e Besimit, atëhere të gjithë elementet e shqisave që janë dhunti e Zotit xh. sh. do të lexohen vetëm nën Dritën e qartë të Besimit. Kjo lidhet edhe me vetëdijen e besimtarëve. Njeriu besimtar, i ndriçuar prej të gjithë Emrave të Bukur të Krijuesit, pasqyron bukurinë e ndërgjegjes së tij të pastër dhe bën të lexueshëm këtë Besim edhe për Gjithësinë.

Besimtari indirekt, me krijimet e tij të matura dhe të logjikshme të thotë: “Unë jam vepra dhe krijesa e Mjeshtrit të Madh! Mëshira e Tij pasqyrohet tek unë, në të gjithë pamjen time. Tek unë do të vësh re talentin e Krijuesit”. Duke e vlerësuar kështu, ky njeri i thjeshtë lartësohet mbi të gjitha krijesat e tjera dhe bëhet një përçues i Mesazhit të Zotit xh. sh. si dhe një mik që meriton parajsën.

Po qe se shpirtin e njeriut e sundon mosbesimi që shkëput lidhjet e tij me Krijuesin, atëhere stolitë e vyera të Emrave të Bukur Hyjnorë i mbulon errësira e mosbesimit dhe është i palexueshëm, si një shkrim i fshirë. Po qe se harrohet Mjeshtri i një arti të rrallë, edhe vlerat e artit të Tij do të harrohen. Po qe se do të lini në harresë mjeshtrinë e një Mjeshtri absolut, atëhere këtë gjë do ta bëni edhe për çdo lloj krijese që shihni në këtë tokë. Mosbesimtari me shkurtpamësinë e tij mendon se çdo gjë në këtë botë është e rastësishme dhe kalimtare, duke mosvlerësuar në këtë mënyrë edhe artet e Bukura.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>