Kur’ani ka parapëlqyer një formë të tillë, që me anë të tregimeve të thjeshta, të shpjegojë dyshimet dhe ndryshimet e feve të ndryshme, duke ua ko¬mentuar kështu, për të drejtuar një shtet dhe një popull, që nuk i mjaftojnë vetëm ligjet e vjetra. Në këtë mënyrë kanë zbritur edhe fetë.

Ajetet e zbritura në qytetin e Medinës, në mënyrë të përsosur kanë shtjelluar dhe ndriçuar ngjarjet dhe drejtësinë e fesë. Në këtë mënyrë ka dhënë lajmin se po qe se beson në themelet e fesë, për ty do të ekzistojë një jetë e lumtur. Risale-i Nur, duke theksuar se shumica e ajeteve që për¬fundojnë me:

"18_12032010162152.jpg"

vërtetojnë njësimin e All-llahut xh.sh., duke sqa¬ruar jetën tjetër.

Për të kthyer pikëpamjen e njerëzve dhe për t’u dhënë njohuri të plota, Kur’ani jep me hollësi ligjet e drejtësisë, me një gjuhë të thjeshtë dhe gojtari (oratori) të lartë. Ai ka filluar me çështjet e drejtësisë islame dhe më pas ka vazhduar me njësi¬min e All-llahut xh.sh.. Pra i përpiluar në këtë më¬nyrë, Ai ngjan me një Libër të Drejtësisë Islame, i mbështetur në një Dituri të kulluar, që i bind njerëzit. Kur’ani i Famshëm është i mbushur me urdhëra, me kujtesa dhe lutje, për të përmendur Emrin e Atij që të ka krijuar nga asgjëja. Në seci¬lën “pozitë” do të vësh re propozime dhe qëllime të shumëllojshme, në mënyrë të tillë, ku spikat gojtaria e ajeteve të Mekës. Në ndryshim nga ajetet e Medinës, këtu ajetet janë të rreshtuara në mënyrë të përshtatshme dhe të pajisur me një stil të ndritshëm gojtarie dhe frazeologjie.

"18_12032010162155.jpg"

All-llahu xh.sh. ka vërtetuar “Ehadijetin” (njësi-min) në një hapësirë “minimum”, ku duke shprehur njësimin e Zotit, tregon vetëm nga pikëpamja e jashtme. Kurse në “maksimum”, Ai ashtu si me një Mesazh të Tij, atomin e vendos në retinën e syrit dhe po me këtë ajet, përsëri me këtë çekan të rëndë, godet diellin në kupën e qiellit, duke i vendosur edhe atij një “sy”. Dhe pastaj ajeti:

"18_12032010162157.jpg"

Siç ka krijuar qiejt madhështorë dhe tokën në hapësirën “minimum”, po ashtu Ai e di se çfarë ka¬lon nëpërmjet zemrës së njeriut. Në këtë këndvësh¬trim, Kur’ani i Famshëm ulet në kuptimin e Tij më të thjeshtë ndaj njerëzve, sepse All-llahu i Madhë¬ruar e di që tetëdhjetë për qind e njerëzve nuk kanë marrë kulturën e duhur. Kështu që me forma të thjeshta, Ai lidh një dialog të vogël, që më pas kthehet në një Mesazh të madh dhe të përgji¬thshëm.

Shtrohen disa pyetje:

Pyetje 1: Pse nganjëherë shkurtpamësit nuk mundin ta shohin të vërtetën e rëndësishme? Ata thonë se disa sqarime janë të tepërta dhe të pane¬vojshme. Ata vazhdojnë të pyesin: Pse Jusufi (a.s.) për ta marrë pranë vetes vëllain, e tradhëtoi atë?

Ajeti:

"18_12032010162200.jpg"

i sqaron ato, si një princip të madh me një gojtari të madhe.

Përgjigje: Secila sure e gjatë dhe e mesme, që janë si një Kur’an i vogël, në disa faqe dhe pozita, nuk duan të mbësheten vetëm në dy apo tre qëlli¬me. Ndoshta në vetvete, Kur’ani është një Libër, që të mëson se si ta përmendësh All-llahun xh.sh., si ta kujtosh dhe ta nderosh Atë. Kur’ani është një Libër që përmban të gjitha Ligjet e fesë dhe një udhëzues i veprimeve të dobishme. Ai përshkohet nga një Dituri e shkëlqyer dhe universale. Kjo duhet kuptuar se Kur’ani jep shumë mësime në të njëjtën kohë dhe tregon Edukatën Hyjnore, që rrethon të gjithë gjithësinë, së bashku me ato të imta. Kuptohet se Kur’ani është një lloj Libri i Gjithësisë. Meqenëse është kështu, Ai me të vërtetë, në çdo faqe, shtjellon qëllime të ndryshme, duke pasur si temë kryesore, njoftimin e

All-llahut xh.sh. dhe shkallët e besimit. Me anë të një lidhje të zbehtë, si një temë dytësore, Ai shtjellon edhe një eveniment të rëndësishëm, siç është ai i gojtarisë. E lidh dhe e forcon këtë lidhje, duke e bërë të pëlqyeshme.

Pyetje 2: Çfarë të mire ka që Kur’ani, duke vërtetuar njësimin e Zotit dhe Ahiretin, mijëra herë e shtron problemin e dënimit apo të shpërblimit të njeriut, nganjëherë shumë qartë, nganjëherë me nënkuptim? Kjo theksohet në çdo “pozitë”, sure dhe faqe, duke na dalë përherë para syve.

Përgjigje 2: Duhen theksuar çështjet e mëdha, të cilat mbajnë vlera të rëndësishme për jetën tjetër të njerëzimit. Cili është fundi i kësaj jete? Shpër¬blim apo dënim? Kjo është nevoja më e madhe, sepse ky njeri ka marrë mbi shpinë amanetin e Kalifatit të botës dhe vetë ai, është i interesuar ta dijë brenda mundësive, fatin e shndërrimit të gji¬thësisë. A nuk është e nevojshme ta dijë dhe të heqë nga koka dyshimet për këto çështje të mëdha, që i përkasin vetë atij dhe kanë kontakt me të, që të sqarojë të pafetë dhe t’u japë mësim se ku do të shkohet pas ndarjes nga kjo botë, që ta bindë se çfarë na pret pas vdekjes dhe ta tërheqë vëmendjen duke argumentuar mijëra dhe ndoshta miliona herë të ardhmen? Këtë Ai duhet ta bëjë! Me këto që thamë, kuptohet se ato nuk janë fjalë boshe, ato nuk të lodhin por janë si me shije të ëmbël për muslimanët, që sado t’i përsërisin nuk mërziten kurrë. Nevoja për to nuk soset asnjëherë.

"18_12032010162203.jpg"

Ky ajet jep një lajm, kur thotë se lumturia e përjetshme është një nevojë, që njeriun e shpëton nga hidhërimi i ndarjes nga jeta. Me këtë hidhërim ai përballohet në çdo çast. Ky lajm e qetëson njeriun nga mendimet e trishtuara për të afërmit që ka humbur, kur e paralajmëron se ato nuk janë në ndarje të përjetshme dhe një ditë do të bashkohet me ta, në jetën e amshuar. Besoj se tani e kuptuam rëndësinë e përsëritjes, që sado që të bëhet, është e domosdoshme dhe e vlefshme, sa e gjithë gjithësia madhështore. Kur’ani jep mësim për gjëra të rëndësishme, tregon për një All-llah xh.sh. dhe se Ai e shndërron gjithësinë, si ato dhomat e vogla të shtëpisë. Ky fakt të bind se ato janë shndërrime të mëdha dhe patjetër do të shkohet në atë varr, fundi i të cilit do të përballohet me ferrin, apo me paraj¬sën e lumtur. Pra e kuptove se Kur’ani është një mësim i hapur apo alegorik, që nga përmbajtja e rëndësishme që ka, e kthen pikëpamjen e njerëzve dhe është i nevojshëm si ajri, buka apo ilaçi. Me përsëritjet e Tij, ai i rifreskon bamirësitë e All-llahut xh.sh, por:

"18_12032010163011.jpg"

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>