Megjithëse duket i ngatërruar në fjalitë e Tija, Ai zë vend me lehtësi në mendjet fëmijërore. Të sëmurëve dhe atyre që merren me Të, u vjen si një gurgullimë melodioze e zemzemit, që u përkëdhelë veshin. Si këto, përmban edhe mjaft ndikime të tjera përsosmëria e Kur’anit dhe kështu nxënësit e Tij përfitojnë lumturinë e përjetshme. Duke e ditur se Komentuesi i Tij ka qenë fare pa shkollë, ne e kuptojmë shumë qartë se në Të nuk ka asnjë pikë të pakuptueshme dhe të ngatërruar, gjë që tregon se ka mbrojtur përsosmërinë e Tij, ashtu siç ka zbritur nga qielli. Kur’ani duke dashur të trajtojë faqet e Librit të Gjithësisë me shprehje të thjeshta, është zbritur për ta kuptuar njerëzit e thjeshtë të popullit, që përbëjnë 75% të racës njerëzore. Duke bërë këtë paraqitje të Tij, Ai vazhdon në rrugën e ndritur të Mrekullisë së Vet.

Në shumë vende të botës, Kur’ani i Famshëm, Mrekullinë e Vet e tregon me faktin se Ai është një nevojë e madhe e njerëzimit. Ai është libër ftese dhe të mëson si t’i lutesh dhe ta përmendësh Një¬sinë e All-llahut xh.sh.. Kur lutemi i marrim fjalët prej shprehjeve të Tij, duke zbuluar autentitetin e veçantë dhe pamangësinë e vet. Kur duam të tregojmë diçka, shprehjet dhe fjalët i marrim nga Ai dhe duke i përsëritur, ato bëhen më të ëmbla dhe më të kuptueshme për shtresat e popullit, ngaqë përmbajnë kuptime të larmishme. Asgjë nuk del nga natyra e Tij, kur edhe gjërat e thjeshta dhe të parëndësishme, nuk dalin jashtë Mëshirës dhe Kujdesit, gjatë sekreteve të Mrekullisë së Tij.

Në Kur’an janë paraqitur edhe ngjarje të vogla, që kanë ndodhur midis sahabeve, kur filluan të përpilojnë dhe projektojnë ligjet e fesë islame. Ato kanë qenë si embrioni i ligjeve, që më vonë u kthyen në kriteret bazë të principeve të fesë.

Përsëritja e Kur’anit ka ardhur nga nevoja të ndryshme. Gjatë njëzetetre vjetëve që ka zbritur, janë bërë pyetje të ndryshme nga të gjitha shtresat e popullit, që me argumente të forta, kanë kërkuar përgjigjen e të fshehtave të metafizikës dhe të kup¬tojnë se si një All-llah xh.sh. mund të ketë Fuqinë, për të krijuar gjithësinë dhe më në fund të plasë kijametin, të zhdukë prej vendit rruzullin tonë dhe ta vendosë në Ahiret, pra në jetën tjetër. Se si mund të ketë në duar atomet dhe yjet dhe të tregojë fundin e veprimtarisë së njerëzve, ligësitë dhe kri¬met që hidhërojnë gjithësinë, tokën, qiejt dhe çdo element. Me këto rrëfime Kur’ani do t’iu tregojë maskarenjëve se kanë shqetësuar All-llahun xh.sh., duke fituar kështu armiqësinë e Krijuesit të Gjithë¬sisë.

Pra si do të mbroheni? Kuptojeni vetë se çdo të ndodhë pas shkatërrimit të madh. Këto dhe mijëra përfundime të tjera ka qenë e nevojshme t’i sqarojë Kur’ani, me argumente të shumta. Përsëritjet e vazhdueshme, nuk mund të quhen as faj, as gabim, por ndoshta ato janë edhe mrekullia e Tij, veçantia e elekuencës, që përdoret sipas rastit dhe gjendjes së duhur.

Përshembull: Siç është treguar në “Shkëlqimin e katërmbëdhjetë”, vetëm një ajet:

"18_12032010162140.jpg"

ka zbritur 114 herë. Kjo është një e vërtetë që tregon për Forcën e Dritës së Tij, që ka lidhur qiellin me rruzullin tonë, duke shndritur gjithësinë. Veç kësaj, vjen edhe e vërteta se çdo gjë në këtë botë, ka nevoja të mëdha dhe duhet të mbështetet tek forca e Tij, në çdo çast. Kjo fjalë e amshuar edhe sikur me mijëra herë të thuhet, nuk bëhet e mërzitshme, sepse përmban në vetvete, të gjitha nevojat e krijesave, njësoj edhe përsëritja e Kur’a¬nit është siç është p.sh. buka.

"18_12032010162143.jpg"

tetë herë është përsëritur në emër të logjikës së të gjithëve dhe për llogari të përfundimit të Gjithë¬sisë. Duke sqaruar ajo tregon për shpëtimin e profetëve dhe torturat e popujve. Përsëritja e këtij ajeti thekson forcën e mijëra të vërtetave, duke lartësuar sedrën e Edukatorit, që dënon popujt mi¬zorë dhe me mëshirën e Tij hyjnore, mbron pro¬fetët. A e kupton se përsëritja e këtij ajeti, me mi¬jëra herë është me vend, duke shprehur eloku¬encën dhe mrekullinë e Tij? Pra kjo është nevoja e për-sëritjes së Tij.

Edhe një shembull: Në suren “Rrahman” ajeti thotë:

"18_12032010162146.jpg"

mosbesimtarët dhe kundërshtarët e njerëzve dhe të xhinëve, i tremb me këto ajete, duke u thënë: “O ju që po nervozoni gjithësinë, botën dhe qiejt! Ju po i mërzitni dhe po i trishtoni me gënjeshtrat që po thoni për fundin e jetës, për shpërblimet që do të meritojnë. Me kundërshtimin ndaj All-llahut të Madh, ju po dhunoni të gjitha qeniet, prandaj bë¬huni gati për torturat e tmerrshme që po ju presin. Kuptoje pra se këto dy ajete vlejnë sa mijëra çësh¬tje, sepse japin zbërthimin e mijëra të vërtetave, si dhe një mësim të përgjithshëm. Këto ajete edhe sikur mijëra herë të përsëriten, e meritojnë se janë të nevojshme, ngaqë tregojnë Mrekullinë Hyjnore të Bukur.

Shembull tjetër është “Xhevshen-ul kebir”, që është një lutje e Pejgamberit (a.s.), si dhe një lloj përmbledhje e lutjeve të Kur’anit, që e ka burimin pikërisht tek:

"18_12032010162149.jpg"

e cila është përsëritur në “Xhevshen”, njëqind herë. Përsëritja e kësaj të vërtete, pohon njësimin e All-llahut xh.sh., si Një dhe vetëm Një. Në përputhje me Edukatën e Tij, Ai parashtron edhe detyrat më të rëndësishme të njeriut, për të mbështetur dhe për të bërë “tespih” dhe falenderim ndaj Tij. Ai me këto Fjalë na këshillon që ta lartësojmë Atë nga të metat dhe të pastrohemi për ta falenderuar dhe për të qenë të pafajshëm kundrejt Tij, që kështu të lartësohemi dhe të meritojmë Mëshirën, që të na ruajë nga zjarri i xhehennemit. T’i përsëritësh me mijëra herë këto fjalë, përsëri nuk mjafton.

Përsëritja e Kur’anit e ka burimin tek këto “Themele”:

Përsa i përket kohës kur ka zbritur Kur’ani, në disa faqe të Tij është përsëritur qartë apo me nënkuptim dhe në mënyrë elokuente, fakti që All-llahu xh.sh. është Një dhe vetëm Një. Për t’i bërë bindës gojtarët, ai përshkohet nga elokuenca e hollë, e nevojshme për kohën e atëhershme. (Është e vërtetë se Kur’ani ka zbritur në tokë, në kohën kur gojtaria e oratorëve ka rrjedhur në mënyrë të përsosur). Ai nuk të mërzit, por të jep guxim dhe zell.

Në veprën e Risale-i Nurit, është theksuar se përsëritja e Kur’anit është e nevojshme dhe me vend.

Kur’ani i Mrekullueshëm me gjuhën e Tij të veçantë letrare, i ka ndarë suret: në ato të qytetit të Mekës dhe në ato të Medinës. Njërën e ka lënë shkurt, tjerën e ka shpjeguar gjerësisht. Kjo për faktin se në qytetin e Mekës, radhën e parë e mbanin politeistët dhe kundërshtarët e paditur të kurejshëve. Për ata Kur’ani është paraqitur në një formë tjetër dhe të përmbledhur. Po të shohësh me vëmendje, do të konstatosh se shumica e ajeteve që kanë zbritur në Meke, temën e tyre kryesore kanë patur të theksojnë njësimin e All-llahut xh.sh. dhe të bindin popullin brenda gjashtë “themeleve të be¬simit” të fesë islame. Kështu Ai me një elokuencë të hollë dhe bindëse, ka theksuar ekzistencën e All-llahun xh.sh. dhe të Jetës së Mbrapme, për të tre¬guar fillimin dhe fundin e jetës. Kryevepra e Kur’anit nuk tregohet vetëm me anë të një faqeje, ajeti, apo fjale, por qoftë edhe një germë e vetme, ka mundur të vendoset në një frazë të tillë, sa s’mund ta spostosh, apo ta ndryshosh dot, duke krijuar kështu një stil që edhe shkrimtarët janë çuditur.

Suret dhe ajetet që kanë zbritur në qytetin e Medinës, janë ndeshur me çifutët dhe të krishterët që kanë besuar në All-llahun xh.sh. dhe janë mbështetur në librat qiellorë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>