Meqë gjendja e botës është e tillë, mundeni ta krahasoni botën tonë me planetet e tjerë të sistemit tonë diellor. Të gjithë planetet që me urdhërin e Fuqiplotit janë të lidhur me diellin, marrin rrugë me shpejtësi të ndryshme, kurse toka rreth diellit sillet në një sekund sa njerëzit që ecin për pesë oprë, duke u larguar nga Yllësia e Herkulit. Kjo është me të vërtetë fuqia dhe urdhëri i Mbretit të pafillimit dhe të pambarimtë e Fuqiplotë, ku duke krijuar dhe sjellur këto krijesa, tregon madhërinë e Fuqisë së Tij. Kështu trupat e mëdhenj bëjnë manovra për të treguar fuqinë e Tij.

Tani o ti zotëri që merresh me astronomi fol vetë:

Cila rastësi mund të përzihet në këto punë? Cila dorë e ndonjë shkaku mund të arrijë tek ato? Cila fuqi mund të afrohet tek ato? A ka mundësi që kjo Mbretëri e Madhërishme të tregojë dobësi dhe në punën e Tij t’i bëjë shok vetes dikë?

Ai a e lë pas dore që ta marrin të tjerët veçanë¬risht frutin e gjithësisë, pra krijesat e gjalla që janë qëllimi, përmbledhja dhe rezultati i krijimit të universit?! A e lë kokëbosh veçanërisht frutin e përgjithshëm, përsosmërinë e rezultatit, mëkëm¬bë¬sin e botës dhe mysafirin e Mbretit, pra njeriun?! Dhe këto, a ia jep natyrës apo rastësisë e të rrëzojë Sedrën e Mbretërisë së Tij dhe t’i zhdukë dobitë dhe bukuritë e Tij të përsosura?!



DRITARJA E NJËZETEDYTË

11_25022010011832.jpg

Shiko rruzullin që është si një kokë me një qind gojë. Në secilën gojë ka një qind mijë gjuhë. Në secilën gjuhë mban një qind mijë argumente, që jo vetëm në një anë por në shumanshmërinë e tyre medoemos argumentojnë dhe dëshmojnë për ekzistencën e Tij dhe për Njësimin e një Fuqiploti të Madhërishëm që mban funksionet e të gjithë emrave të bukur, “Esma-ul Husna”

Ja pra, po të marrim parasysh krijimin e parë të rruzullit tonë, ka qenë një materie e rrjedhshme dhe e lëvizshme, pastaj u ngurtësua dhe nga guri All-llahu i madhëruar atë e bëri dhè. Po të kishte mbetur lëng do të kishte rrjedhur kot; materiali i rrjedhshëm pasi është ngurtësuar, po të qëndronte i fortë si hekuri, s’do të bënte dobi. Pra duhet të mendojmë se kjo nuk u bë vetvetiu. Me të vërtetë Mjeshtri i Gjithëdijshëm i botës i ka dhënë gjen¬djen e duhur, bile i ka rregulluar edhe gjendjet e qenieve që jetojnë në të duke ua përballuar nevojat e tyre.

Më pas shtresat e tokës i ka vendosur mbi shty¬llat e maleve që të marrë frymë që të qëndrojë ndaj ngjarjeve të tërmetit që bëhet nga revolucionet e brendshme. Malet janë të detyruara që të mbrojnë botën duke mos prishur rregullin e Tij dhe ta shpëtojnë tokën nga sulmi i detrave; vetë malet bëhen thesare që të përballojnë nevojat e krijesave të gjalla, të pastrojnë ajrin që ta thithin të pastër krijesat e gjalla; madje malet kryejnë edhe depozi¬timin e ujrave dhe mineraleve që u duhen këtyre krijesave.

Tani këto gjendje që radhuam me lart na dësh¬mojnë medoemos se këto janë veprat e një Fuqi¬ploti Absolut dhe e një Mëshirëploti të Gjith¬dij¬shëm.

O zotëri gjeograf! Me çfarë ma shpjegon këtë? Cila rastësi mund t’i rregullojë këto mjeshtëri të çuditshme që janë në anijen e Edukatorit, ku si në një ekspozitë të habitshme janë radhitur përmbi botën që sillet rreth diellit, duke bërë udhëtimin e njëzetekatërmijë vjetëve, ai e kalon për një vit pa e hedhur nëpër kozmos asnjërin.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>