A ta pranon mendja që në këtë gjithësi, proble¬min e krijesave të mos e sqarojë; se nga vijnë dhe ku do të shkojnë, për çfarë arsyesh erdhën karvan pas karvani në këtë vend dhe që për disa kohë do të mbarten në një botë tjetër? A ka mundësi që këtyre pyetjeve të vështira, me një Libër si Kur’ani të mos u përgjigjet dhe të mos sqarojë këto të vërteta të përgjithshme? Nuk ka mundësi!

A ka mundësi të mos të dërgonte një Libër, që ka mbi trembëdhjetë shekuj që shpërndan Dritën e Tij kudo dhe të mos e shkruante në zemrën e një¬qind milionë hafizëve amshueshmërinë e Tij? Të mos rriste kualifikimin e njerëzve dhe me ligjet e Tij të kursyera të mos gjykonte dhe pastronte shpirtërat, zemrat dhe mendjet e njerëzve, Risale-i Nur ka trajtuar të dyzet anët e Kur’anit dhe të dyzet Mrekullitë e Tija, tek dyzet breza njerëzish, për të gjitha kategoritë dhe llojet e tyre, veç e veç. Kjo më mirë është vënë në pah në “Letrën e nëntë- mbëdhjetë”, ku në të njëmijë Mrekullitë e Muham¬medit (a.s.m.), vërtetojnë se me të vërtetë, Kur’ani është Fjala e All-llahut xh.sh..

Kuptohet se nuk është e mundur që Folësi i Për¬jetshëm dhe Mjeshtri i Paskajshëm të mos flasë dhe të mos dërgojë mesazhe tek Krijesat e Tija. Kjo nuk do të kishte kuptim dhe kurrë nuk është e mundur.

Domethënë: Besimi në një All-llah xh.sh., me të gjithë argumentet e veta, vërteton se Kur’ani është Fjala e All-llahut xh.sh..

A ka mundësi që një Mbret Madhështor, që fa¬qen e tokës e mbush dhe e zbraz me krijesa të reja çdo ditë, duke e hijeshuar e zbukuruar dhe duke u krijuar kushte të veçanta, të mos e njoftojë Veten dhe të mos kërkojë nga ato, që t’i bëjnë “tespih” dhe adhurim? Ky Mbret që ka krijuar qiejt a është e mundur yjet t’i lëjë bosh e të mos krijojë vila qiellore për banorët, sipas kushteve të atjeshme? A ka mundësi që t’i lërë këto vende pa nënpunës, pa shërbëtorë, pa përfaqësues, pa konsuj, pa ministra, pa soditës, pa adhurues dhe pa banorë? Nuk ka asnjë mundësi!

A është e mundur që të mos regjistrojë gjithçka që ndodh në Mbretërinë e Tij, një Dijetar i Mreku¬llueshëm që këtë Gjithësi e ka shkruar me një mjet të përsosur dhe që biografinë e të gjithë drurëve dhe po ashtu detyrimin e jetës së një bari apo luleje e ka regjistruar në farën e tyre dhe ka fiksuar së bashku me të, të gjithë drurët jetësorë dhe biogra¬finë e krijesave njerëzore të vetëdijshme, duke fik¬suar në një vend (me madhësi sa kokrra e grurit)? Të mos fotografojë të gjitha ngjarjet që ndodhin në Atdheun e Tij, që më vonë t’i ketë si dëshmitarë të pakundërshtueshme të Drejtësisë së ekuilibruar?! Të mos sundojë tek Ky Sundimtar i Ditur, Mëshira, Dituria Universale dhe Edukata e Përkryer, me të cilat ka krijuar xhennetin dhe xhehenemin, Urën e Siratit dhe Balancën e Madhe të Drejtësisë?!

A ka mundësi që veprimet e njerëzve, me të cilët ka kontakt të përditshëm, të mos i regjistrojë, që të ketë mundësi për të dhënë dënimin apo shpër¬blimin, sipas veprave konkrete? Të mos regjistrojë sevapet dhe mëkatet në panoramën e kaderit, që është edhe caktimi i Tij, si All-llah xh.sh. dhe Sun¬dues i Gjithësisë?! Kjo nuk bëhet kurrë!

Domethënë: E vërteta e besimit në një All-llah xh.sh., vërteton edhe ekzistencën e melekëve dhe të kaderit të All-llahut xh.sh..

Pika e dytë: Së pari Kur’ani dhe pastaj të gjithë Librat qiellorë dhe fletushkat, të paraqitura më pare, thëniet paraqitur nga Profeti ynë dhe nga profetët e tjerë, të gjitha thëniet e tyre mbështeten në “gjashtë themelet e besimit”. Ata vazhdimisht janë përpjekur të japin mësime rreth këtyre “the¬meleve”. Me të gjitha dëshmitë dhe argumentet e tyre, janë munduar të saktësojnë vërtetësinë dhe profetësinë e tyre, që janë mbështetur vazhdimisht në këto “gjashtë themele” të besimit në një All-llah xh.sh. dhe në Jetën Tjetër. Këtë pikëpamje e plo¬tësojnë edhe “themele” të tjera të besimit, që nuk është e mundur t’i ndash nga njëri-tjetri.

Domethënë: Ndarja e tyre nuk mund të arrihet, sepse njëri nuk mund të kuptohet pa plotësimin e tjetrit, duke e pasur të nevojshëm atë. “Theme¬let…..” janë si një trup me gjashtë pjesë, ashtu si ajo Pema e xhennetit, Tuba, që i ka rrënjët në qiell por degët dhe gjethet, mbështeten në trupin e saj gjigand. Pra jeta e drurit është e qartë si drita e diellit dhe askush nuk e mohon dot, siç nuk mund të mohojë fletët, frutat, degët apo sasinë e prodhi¬mit të saj. Kështu mohuesin do ta përgënjeshtrojnë dhe do të heshtin. Kështu është edhe problemi i “themeleve të besimit”.

Në fillim të kësaj pozite shkrova gjashtë pika, të cilave doja t’u shtoja edhe nga pesë nënpika të tjera. Në këtë mënyrë, të gjashtë “themelet e besi¬mit”, u përpoqa t’i komentoj në tridhjetë e gjashtë. Kështu do të kisha më shumë mundësi t’u për¬gjigjesha më mirë pyetjeve të vështira të “theme¬leve të besimit”. Mjerisht nuk ia arrita dot qëllimit për komentimin e tyre, për arsye të disa pengesave që pata.

Supozoj se pika e parë ka qenë e mjaftueshme për t’u kuptuar nga intelektualët dhe nuk ka nevojë për më tepër. Kam përshtypjen se u kuptua që: Një besimtar po mohoi vetëm njërën nga të vërtetat e besimit, bëhet dyshues dhe mosbesues. Kjo ndodh se përveç së tjerash, çështjet e fesë Islame kanë tre¬guar se “themelet e besimit”, janë lidhur me njëri-tjetrin me zinxhirë të fortë. P.sh. kush nuk e njeh Muhammedin (a.s.m.), që është i dërguari i All-llahut xh.sh., ky njeri nuk njeh as All-llahun xh.sh. (me të gjitha funksionet e Tij), as jetën tjetër, duke e mohuar atë. Duhet ta dimë se besimi tek një mus¬liman është mbështetur në argumente kaq të panu¬mërta dhe të palëkundura, saqë ta mohosh këtë është një mëkat i pafalshëm. Një mendje e kthjelltë medoemos duhet ta pranojë këtë të vërtetë.

Pika e tretë. Në një moment thashë: “ELHAM¬DULIL-LAH” dhe kërkova të përballohem me do¬methënien e saj. Më ra ndër mend kjo fjali:

"18_12032010162132.jpg"

Kështu e pashë se këto fjalë i pëlqejnë dëshirës time.

ÇËSHTJA E DHJETË

(LULJA E EMIRDAGUT)

Një përgjigje e fortë, për ata që kundërshtojnë përsëritjen e leximit të Kur’anit.

Të dashur vëllezër të vërtetë!

Kjo çështje është pak e ngatërruar dhe nuk është shumë e qartë, siç kam pasur dëshirë. Ta dini se në atë shprehje të ngatërruar, në të vërtetë ndërthuret një mrekulli e madhe, që mjerisht nuk isha i zoti ta komentoja. Megjithëse në këtë parashtresë ka shp¬rehje të paqarta, ato të bëjnë të analizosh kuptimin e Kur’anit dhe kjo çështje të garanton një adhurim me anë të mendimit. Kuptimi i tij është veshur si me një petk madhështor me diamant të shkëlqyer dhe të ndritshëm. Mos vështro për të marrë petkun, por mundohu të mos bie nga duart diamanti. Këtë pranojeni si përgjigje të letrave tuaja të urimit. Këto i kam shkruar në një gjendje të sëmurë dhe dy ditë pa ngrënë. Për fat të mirë qëlloi edhe muaji Ramazan, kështu që këto dhe disa të vërteta i kam shkruar në mënyrë të shkurtër. Ju lutem mos ma merrni për neglizhencë!(*)

Të dashur vëllezër të vërtetë!

Kur’ani i Famshëm ka zbritur si një Mesazh, prej Pozitës së Lartë të Edukatës së Gjerë të Folësit të Përjetshëm dhe kjo pozitë i është atribuar një Personi të Nderuar, që ka qënë Përfaqësuesi i racës njerëzore dhe i të gjithë gjithësisë. Ai ka zbritur në Rangun e Atij, që përmbledh të gjithë bijtë e Ade¬mit, duke i udhëhequr në të gjithë shekujt, si prijësi i tyre. Gjatë të gjithë shekujve u ka bërë vërejtje krijesave, që të jenë të kujdesshme dhe ta kthejnë vëmendjen nga jeta tjetër. Në qiell dhe në tokë, fjala e Tij ka buçitur, bile, gjykimi i Tij shkon deri në përjetësi. Kuptoje!

 Ai është i ndikuar nga Forca Hyjnore dhe thirrja e Tij ka një ndikim të gjerë. Në mënyrë të mrekullueshme tregon që me stilin e Tij të veçantë dhe të thjeshtë është i kuptueshëm si për kokën e njerëzve të pashkollë të shumicës së njerëzimit, ashtu edhe për shtresën e lartë të shoqërisë. Siç e theksuam edhe në këtë tregim, Kur’ani nuk është një libër historie dhe po të krahasohet me të, ka një konceptim shumë më të gjerë. Me Ligjet e Tij të veçanta, i jep dritë dhe pjesë secilit shekull. Veça¬nërisht Kur’ani me ajetin:

"18_12032010162137.jpg"

ata i tremb, duke u thënë se kriminelëve dhe nje¬rëzve të paturpshëm të këtij shekulli, u kundërvihet me fatkeqësi qiellore, apo tokësore, siç mund të jetë tërmeti, ashtu siç ka ndodhur me popujt “Ad” dhe “Themud”, gjatë shekujve të mëparshëm, që kanë marrë dënime mbi kokat e tyre. Në ajete të tjera u jep ngushëllim muslimanëve të sotëm, si¬kurse i ka dhënë edhe profetëve Musa dhe Ibrahim (a.s.).

Pra në përfytyrimin e mosbesimtarëve, e tërë e kaluara është një varr i stërmadh i asgjësë, ku kanë humbur të gjithë gjallesat e shekujve. Besimtarëve Kur’ani me Mrekullitë e Tij, u jep një lajm, kur thotë: “E kaluara është një hapësirë, që nuk ka vdekur dhe prej saj duhet të marrim mësim. Ashtu si përpara ekranit të kinemasë, ajo na shfaqet përpara syve duke na njohur dhe na dërguar atje. Kur e shohim para vetes ne marrim mësime të vlefshme dhe të rëndësishme”.

Kur’ani i Famshëm na këshillon kur thotë se në përfytyrimin e të pafeve, e kaluara është një hapë¬sirë e mbushur me të vdekur, me çrregullime dhe rrutullime të trishtuara dhe të pafundme. Por nuk është ashtu, sepse kjo Gjithësi është si një Libër i Madh, si një qytet dhe vend ekspozimi, ku qëniet e vetëdijshme janë të ngarkuara me detyrime të mëdha, duke komunikuar dhe kërkuar ndihmë prej njëra tjetrës.

 Kështu xhinët dhe melektë u japin ndihmë dhe mësime njerëzve. Kuptohet se kush këndon Kur’a¬nin e Famshëm, fiton shumë sevape, për një shk¬ronjë, dhjetë, njëqind dhe nganjëherë një mijë, disa mijëra dhe më tepër. Sikur të gjithë xhinët dhe njerëzit të mblidhen, një tjetër si Ai nuk mund ta shkruajnë dot. Pikërisht kur duhet, Ai flet me të gjithë bijtë e Ademit dhe në të gjithë zemrat e hafizëve që e këndojnë Atë, zë vend me kënaqësi. Sado që të lexohet dhe përsëritet, Ai nuk bëhet i mërzitshëm kurrë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>