Tubimi i Ringjalljes së Madhe bëhet me shkël¬qimin e Emrit të Madh, domethënë ajo është në funksion të veprës së Emrit të të Madhit All-llahut xh.sh.. Kur të shohim funksionet e të gjithë Em¬rave të Bukur në shkallën më të lartë, atëhere Ringjallja shfaqet si pranvera dhe çdo gjë është e besueshme.

Të gjitha këto shihen qartë dhe vërtetohen tek mbështetja në Kur’an dhe tek “Fjala e dhjetë”, ndryshe kush nuk merr për bazë këtë parim thel¬bësor, ngelet i pasqaruar dhe një imitues i mjerë.

NJË PJESË E RËNDËSISHME

DHE

SHTOJCA E FJALËS SË DHJETË

"15_12032010004206.jpg"
"15_12032010004209.jpg"

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

Atëherë All-llahun lartësoni kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi. Falenderimi i takon vetëm Atij edhe në mbrëmje edhe ditën prej gjithçka ka në qiej e në tokë. Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit. Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave). Nga faktet (e fuqisë) së Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë. Dhe nga faktet e madhërisë së Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj (gratë) ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për nje¬rëzit që mendojnë. Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëzit. Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argument për popullin që dëgjon. Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjallë tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argu¬mente për një popull që di të mendojë. Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qiellin e tokën, mandej kur t’iu thirret me një të thirrme prej tokës, ju menjëherë dilni. E tij është ç’ka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulen. Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lartë për Të (sipas mendimit tuaj). Shëmbëlltyra me e lartë është vetëm e Tij, në qiej edhe në tokë dhe Ai është Mbizotëruesi, i Urti. (Rum 17- 27)

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>