Me urdhër të All-llahut, Krijuesit të Gjithësisë, atë ditë do të ndodhë një tërmet katastrofal, që do ta shkatërrojë këtë botë. Me urdhërin e All-llahut mosbesimtarëve që i bëjnë ortak Atij, do t’iu thuhet: “Shkoni në ferr”, ndërsa besimtarëve të vërtetë, që e kanë falënderuar All-llahun xh.sh.:” Shkoni në parajsë”.

"13_11032010141256.jpg"

O njerëz, adhuroni All-llahun i Cli u ka krijuar juve dhe ata para jush, për t’u ruajtur nga mohimi.

All-llahu është Ai, që për ju tokën e ka bërë shtresë dhe qiellin çati. Prej tij ju lëshon shira që të rriten fruta për ushqimin tuaj, prandaj mos i bëni shok All-llahut, sepse ju e dini se Ai është Një dhe vetëm Një.

NJË PARATHËNIE NGA

“ISHARATUL IXHAZ”

(Shenjat e mrekullive të Kur’anit)

Ibadeti që do të thotë t’i zbatosh urdhërat e All-llahut xh.sh. dhe të ruhesh nga ndalesat është një devotshmëri që e forcon dhe e bën të qëndrueshëm besimin tek All-llahu xh.sh. duke e sjellë njeriun në shkallën e melekut. Ky tregim dëshmon gjen¬djen e vërtetë së sotme të botës islame. Ibadeti është një arsyetim i logjikshëm dhe i drejtë, për këtë jetë dhe për atë të ardhme, meqenëse rregullon punët e kësaj bote dhe të botës tjetër (ahiret). Ibadeti është një mjet i rëndësishëm sepse njeriun dhe shoqërinë i ngre dhe i lartëson deri në për¬sosmëri. Po kështu, ibadeti paraqet një lidhje të përhershme dhe të ndershme, ndërmjet All-llahut xh.sh. dhe adhuruesve (robëve) të Tij.

DOBIA E IBADETIT

Së pari: Njeriu është krijuar me virtytet më të shkëlqyera, më të mrekullueshme dhe më të bukura, duke u dalluar dhe veçuar nga të gjitha krijesat e tjera. Për këtë arsye tek njeriu, rregullisht shfaqen dëshira dhe lakmi të lloj-llojshme. Për shembull, njeriu ka dëshirë të zgjedhë gjërat më të mira, lakmon gjërat e bukura, të çmueshme e të shtrenjta. Ka dëshirë të jetojë me nder, ashtu siç i ka hije dhe e meriton. Për të plotësuar të gjitha këto dëshira dhe nevoja si ushqimi, veshëmbathja dhe sendet e tjera, atij i duhen shumë mjeshtëri. Meqenëse nuk ka njohuri dhe dije për të gjitha këto mjeshtëri, ai është i detyruar që fitimin e prodhimit të punës së tij ta këmbejë me njerëz të tjerë. Vetëm kështu ai arrin të plotësojë nevojat e tij. Njeriu zotëron forca fizike e mendore dhe epshore, që nuk janë kufizuar nga ana e Krijuesit të Gjithësisë, njeriut duke i dhënë mundësinë që të ekzistojë dhe të përparojë në këtë jetë. Mirëpo, këto forca që janë lënë të lira të veprojnë, në marrëdhëniet reciproke në mes të njerëzve mund të sjellin dhunën dhe agresivitetin e tepruar. Kur njerëzit bëjnë këmbimin e prodhimeve dhe të fitimeve të punës së tyre, ata kanë nevojë për drejtësi të vërtetë. Mirëpo çdo njeri apo individ, meqenëse nuk ka aftësi të plotë të kuptojë dhe të njohë drejtësinë, atëhere ai ka nevojë për një mendim (ligj) të përgjithshëm, që është pranuar nga të gjithë njerëzit dhe këtë ta shfrytëzojë. Një mendim i tillë, i përgjithshëm duhet sanksionuar dhe nxjerrë në formën e ligjit. Një ligj i këtillë është vetëm ligji i Sheriatit (e drejta islame).

       Pastaj për të siguruar, mbrojtur dhe zbatuar Drejtësinë e Sheriatit nevojitet një njeri me virtyte të larta dhe aftësi të përsosura. Njeriu i cili duhet të drejtojë këtë çështje është vetëm Pejgamberi (a.s.m.). Edhe Atij, si njeri i shenjtë, për të vazh¬duar sundimin e tij publik në qeverisjen e popullit, i nevojitet privilegji dhe përkrahja shpirtërore dhe materiale e All-llahut të Madhëruar. Po kështu Atij i nevojitet një argument për të treguar se është i lartësuar në një shkallë të veçantë nga njerëzit e tjerë e që ka lidhje shpirtërore me Krijuesin e Gjithësisë. Argumente të këtilla janë vetëm Mre¬kullitë (muxhizet), që me anë të tyre Pejgamberët janë dëshmuar se janë të dërguarit e All-llahut xh.sh.. Pastaj për t’iu bindur urdhërave të All-llahut të Madhë¬ruar dhe për t’iu nënshtruar kërkesave të Tij është e nevojshme që në mendjen dhe trurin e njeriut të vendoset kujtesa, për ta madhëruar Krijuesin e Gjithësisë. Kjo tregohet vetëm me zbatimin e ligjeve të Besimit (imanit). Natyrisht, forcimi dhe zbatimi i ligjeve të Besimit (imanit) bëhet vetëm me përsëritjen dhe ripërtëritjen e rregullt të ibadetit të përhershëm.

Së dyti: Ibadeti ka për qëllim që mendimet e njeriut t’i drejtojë nga Mjeshtri i Gjithësisë. Drej-timi i besimtarit nga Mëshiruesi i Gjithësisë, është dhe del nga bindja e nënshtrimi i njeriut ndaj Tij. Bindja dhe nënshtrimi ndaj All-llahut të Madhëruar, robin e Tij e vendos në një sistem të përsosur dhe më të rregullt, ndaj All-llahut xh.sh.. Duke e res¬pektuar këtë sistem të përsosur, tek njeriu zbulohet një bukuri e fshehtë dhe e panjohur. Në të gjitha qoshet e Gjithësisë shihet Mjeshtëria e Krijuesit, që shkëlqen si artet e skalitura dhe të zbukuruara mrekullisht.

Së treti: Njeriu është si krijesa më e përsosur, është si një pikë referimi ku bëhet drejtpeshimi i të gjitha ligjeve të krijesave të tjera dhe ku pasqy¬rohen ligje. Për këtë arsye është e nevojshme lidhja e njeriut me këto ligje për të mundësuar sigurimin, qarkullimin dhe lidhjet e tërësishme, për t’ia arritur qëllimeve të caktuara. Njeriu që të mos bie e të zhduket në ingranazhin e rrotave të kësaj bote që rrotullohet e lëviz papushim, duhet që ta përballojë këtë e të vazhdojë qëndresën. Kjo qëndrueshmëri mund të realizohet vetëm me ibadet, duke kryer urdhërat e All-llahut xh.sh. dhe duke u larguar nga gjërat e ndaluara prej Tij.

Së katërti: Një njeri që bazohet në urdhërat e Zotit xh.sh. dhe largohet prej gjërave të ndaluara prej Tij, ai zakonisht merr pjesë në shumë detyra dhe funksione të jetës shoqërore dhe publike, sido¬mos ai angazhohet në rregullimin e çështjeve fetare dhe në përmirësimin e jetës së shtresave popullore. Një njeri i tillë bëhet i rëndësishëm dhe fiton autoritet në popull. Njeriut të këtillë i ngarkohen shumë detyra, të drejta (kompetenca), pastaj edhe detyra të tjera, për të dhënë udhëzime dhe këshilla rreth reformave dhe përmirësimeve të tjera, që i nevojiten një shoqërie njerëzore. Nëse nuk ekzis¬ton një njeri i këtillë i cili kryen urdhërat e Zotit me rregullsi dhe mënjanon ato që Ai ndalon, atë¬here këto detyra nuk do të japin kurrëfarë rezultati.

Së pesti: Njeriu duke u mbështetur në parimet e fesë Islame dhe në arsyen e logjikshme të ibadetit krijon lidhje të forta e marrëdhënie të përbashkëta me të gjithë myslimanët dhe besimtarët, që i ta¬kojnë fesë Islame. Këto marrëdhënie dhe arsye bëhen shkas për një vëllazëri të vërtetë mbi baza fetare, bile, shkalla numër një e përsosmërisë dhe e përparimit të një bashkësie shoqërore është në vëllazërimin e sinqertë dhe në përkrahjen dashami¬rëse në çdo aspekt të jetës.

ARSYET E IBADETIT PERSONAL DHE SHPJEGIMI I NJERIUT

Njeriu edhe pse është me trup të vogël, i dobët dhe i pafuqishëm, edhe pse filozofia materialiste e ka rrëzuar në vendin e kafshëve “duke thënë njeriu është një kafshë që fletë” ai ka një shpirt të lartë dhe zotëron një aftësi jashtëzakonisht të madhe. Ka lakmi të shumta, shpresa të mëdha dhe mendime të larta me horizont të gjerë. Njeriu po kështu zotëron forca epshore (kërkesa të paars¬yeshme dhe të palejuara) dhe nervore (hidhërime dhe çrregullime të sistemit nervor), mendimet ( të cilët janë të pa stabiluar) ato njeriut janë dhënë të pakufizuara nga All-llahu xh.sh., por ibadeti ato i shëron dhe i kufizon duke i sjellë në një shkallë të arsyeshme dhe normale, sepse njeriu është një krijesë e çuditshme që mund të shërbejë si ekzemplar,për shkak se në vetvete përmban natyrën e të gjitha llojeve të krijesave të tjera.

Pra ibadeti njeriut i ka zgjeruar njohuritë dhe horizontet shpirtërore, i ka perfeksionuar aftësitë për të hulumtuar dhe zbuluar, e pastron dhe e lar¬gon nga lakmitë e tepruara. Ai i realizon shpresat e tij të mëdha. Ibadeti mendimet e njeriut i zgjeron dhe i udhëzon drejt në një horizonti të gjerë diturie. Ibadeti forcat epshore dhe kërkesat e tepruara, apo ato nervore (që mos të dalë nga binarët e arsyes) ia kufizon dhe ia kontrollon. Organet e dukshme dhe të padukshme të trupit ia pastron, si dhe e largon nga veset dhe huqet e këqija. Ai është një mjet i arsyeshëm dhe vetëm me anë të tij mbahen lidhjet më të larta shpirtërore ndërmjet All-llahut dhe njeriut (robit të Tij). Përsosmëria dhe arritja më e lartë e njeriut është që të mbajë lidhje shpirtërore dhe kontakt me Krijuesin e Gjithësisë, All-llahun xh.sh..

KUJDES: Thelbi i Adhurimit (ibadetit) është Ihlasi (sinqeriteti i vërtetë ndaj All-llahut të Ma-dhë¬ruar). Sinqeriteti ka kuptimin që të realizosh dhe të kryesh Adhurimin (ibadetin) në mënyrë të rregullt ndaj Zotit xh.sh., vetëm nga që ka urdhë¬ruar All-llahu xh.sh., për Hirën e Tij,  pra vetëm ashtu duhet vepruar.Nëse adhurimi (ibadeti) bëhet për ndonjë arsye apo interes tjetër, përveçse në Emër të All-llahut, atëhere ai nuk ka vlerë dhe nuk pranohet. Vlerat dhe qetësia shpirtërore në Adhu¬rim (ibadet) janë vetëm një nxitje dhe shtytje e lartë, por jo qëllim.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13