Sherhul Mevafik    Filozofi islame    Sejjid Sherif-i xhurxhani

Xhem’ul Xhevami    Metoda e fikhut    Ibn-us Sebki

Ibnul Haxher    “    Ibn’ul haxher-i Hajsemi

Hasemkati    Letërsi    __

Sherh-i Isaguxhi    Logjikë    __

Risalet-ul Adudije    Va’d    Davud el Karsi

Davud-ul Karsi    Akaid (besim)    __

Behxhet-ul Merdijje    Gramatrikë    Xhelaled-din-i Sujuti

 

Bediuzzamani nga dy ajete të sureve Hud dhe Shura të cilat shohin argumentet e këtij shekulli, thotë: “Ajeti i famshëm: "12_11032010113256.jpg"  “Përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar” (Hud, 112), është bërë shkak për hadithin: "12_11032010113300.jpg"  “Mua më pleqëroi surja Hud” (Tir¬mi¬dhiu, Tefsir-i Suret-i 56; El-Hakim, El- Mustedrek, 2:343). Edhe në këtë ajet  "12_11032010113303.jpg"  “Në atë ditë prej tyre (të tubuarëve), ka fatzi dhe fatbardhë” (Hud, 105), duke vazhduar deri në fund, i jep shenjë dy gjërave të rendësishme, ku përballë kësaj faqeje është një ajet tjetër i famshëm, që sipas shkencës numerike të Kur’anit (xhifër) , ka vlerën 1303 dhe në faqen e dytë të sures Shura  "12_11032010113306.jpg"  “Përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar” (Shura, 15), ajet ky që ka vlerën 1309, data këto (sipas hixhrit), që tregojnë që Kur’ani famëlartë brenda të gjithë dëgjuesve ka zgjedhur njërin dhe në llogari të Kur’anit flet me komplimente me to.”

Data e parë jep shenjë për zanafillën e studimeve të autorit, rezultat i të cilave do të ishte Risale-i Nur. Data e ajetit të dytë cakton përfundimin e studimit të tij me një mjet superior, ku brenda tre muajve të një dimri ka përfunduar një qind libra, ku të tjerët i mbaronin në një periudhë të gjatë prej 15 vjetësh. Këtë e ka vërtetuar edhe para dijetarëve të famshëm. Duke e pyetur atë nga cilado shkencë, secili ka marrë përgjigjen e drejtë. Gjithashtu numri i vlerësimit të germave Kur’anike, alegorisht shënon për drejtimin e Risale-i Nurit.

Bediuzzamani duke mbajtur virtyte dhe dije në një moshë të vogël, krijoi rivalitet në mes të nxënësve dhe të dijetarëve të shkallës së dytë. Disa prej të rinjve të mundur me dije, filluan që t’i dalin para me forcë fizike. Në këtë moment morën lajm populli i Siirtit, të cilët u mblodhën për ta mbrojtur, duke e fshehur në një dhomë. Por Bediuzzamani nga dashuria që kishte ndaj diturisë, doli nga dhoma duke thënë: “Unë nuk poshtërohem që të hyjnë injorantët mes nesh, ja ku jam, keni mundësi të më mbysni, por vetëm se mos lejoni të na hyjnë mes nesh injorantët”. Pas këtyre fjalëve nxënësit u penduan për atë që bënë dhe askush nuk e sulmoi.

Në këtë kohë lajmi kishte shkuar edhe në xhandarmëri, nga ku u dërgua urdhëresa që do të dënoheshin ata të cilët shqetësonin Saidin. Por ai i thotë xhandarëve se: “Ne jemi nxënës, njëri me tjetrin edhe grindemi edhe pajtohemi. Dhe ne në asnjë mënyrë nuk lejojmë që mes nesh të hyjë dikush jashta rrugës sonë, unë nuk denoncoj dhe faji është i imi.”

Në këtë rast Saidi u nda nga Siirti dhe nëpër Bitlis shkoi përsëri në Shirvan, e atje duke i tejkaluar të gjithë nxënësit e medreseve me dije, u tërhoqi atyreve habinë mbi vete, por fitoi edhe shumë kundërshtarë. Veçanërisht kur debatoheshin çëshjet e fesë me disa që nuk ishin te sinqertë, me tërë fuqinë përpiqeshin që t’ia rrëzonin vlerën e tij në popull. Një ditë i kishte ikur namazi i sabahut “kaza” (ta falësh pas kohës së caktuar). Kundërshtarët e marrin këtë lajm dhe fillojnë të përhapin fjalën që Saidi ka braktisur namazin. Kur e pyesin njerëzit Saidin për këtë, ai i tha:

— Një gjë e pathemeltë në popull përhapet shumë shpejt. Për arsye se faji është i imi, njëherazi vuajta dy tortura; njëra është që nga All-llahu meritova kritikën, tjetra nga populli meritova kundërshtim dhe kjo ka rrjedhur nga që kam braktisur “virdin” (lutjet e bëra zakon). Megjithëse kjo ka shënuar një të vërtetë, populli duke mos ia ditur kuptimin, i ka ngjitur një emër.

Pastaj Bediuzzamani shkoi në Tilo, një krahinë e Siirtit. Atje mësoi përmendësh nga Enciklopedia e Fjalorit të Madh Arabisht, deri në germën “sin”. Kur e pyetën për çfarë e bën këtë, tha se:

— Enciklopedia tregon se sa kuptime ka fjala, unë përkundrazi do të tregoj sa fjalë mund të dalin nga kuptimi i një fjale. Saidit gjatë kësaj kohe gjellën ia sillte vëllai i tij i vogël. Bukën e ngjynte në lëngun e gjellës, kurse kokrrat ia jepte milingonave. Kur u pyet për këtë, u përgjigj:

— Milingonat dinë se çfarë është jeta sociale, janë republikane dhe unë si shpërblim i punës së tyre, u jap kokrrat e gjellës sime.

4- Ditët e tij të rinisë

a) Udhëtimi për në Xhizre

Bediuzzamani një herë pa një ëndërr Gejlaniun (k.s.) i cili e urdhëroi që të shkojë në Xhizre e ta gjejë Mustafa Pashanë, kryetarin e klanit të Miranit dhe le t’i thojë që ta braktisë zullumin dhe të filloje të falë namazin...

Pas kësaj ëndrre Bediuzzamani përnjëherë u drejtua dhe shkoi tek Pashai dhe i tha fjalët e Abdylkadir Gejlaniut (k.s.). Pashai u hidhërua shumë nga këto fjalë dhe u ngrit në këmbë i nervozuar, por ata që ishin rreth tij e ulën duke e qetësuar. Pastaj Pashai i tha Bediuzzamanit:

— Bëhu gati, do të mbledh dijetarët e rrethit tim të diskutoni në çështjet e fesë. Po qe se ty të mundin ato, unë e di se çka do të të bëj, po qe se ti i mund, atëhere do t’i zbatoj ato që the.

Bediuzzamani duke mos u shqetësuar aspak tha:

— Unë nuk dyshoj në diturinë e tyre, ata po qe se dyshojnë tek unë, mund të më pyesin.

Menjëherë u mblodhën dijetarët të cilët kishin përgatitur dyzet pyetje. Pasi fillon diskutimi mbërrin edhe çaji. Ata të mahnitur nga përgjigjet që merrnin nga Bediuzzamani, ishin habitur aq shumë, saqë Bediuzzamani pasi piu çajin e vet, filloi t’ia pinte edhe dy vetëve të tjerë. Njërës pyetjeje me qëllim ia jep përgjigjen gabim. Pasi ata largohen të turpëruar, Bediuzzamani i kthen dhe u thotë:

— Ju ma pranuat për të saktë, por njërës pyetjeje nuk ia kam dhënë përgjigjen drejtë.

Kështu ata akoma edhe më shumë turpërohen. Në këtë rast Pashai Bediuzzamanit i premton që do ta fillojë namazin...

b) Saidi në qytetin e Bitlisit merr mësimet e fundit

Bediuzzamani kur shkoi në qytetin Mardin filloi të përkrahte grupin e liridashësve, ku atje akoma s’ishin përhapur aq shumë. Kjo sjellje e shqetëson komandantin e xhandarmërisë, i cili i jep urdhër xhandarëve që ta arrestojnë.

Pasi e arrestojnë duke ecur me xhandarët, hyn koha e namazit dhe i kërkon që t’ia zgjidhin duart. Ata duke mos pranuar, i zgjidh prangat sikurse të ishin shami dhe ia hedh para tyre. Ata të habitur dhe duke e njehur këtë akt si mrekulli i thanë:

— Deri tani ne kemi qenë rojet e tua, tani e pas jemi shërbëtorët e tu.

Përsëri një ditë Saidi duke qenë në qytetin Bitlis, i kumtojnë se prefekti me disa nëpunës po pinin alkol. Ai i hidhëruar thotë se nuk mund ta pranojë që në një vend fetar si Bitlisi, përfaqësuesit e shtetit të bëjnë diçka të tillë dhe vrapon drejt tyre.

Ai pasi i kumton një hadith të Pejgamberit (a.s.m.), i thotë atyre fjalë të hidhura. Saidi duke pritur nga prefekti që të jepte urdhër që ta mbysin, dorën e mbante në revolver. Por prefekti ishte një njeri i butë dhe nuk nxjerr fare zë. Pasi largohet prej tyre, ndihmësi i prefektit i thotë Saidit të ri:

— Çfarë bëre kështu? A e di se fjalët e tua meritojnë ekzekutimin me vdekje.

Saidi i ri i thotë atij:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>