Tani o ti mosmirënjohës që beson se nuk ke për të dhënë llogari! Si mund të mos njohësh një Fisnik të Bukur që me gjuhëra të panumërta do të të njoftojë ty Veten, por që ti nuk do ta njohësh?! Atëhere heshti këto gjuhë! Po qe se s’mundesh, dëgjoji pra! Se me pakujdesi duke mbyllur veshin nuk mund të shpëtosh veten. Se edhe po e mbylle ti veshin, universi nuk hesht; dëshmitarët e Njësimit nuk e ndërpresin zërin e tyre. Me të vërtetë ata ty të gjykojnë…

?

DRITARJA E NJËZETË

(Shënim1)

"11_25022010011106.jpg"

(Shënim):E vërteta e “Dritares së njëzetë”, në fillim më ka ardhur në zemër në arabisht, kështu:

"11_25022010011111.jpg"

"11_25022010011821.jpg"

Bukuria e arteve, duket në shesh jo vetëm në fenomene të mëdha, por në të vërtetë ajo duket edhe nëpër gjëra të vogla, në pakica, në hollësira dhe në rezultatin e tyre, kurse imagjinata e rastësisë nuk mundet t’i sundojë këto gjëra që janë një mrekulli antike dhe artistike. Tani po shohim se drita me lejen e Zotit po shërben që të shihen mjeshtëritë hyjnore, d.m.th. fuqia hyjnore e All-llahut xh.sh. e ka shtyrë dritën t’u shërbejë gjërave antike të parashtruar në tregun e arshit të universit. Tani shumë gjëra konstatojnë dhe dëshmojnë se era kryen detyrën si shumë gjëra të tjera që bëjnë dobi prej Tij, domethënë nga Mjeshtri i gjithë¬dijshëm; vallzimi dhe endja e erës është një detyrim, shpenzim dhe përdorim. Pra vallzimi i erës është një përpjekje sa më e shpejtë ta kryejë detyrën ndaj Urdhëruesit.

Tani shiko ‘çezmet’ e lumenjve! A është e mundur që ato të burojnë rastësisht, sepse shumë fenomene dhe gjëra na dëshmojnë se nëpër male dhe kodra depozitimi i ujrave me një masë të caktuar, është një mëshirë e Mëshirëplotit. Ndërsa edhe në depozitimin dhe shpenzimin sundon eko¬nomia; edhe kjo me siguri na tregon se nuk është një punë e rastësishme, me të vëtetë ajo bëhet me shpenzimin dhe me gjykimin e urdhërave të të Gjithëdijshmit. Madje edhe gurgullimet e burimeve të tyre nuk janë gjë tjetër vetëm se bindje ndaj urdhërave të All-llahut.

Tani shikoji llojet e gurëve, xhevahirëve dhe minierave të tjera! Hijeshimi i tyre dhe dhënia e cilësive të tjera të duhura, tregon se ato bëhen vetëm me anën e rregullimit, hijeshimit dhe formi¬mit të një Mjeshtri të Gjithëdijshëm. Kështu vihet re se ato janë krijuar për një qëllim të caktuar, që të plotësojnë nevojat e njerëzve dhe të kafshëve. Tani shikoji lulet dhe frutat! Të qeshurat, shijet, buku¬ritë e zbukurimeve dhe erërat e tyre, a nuk janë nga një lajm ftese ndaj tryezaveqë është parashtruar nga Mjeshtri Fisnik? Ato me lloj-lloj shijesh dhe erërash të ndryshme na ftojnë tek ato sofra.

Tani shikoji shpendët! Shqiptimet dhe qukatjet e tyre të çuditshme ndaj njëri-tjetrit shprehin kup¬timin e formës së bukur, pra biseda e tyre është një argument se një Mjeshtër i Gjithëdijshëm i sjell ato të bisedojnë dhe Ai në këtë mënyrë i ka frymëzuar ato.

Tani shikoji mjegullat! Gurgullimat e shiut nuk janë një zë pa kuptim, bile edhe zëri i vetëtimave dhe i bubullimave nuk janë zhurma të kota. Argu¬ment i qartë për to është vlera e tyre që në një zbra¬zëti të madhe formohen në çast zërat e çuditshme dhe prej tyre milen pikat e ujit jetësor, duke rrjedhur sikur rrjedhin nga gjiri i nënës kur u jep të porsalindurve qumësht, njëlloj edhe pikat e shiut u arrijnë nevojtarëve të gjallë që janë nëpër tokë. Kështu ato gurgullima dhe bubullima mbajnë shu¬më kuptime të rëndësishme. Pra si ka mundësi që këto të bëhen vetvetiu, me të vërtetë ka shumë kuptim që Krijuesi ia çon nevojtarëve me urdhrin e Tij të Edukatës Fisnike; bërtitjet e shiut këtë duan të thonë se “po vijmë, sihariq-myzhde për ju”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>