Sëmundja është koha e lutjes. Shërimi nuk është përfundimi i lutjes. All-llahu i Mëshirshëm që është edhe Zotëruesi i Gjithëdijes së Mrekullu¬esh¬me të shëron me anën e Virtyteve të Tij të Larta. Nëse lutja nuk pranohet sipas dëshirës tonë, nuk do të thotë se lutja nuk është pranuar plotësisht.

Krijuesi i Gjithmëshirshëm e di më mirë se kushdo! Ai jep atë që është më e vlefshme për dobinë tonë. Ne lutjet i bëjmë në këtë jetë, por ato vlerën e tyre të vërtetë e marrin në Jetën e Përtejme dhe për atje pranohen. Në fshehtësinë e sinqeritetit të sëmundjes kur njeriu e ndjen thellë dobësinë e vet, lutja bëhet me gjithë zemër dhe pranimi është më i dukshëm. Këtë dobi njeriut ia garanton vetëm sëmundja. Një besimtar i sëmurë dhe një shërbëtor që i shërben atij, përfitojnë prej këtyre lutjeve.  

KURA E TETËMBËDHJETË

O ti i sëmurë që ke lënë falenderimet dhe ke filluar të ankohesh!  

Sa ke humbur prej hakut që të takon, aq duhet të ankohesh. Por në të vërtetë, ty asgjë nuk të ka humbur. Bile ti ke përfituar më shumë se sa duhet dhe s’ke bërë asnjë falenderim. All-llahut nuk ia ke kthyer ende borxhin që të takon dhe ke guximin t’i kërkosh hakun tënd, kur nuk e ke fare. Nuk ke pse t’u bëhesh zili njerëzve të shëndoshë dhe të ankohesh tek All-llahu ndaj tyre. Duke falenderuar duhet të vështrosh se njerëzit që janë më poshtë teje, janë të sëmurë dhe më të pafat se ti. Po pate një dorë të thyer, shiko atë që i ka të dyja të prera. Po pate një sy të verbër, shiko atë që i ka të dy të verbuar dhe falendero All-llahu xh.sh.! Pra, për t’u ankuar nuk ka askush të drejtë të vështrojë atë që qëndron më lart se vetë. Për të bërë një vlerësim real duhet t’i referohesh asaj shtrese që është më poshtë se ti dhe e kalon jetën më me vështirësi. Ky kuptim domethënës është sqaruar shkurtimisht më poshtë.

Një pasanik mori një njeri dhe e hipi në majë të minaresë. Në secilën shkallë që ngjiste jepte nga një dhuratë për mirëbesimin midis tyre. Në shka¬llën e fundit i jep një dhuratë edhe më të madhe. Bamirësi, për atë që bëri priste mirënjohje dhe falënderime. Lakmitari harroi se çfarë mori dhe as që e çau kokën të falenderonte me mi¬rënjohje, por përkundrazi hedh sytë më lart duke thënë: “Sa e ultë! Ah sikur kjo minare të ishte më e lartë se ajo përballë! Të paktën të ishte e lartë gjer tek maja e atij mali!”

Kjo ankesë, kjo sjellje e padrejtë është një çmenduri e madhe. All-llahu xh.sh. e ka krijuar këtë njeri prej asgjëje. Mund ta bënte edhe gur edhe dru, edhe kafshë, por e bëri njeri. Për të fituar qetësinë shpirtërore dhe jetësore si mysliman, i ka dhënë shëndet për një kohë të gjatë. Duke pasur këto shanse të mëdha, pse ky njeri të ngrejë kryet lart dhe të shpërndajë Mirësinë dhe Lartësinë, që i ka dhënë Krijuesi i Madhëruar? Ai i ka dhënë një sëmundje për ta zgjuar, që të mos i ikin këto Mirësi. A ka të drejtë të ankohet dhe të mos durojë ky njeri? “Oh, ç’bëra! Oh, ç’më gjeti!”, të kritikojë All-llahun xh.sh., që është Krijuesi dhe Pronari i kësaj krijese të lartë? Kjo është më tepër sëmundje shpirtërore, se sa fizike. Kjo lloj ankese, sëmun¬djen e shn¬dërron dhe e zgjat. Kjo i ngjet një të çmenduri pa duar, që kërkon të rrahë një njeri normal.

Me fshehtësinë e këtij ajeti:

 8_24022010173430.jpg

I mençur është ai që duron sëmundjen deri në fundin e saj, duke falenderuar dhe u mbështetur tek Allahu xh.sh..

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>