ÇËSHTJA Ë NËNTË

"18_12032010161605.jpg"

Një pyetje shpirtërore u bë shkak për të komen¬tuar këtë ajet të gjatë, që sqaron mirësitë e dobish¬me që ka dërguar All-llahu xh.sh.. Kjo përgjigje m’u shfaq në mëyrë shpirtërore në zemrën time dhe më duket se i jep rrugë problemit që po dis¬ku¬tojmë: Pse njeriu bëhet mosbesues kur mohon vetëm një të vërtetë të themeleve të besimit? Pse duke mos e pranuar këtë të vërtetë, ai nuk mund të quhet musliman? Besimi në një Zot xh.sh. dhe në Jetën Tjetër, atij duhet t’i mjaftojnë, si drita e diellit që mposht errësirën. Pse po të mohosh një të vërtetë të Besimit bëhesh “murted” (i larguar nga islami) dhe bie në errësirën e mosbesimit? Pse kush nuk pranon vetëm një prej gjashtë themeleve të besimit, ai automatikisht del prej fesë islame? Ndërkaq besimi në të tjera të vërteta, njeriun duhet ta shpëtojnë nga mosbesimi.

Përgjigje: Besimi është i kompletuar nga gjashtë themele, që janë edhe të vëretat e njësimit të All-llahut xh.sh.. Ato nuk mund të ndahen dhe as të cungohen kurrë, sepse secila shtyllë e besimit mbështetet dhe pra askush nuk mund të dridhë tërë themelet me argumentet e tyre, sepse përforcon tjetrën, duke u bërë edhe më të besueshme. Çdo themel bëhet shtyllë për tjetrin. Ai mendim i pathemeltë nuk mund të ndryshojë kuptimin e njërit edhe pse dikush duke mbyllur sytë mund ta mohojë, duke u shprehur: “I vërtetë është, por unë nuk e besoj nga inati!” dhe bie në gropën e errët të mosbesimit absolut. Që nga ky moment, huma-nizmi i tij zhduket, duke e kredhur vetveten shpir¬tërisht dhe materialisht në ferr.

Këto tregime të shkurtëra edhe në një vend tjetër për Ringjalljen, ashtu si edhe në themele të tjera të besimit. Tani edhe këtun me ndihmën e All-llahut xh.sh., brenda gjashtë pikash, do të përmbledhim domosdoshmërinë e Besimit:

Pika e parë. Besimi në një All-llah xh.sh., siç është vërtetuar edhe në themele të tjera, vërteton edhe besimin në jetën tjetër. Kjo temë është sqaruar më së miri në “Çështjen e shtatë”.

Pra këtë gjithësi, pa anë e pa fund, si një vilë, qytet, apo atdhe, e ka krijuar një Zot All-llahu. Madhështor. Edhe atomet, planetet, mizat dhe yjet, i ka krijuar si një ushtri të përsosur, që i sjell dhe i rrotullon krejtësisht. Të gjitha këto, sipas urdhërit të Eprorit, bëjnë manovra për t’u ushtruar. E shihni se si një mizë e vogël, apo një planet, në galaktikën e largët, lëvizin dhe rrotullohen si në një parakalim ushtarak, duke adhuruar Komandantin e tyre me vepra konkrete. Duke parë të gjitha këto, a ka mundësi që një Mbret i Pafillimtë, të mos ketë një Mbretëri të Paskajshme dhe një kamp të lumturisë së vazhdueshme? Kurrë, asnjëherë!

Domethënë: Shiko dhe mëso se, siç është tre¬guar edhe në “Çështjen e shtatë”, Mbretëria e All-llahut xh.sh. dhe Funksionet e Emrave të Bukur, e bëjnë të nevojshme Jetën Tjetër, sepse shtylla e besimit e ka mbështetjen të fortë. Nuk mund të besosh tek All-llahu xh.sh., po nuk pate besim tek jeta tjetër dhe po kështu, me anë të këtyre tre shembujve do të bindesh se gjithësia e bukur nuk do të kishte kuptim pa një të dërguar fisnik. Pa një Konsull Hyjnor nuk bëhej asgjë.

Shembulli 1: Shkurtimisht, në “Fjalën e dhjetë” është thënë se: “A nuk ta pranon mendja që All-llahu xh.sh. ka krijuar gjithësinë, si një libër fizike dhe për këtë meriton adhurim të veçantë?” Çdo faqe e këtij libri dhe çdo rresht, mban në vetvete kuptime të thella.

Shembulli 2. Kjo gjithësi është si një Kur’an Madhështor, ku secili ajet, secila fjalë, secila shkronjë dhe pikë, është një Mrekulli e Krijuesit të të Patëmeta.

Shembulli 3. Kjo Gjithësi është si një Xhami e Madhe Hyjnore, ku çdo faqe e saj është shkruar dhe zbukuruar me ajete të panumërta. Në çdo qo¬she të kësaj “xhamie”, krijesat bëjnë lloj lloj adhu¬rimesh dhe karvani i tyre do të pranojë se me siguri ka një All-llah xh.sh., që duhet adhuruar patjetër.

Tani a e kupton se patjetër All-llahu xh.sh., do ta dërgojë Mësuesin dhe Komentatorin e Kur’anit të Famshëm, dhe Imamin e Xhamisë së Madhe, pra Hz. Muhammedin (a.s.m.)?

All-llahu i Madhëruar, për të treguar Mëshirën e Pakufishme dhe Përsosmërinë e Edukatës së Tij, e ka krijuar gjithësinë si një vend gostitjesh, reklami¬mesh, shëtitjesh, ku ka ekspozuar çdo lloj ushqi¬mesh të shijshme dhe artesh të bukura e superiore.

A ta pranon mendja se Ai, Mjeshtri i Mëshir-shëm, të mos komunikojë me krijesat e Veta, në¬përmjet të dërguarve, për këto mirësi që ka bla¬tuar? A nuk dëshiron Ai, që të presë falenderimet e merituara, për këto bamirësi? A nuk duhet të bëjnë detyrën e tyre dhe adhurimin e duhur këto krijesa, përkundrejt të gjitha këtyre çudirave të admiruesh¬me?! Kurrë nuk ka mundësi!

A është e mundur që Ky Mjeshtër i Madh, Artin e Vet, që e do dhe përpiqet që ta pëlqejnë edhe të tjerët, ndërsa vetëm gojës me përpikmërinë e Tij i ka dhënë të shijuarit e shumëllojshëm. Për këto cilësi me të cilat i ka pajisur, kërkon prej njerëzve aprovimin dhe përkushtimin e kësaj shqise. Me secilin art që ka zbukuruar këtë gjithësi, shpir¬tërisht Ai kërkon të shpallë dhe të njoftojë Buku¬rinë e Tij të Përsosur. A ka mundësi tani që si Ko¬mandant i krijesave dhe i njerëzve të vetëdijshëm të mos dërgohet ndonjë prej tyre për të folur për ato Arte të Bukura të gjithësisë, që njoftojnë Emrat e Bukur të Tij? është e pamundur që të ngelet pa përgjigje dhe pa aprovim kjo pyetje.

Të gjallët me vepër apo me gojë, paraqesin kër¬kesat e tyre. Kështu ti e shikon se të gjitha plotë¬sohen bash në kohën e duhur këto bamirësi të pa¬numërta. Të gjitha këto tregojnë se Folësi i Ditur, i përgjigjet me një gjuhë të ëmbël. A ta pranon mendja tani që Ai të mos e dëgjojë zërin e të gjallëve, sado të vegjël qofshin ato? Të mos vlerë¬sojë, qoftë edhe kërkesën më të vogël të tyre, të shprehur me gjuhë e me vepër dhe të mos i për¬gjigjet? Me përfundimin e Gjithësisë dhe të kalifit të Saj, si dhe me dërgimin komandant të këtyre krijesave, pra komandantët shpirtërorë të njerëzve, profetët, a është e mundur të mos flasë me ta? Të mos u dërgojë nëpërmjet tyre dhe librave të shenjtë, Mesazhe Hyjnore? Kurrë nuk mund të ndodhë!

Domethënë: Besimi në një All-llah xh.sh., me saktësi dhe me argumente të panumërta, tregon për ekzistencën e profetëve dhe të Librave të Shenjtë, me fjalët:

"18_12032010162120.jpg"

duke e theksuar këtë fakt.

A ka mundësi që përkundrejt të gjitha arteve, ku njofton Veten e Tij, të mos e sjellë për nga Vetja dashurinë e krijesave dhe të mos kërkojë nga ato, që me punë dhe me vepra, ta falenderojnë All-lla¬hun e tyre?! Të mos u dërgojë të Dërguarin Fisnik, që Ai pastaj të njoftojë të vërtetën e Kur’anit?! Ai e ka njoftur edhe Mjeshtrin Madhështor dhe ka shp¬rehur dëshirën që populli të kthejë fytyrën nga Krijuesi dhe të shprehë falenderimet për Të, me këto fjalë:

"18_12032010162123.jpg"

Me këto zëri i kësaj bote arrin në kupë të qiellit, bile me këtë zë lëkunden malet dhe detërat. Gjatë njëmijë e treqind vjetëve, më të shumtën e një të pestës së njerëzimit, (tash me të një tëkatërtës së njerëzimit) atë më me kualifikim, profeti u ka udhëhequr njerëzve, për të dalur përpara Eduka¬torit Madhështor, që të plotësojë detyrën e duhur, për të cilën është urdhëruar, adhurimin. Profeti ishte Ai që sqaroi suret dhe qëllimin e Kur’anit në këtë gjithësi, duke dhënë mësime gjatë të gjitha periudhave të shekujve të kaluar. Ai duke dhënë mesazhe, ka sqaruar vlerën, nderin dhe detyrimet e racës njerëzore duke thirrur me zë të lartë. Me një mijë Mrekullitë e Tija, All-llahu xh.sh. vërteton se Muhammedi (a.s.m.) është i Dërguari i Tij. Përsëri nuk mund të kishte mundësi, që Muhammedi (a.s.m.), të mos ishte Konsulli i zgjedhur dhe i përsosur i All-llahut xh.sh.. Domethënë: Me të gji¬tha argumentet e mundshme fjala:

"18_12032010162127.jpg"

e cila vërteton edhe fjalën:

"18_12032010162129.jpg"

Si ka mundësi që Ky Krijues t’i pajisë krijesat e Tija me mijëra gjuhë të ndryshme dhe t’i kuptojë kërkesat e tyre dhe pastaj të mos i plotësojë ato? Kjo nuk bëhet!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>