E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetshme (xhennet) dhe mëkatarët janë në xhehennem.

Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendësinë e saj (barrën nga brenda) dhe njeriu të thotë: “Ç’ka kjo që bën këtë dridhje?” Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta, ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. E kush punon ndonjë të mirë që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.

Krisma e kijametit. Ç’ka është krisma? Dhe ç’të mësoi ty se ç’është krisma? Ajo është dita kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara. E sa i përket atij që i rëndohet peshorja e veprave të tij, ai është në një jetë të këndshme. Ndërsa atij, që ka rëndesën e lehtë të veprave të tij, vendi i tij do të jetë në Havije. E ç’është ajo që të njoftoi se ç’është ajo (Havija)? Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë!

Vetëm All-llahut i takon (ta dijë) fshehtësinë e qiejve dhe tokës! Çështja e katastrofës (kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i Gjithfuqishëm për çdo send.

(En’am, 149; Jasin, 78-79; Haxh, 1-2; Nisa, 89;

Infitar, 13-14; Zilzal, 1 – 8; Karia, 1- 11; Nahl, 77)

Këto ajete të Kur’anit, t’i dëgjojmë dhe t’i besojmë duke i vërtetuar saktësisht:

"15_12032010001624.jpg"

“I besova All-llahut dhe melekëve (engjëjve) dhe Librave (të amshueshëm) dhe të Dërguarve (të Zotit) dhe ditës së mbrame dhe Caktimit të Zotit që dobija dhe dëmi vjen prej All-llahut të madhëruar (mos të harrojmë se si thelb, njeriut, All-llahu xh.sh. ia ka dhënë vullnetin) dhe ringjallja pas vdekjes është hak (e vërtetë) dhe xhenneti është hak dhe zjarri është hak dhe shefaati (ndërmjetësimi) i profetëve dhe i njerëzve të shenjtë është hak dhe munkeri dhe nekiri (pyetësit tek varri) janë hak dhe që përsëri All-llahu xh.sh. do të na ngrejë nga varri. Dëshmojmë se s’ka Zot përveç All-llahut dhe dësh¬moj¬më se Muhammedi (a.s.) është i dërguari i All-llahut xh.sh..

"15_12032010004158.jpg"

O All-llah derdhi bekimet e tua mbi dhuratën e madhe, të ndershmin, të përsosurin, të përgjithshmin, i cili është fruti i Tubës së mëshirës, që e ke dërguar si mëshirë për botët dhe që për ne është shkaku i arritjes në gjëra më të shndritshme, më të bukura, më të shkëlqyera dhe më të larta, që është një frut i dhuratave të tua, për të fituar lumturinë e xhennetit.

O All-llah për nder të Profetit tonë Muhammed (a.s.) ruamë mua, nënën dhe babain tim nga zjarri dhe sjellna të hyjmë në xhennet me të gjithë shokët e devotshëm. (Amin)”.

O ti vëlla, që me vëmendje ke lexuar këtë libër, mos thuaj se “Fjalën e dhjetë “ (Ringjalljen) nuk munda ta kuptojë dhe mos vuaj që s’ia arrite këtij synimi!

Filozofi Islam, babai i medicinës, Ibni Sina i famshëm, të cilin Europa e quan Avicenna, ka thënë:

"15_12032010004203.jpg"

Po kështu të gjithë dijetarët Islam, shprehen se Ringjallja është një mesazh, një transmetim dhe ne e besojmë atë, por mendja dhe truri ynë nuk arrin deri në këto fshehtësira.

Në këtë shekull kur besimi ka filluar të lëkun¬det, ne ngushëllimin tonë e mbështesim dhe e gjejmë tek Kur’ani Famëlartë dhe tek Mëshira e Krijuesit të Madhërishëm. Për këtë të vërtetë që All-llahu xh.sh. na ka ndihmuar të shkruajmë Risale-i Nurin, ne e falenderojmë, sepse kjo e shpëton Besimin. Do mundohemi të kuptojmë me aq sa të mundemi, dhe t’i gëzohemi duke vazhduar leximin. Edhe ky është një argument, për të mos dyshuar në të vërtetën e Ringjalljes.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>