Në këtë rast Molla Fet’hullah:

— S’ka dyshim se je duke zotëruar një zgjuarsi gjeniale, por ta provojmë se si je në kujtesë. Ta shohim a do të mundesh të mbash mend me dy lexime disa rreshta nga “Makamati Harije”.

Saidi me një të lexuar të një faqeje të librit e mësonte përmendësh.

Molla Fet’hullah duke shprehur në këtë mënyrë habinë e tij, tha:

— Zgjuarsia me kujtesën të gjenden në një mënyrë të zhvilluar së tepërmi të dyja bashkë tek një person i vetëm, është diçka e rrallë.

Saidi duke qenë në medresenë e Molla Fet’hullahut, mëson përmendësh librin e “Xhem’ul-Xhevami”-ut për një javë me dy orë punë në ditë. Pas kësaj Molla Fet’hullah i shkruan këto fjalë mbi libër:

 12_11032010113247.jpg

Kjo ngjarje u përhap nëpër Siirt dhe molla Fet’hullahu i tha dijetarëve:

— Në medresenë tonë ka ardhur një nxënës shumë i ri. Për çka do që ta pyes, më jep përgjigje pa u ndalur. Është për t’u çuditur që në këtë moshë ka këtë logjikë dhe kujtesë.

Pas kësaj dijetarët vendosin ta provojnë dhe në këtë mënyrë, një ditë kur u mblodhën për ta provuar, e ftuan Saidin dhe morën përgjigjen e të gjitha pyetjeve pa asnjë mëdyshje. Saidi i jepte përgjigje duke e shikuar mësuesin e tij sikur i lexonte nga libri. Dijetarët kur u përballen me një të ri gjenial dhe me këto virtyte të tij, e vlerësuan dhe e respektuan jashtëzakonisht atë.

Kështu dijetarët Molla Saidit i japin titullin “Bediuzzaman” (mrekullia e kohës). Por fillimisht këtë titull ia ka dhënë mësuesi i tij Molla Fet’hullahu.

ç) Librat e lëndëve që ka mbaruar

Librat që Bediuzzamani i mbaroi për tre muaj në moshën 13-14 vjeçare, u studijonin për 15 vjet në medrese.

Numri i këtyre librave bashkë me shpjegimet dhe shënimet arrin në njëqind.  Metoda dhe mënyra e leximit të këtyre librave prej tij është një rinovim në metodikën e medreseve. Sepse në ato kohëra nxënësit, librat e radhës i merrnin mësim fjalë për fjalë nga mësuesit e vet, metodikë e cila zgjaste 15-20 vjet. Shkak ky që muslimanët kanë humbur garën mes popujve të qytetëruar. Kurse metoda e Bediuzzamanit është që në disa mësime nxënësi të mësojë çelësin e të gjithë librave nga mësuesit, pastaj me punën e vet t’i plotësojë dijet e veta. Kështu arsimi edhe do të ecë shpejt edhe nxënësit do t’i shtohet besimi tek vetja. Në fakt në sistemin modern arsimor të ditëve të sotme kjo synohet të arrihet. Reforma metodike e Saidit që në moshë të vogël, do ta ndiqte atë për gjatë gjithë jetës së tij. Kjo gjendje e jashtëzakonshme e tij, do të përbënte hallkën e parë të zinxhirit të mirësive që do të hidhnin themelet e një ideali të së ardhmes.

 

Këto janë disa nga librat mësimorë

Emri    Tema    Autor

—------------------------------------------------------------------------------------

Emthile    Morfologji    __

Bina    ”    __

İzzi    ”    Ibrahim-uz-zeccani

Sa’deddi Shehri izzi    “    Mes’d bin Omer-i Taftazani

Merah    “    Ahmed bin ali bin mes’ud

    ___    Imami Ahmed Ebu Hanife

El-fevaid ddijaijje    Gramatik    __

Hashijetu Abdulhakim    “    Abdurrahman Xhami

El-fevaid-ddijaijje    “    Abdulgaffar

El-kafiye    “    Ibn-ul Haxhib

Netaixh-ul Efkar    

She-rhul iz’har    __    __

Iz’har    Gramatik    __

Zuhruf    “    __

Terkib    “    __

Sa’dullah Sagir    “    __

A’vamil Sherhi    “    __

Hadaik-ud Dekaik    “    Sa’dullah

Sheh-rul-Kutur    “    Abdullah Bin Hisham

Sherh-ul Mugni    “    Muhammed bin

        Abdurrahim’ul Mejlani

Elmugni    “    Ahmed bin Hasan

Mugni-t Tul-lab    Logjik    Esir’uddin el-Ebheri

Hal-lul Ma’akid    “    __

Sheh-ul Kavaid    “    Ahmed bin Muhammed

Hadaik-id Dekaik    “    __

El-Kava    “    Jusuf bin Hisham

Sherh-Metn-ush Shemsije    “    Kutbeddin-i Razi

Risalet-ul va’d    “    __

Kauli Ahmed    “    Molla Fenari

Usamet-ul Va’d    Letërsi    Ebu Bekir

Muhtasar-ul Maa’ni    __    Sa’di Taftazani

Sherh ul Akaid    Filozofi İslame    Sa’di Taftazani

Telhis    Letërsi    __

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>