Nëse është kështu, unë po të them ty: Po qe se je duke punuar dhe e ke mëditjen 100 grosh, pastaj vjen dikush dhe të thotë: “Eja të gërmosh këtu, se pas dhjetë minutash do të gjesh një gur të çmuar me vlerë 100 flori dhe një smerald”, ti a e kupton, a e kundërshton dot atë e t’i thuash se – “s’mund të vij, sepse humbas mëditjen prej 100 groshësh dhe rrisku më zvoglohet?” Se çfarë çmendurie dhe veprimi i paarsyeshëm është kjo përgjigjja jote, me siguri do ta kuptosh. Po kështu nëse ti punon për ekzistencën në kopështin tuaj, mirëpo nëse nuk i fal farzet e namazit, atëhere i tërë rezultati i punës tënde mbetet vetëm në kufinjtë e brendshëm të kësaj bote, atëhere mundi të shkon pa fitim të rëndësishëm dhe pa bereqet. Nëse kohën për pushimin e shpirtit dhe qetësinë e zemrës e shpenzon për të falur Namazin, atëhere sëbashku me fitimin dhe bereqetin e kësaj bote do të fitosh edhe fitimin dhe meritimin e botës së përtejshme, ku do të gjesh dy miniera shpirtërore të vlefshme.

Miniera e parë. Nga të gjitha ato pemë dhe bimë që i ke mbjellë me qëllim të mirë në kopshtin tënd, qofshin ato pemë frutore apo në lule, që japin fruta apo prodhim, nga çdo dru dhe bimë, një pjesë të sevapeve do t’i marrësh ti.

Miniera e dytë. Kushdo që ha prodhimin dhe frutat, që dalin nga ky kopsht, qofshin kafshë, njerëz, miza, tregtarë apo vjedhës, ty të shkruhet një sevap në formën e sadakasë, por me kusht që në emër të Furnizuesit të vërtetë dhe me lejen e Tij ta shpenzosh pasurinë duke ua ndarë krijesave të Tij dhe veten ta konsiderosh si një nëpunës i shpërndarjes së nimeteve të Tij.

Ja pra, shiko se sa dëm të madh ka ai që e le namazin pa falur. Ai me të vërtetë po humbet një pasuri të vlefshme, ai po humbet dy minierat e tij pa asnjë fitim. Po, namazi të jep nxitje dhe shtytje të madhe për punë në këtë jetë, ndërsa në anën tjetër po nuk fale namazin do mbetesh pa siguruar fuqinë dhe pasurinë shpirtërore për botën e amshimit. Më në fund, po qe se humb këto të dyja, ke falimentuar plotësisht. Kur të plakesh, fillon e mërzitesh prej punës dhe kalon duke brengosesh. Fillon të mendosh: “Ç’po më duhet e gjithë kjo? Unë edhe kështu, po shkoj prej kësaj bote. Përse të mundohem?” Bëhesh dembel dhe e kalon kohën në gjumin e pakujdesshëm. Mirëpo njeriu tjetër, me namaz mendon: “Unë krahas ibadetit, do të punoj me nder dhe me djersë për të dërguar më shumë dritë në varrin tim. Po kështu do të përgatis sa më tepër ushqim për botën e amëshimit (ahiret).

Përfundim: O nefsi im! Ta dish se dita e djeshme ka shkuar,por a do të mund ta arrish ditën e nesërme, (a do të jesh gjallë), sepse për këtë nuk ke kurrëfarë garantimi apo premtimi. Prandaj ditën e sotme merre për jetë të vërtetë. Së paku ndaje një orë në ditë, si paratë, që depoziton për jetën e ardhshme, duke u falur në xhami ose në saxhade. Dije se çdo ditë e re për ty dhe për çdo njeri tjetër është dera e një bote të re. Nëse nuk e fal Namazin, kjo dita jote është e errët dhe boshe. Kjo ditë në botën e amëshimit është si një dëshmitar kundra teje, sepse çdo njeri secilën ditë të kësaj jete e ka një botë të veçantë. Cilësia e kësaj bote të veçantë ka lidhje me zemrën dhe veprën e njeriut. Si në pasqyrë, kur shikon një pallat të madh, ai merr ngjyrën e pasqyrës; nëse ajo është në ngjyrë të zezë, do të duket i zi, nëse është në ngjyrë të kuqe, do të duket i kuq. Natyrisht, kjo varet nga kualiteti i qelqit të pasqyrës, po qe se është qelqi i mirë, edhe pallati duket i bukur dhe i drejtë, po qe se qelqi është i keq edhe pallati duket i keq dhe i shëmtuar. Në pasqyrën e keqe gjërat më të bukura duken të ashpra dhe të këqija, por ti me zemrën, mendjen, dijen dhe veprimin tënd mund ta ndry¬shosh gjendjen e jetës tënde dhe të të këqijave. Kështu që ti do të vihesh kundër vetvetes ose do ta mbrosh vetveten. Në qoftë se ti e fal namazin dhe kthehesh me fytyrë nga Mjeshtri i gjithësisë, me¬njëherë jeta ndriçohet. Namazi yt do të shndërrohet në një lloj drite elektrike, ndërsa qëllimi i namazit tënd merr formën e filamentit të llambës ndriçuese, e cila shpërndan errësirën nga jeta jote, kurse përzierjet, shkatërrimet, ndryshimet dhe lëvizjet brenda kësaj bote bëhen me urdhërin e All-llahut xh.sh., sipas një programi të vërtetë, të rregullt dhe të përsosur, që tregon Fuqinë e Tij, që është shpallur nepërmjet Librit të Tij dhe tregohet në këtë ajet:

"13_11032010141247.jpg"

Ky ajet është plot me dritë, që ndriçon zemrën tënde. Atë ditë jetën tënde do ta ndriçojë drita e Namazit. Po kështu, në ditën e Gjykimit Namazi yt me dritë verbuese,do të dëshmojë për ty.

Ki kujdes e mos thuaj kush është Namazi im dhe kush është namaz i vërtetë, sepse qoftë edhe fara e një hurme vetvetiu tregon cilësinë e pemës së vet. Dallimi i cilësisë së namazit është vetëm në përmbajtjen e shkurtër, në thelbin dhe hollësitë e tij. Namazi i njerëzve të thjeshtë, siç jemi unë dhe ti, edhe pse nuk ndjejmë kënaqësi si në namazin e njerëzve të devotshëm (evlijatë), edhe ky ka marrë pjesë nga drita e namazit të vërtetë.

Namazi ekziston në shkallë të ndryshme, për të ndriçuar lartësinë e njeriut, ashtu siç ekziston dallimi i farës së hurmës prej pemës së saj të madhe. Ndoshta shkallët e namazit mund të jenë në shumë gradë, por në të gjitha këto shkallë gjendet themeli i dritës së namazit të vërtetë.

"13_11032010141250.jpg"

FUNDI I FJALËS SË KATËRMBËDHJETË

"13_11032010141253.jpg"

Një mësim dhe një vërejtje për kokat e pakujdesshme.

O nefsi im fatzi, ti që veten e ke vënë në një gjumë të pakujdesshëm dhe je dhënë pas kësaj bote dhe pas kësaj jete të ëmbël, duke e harruar botën e amëshimit (ahiretin). A e di se kujt i përngjan? Atij strucit, shpendit gjigand, i cili kur sheh gjuetarin, nuk mund të fluturojë dhe për të mos e parë gjuetarin ai, e fut kokën në rërë duke harruar se trupi i tij i madh ka mbetur jashtë. Gjuetari e sheh, por ai nuk e sheh gjuetarin, sepse sytë i ka mbuluar në rërë.

O nefsi im! Në qoftë se e lexon me vëmendje shembullin e parashtruar më poshtë, do t’a kuptosh se pikëpamjet e tua të lidhura vetëm me këtë botë, jetën e lumtur e shndërrojnë në hidhërim dhe dhimbje.

Në fshatin Barla ndodheshin dy njerëz. Njërit të gjithë të afërmit dhe miqtë i kishin shkuar në Stamboll, ku jetonin mirë. Vetëm ky kishte mbetur në fshat, por edhe ky së shpejti do të largohej. Në pritje për t’u nisur, ky njeri ishte përmalluar për Stambollin dhe të gjithë kohën mendja i rrinte atje, sepse kishte dëshirë të takohej me dashamirët e vet. Kur i thanë: “Nisu në Stamboll”, ai mezi pret dhe niset i gëzuar e duke qeshur.

Kurse dashamirët e njeriut tjetër, nëntëdhjete¬nëntë për qind ishin larguar nga ky vend. Disa prej tyre kishin humbur, disa ishin nisur në një vend ku as nuk mund të na shohin, as s’mund t’i shohim. Thuhet se janë zhdukur apo kanë hyrë në errësirë. Ky njeri i mjerë, pa ndihmë, ka mbetur vetëm, je¬ton si mysafir, duke gënjyer vetveten për të gjetur ngushëllim. Me këtë ai mundohet të mbyllë varrën e dhimbjeve që ndjen nga ndarja prej të afërmve.

O nefsi im! Duhet të dish se të gjithë dashamirët tuaj me në krye më të dashurin e All-llahut xh.sh., Muhammedin (a.s.m.), tani janë në jetën e varrit. Këtu kanë mbetur një ose dy njerëz, por edhe ata një ditë do të shkojnë në jetën e për¬hershme. Nga vdekja mos u frikëso, as mos u trishto dhe mos e kthe kokën në anën tjetër, por trimërisht shikoje varrin dhe dëgjo çfarë kërkon vdekja! Me buzëqeshje shikoje fytyrën e vdekjes dhe pyete se çfarë dëshiron! Mos u bëj i humbur, i pakujdesshëm dhe mos i përngjaj atij njeriut tjetër.

O nefsi im! Mos thuaj: “Koha ka ndryshuar, shekulli është ndërruar”. Të gjithë janë dhënë pas kësaj bote duke u zhytur në punët e përditshme. Ata të habitur vrapojnë pas të mirave materiale duke harruar se vdekja është hak. Ndarja për në përjetësi vazhdon. Udhëtimi i njerëzve për në varr nuk ndërpritet, por shpejtohet.

Mos thuaj: “Edhe unë jam si gjithë të tjerët”, sepse ty kushdo qoftë mund të të shoqërojë vetëm deri tek dera e varrit. Ngushëllimi që mundohesh të gjesh duke thënë se nuk jam i vetëm që do të vuaj fatkeqësitë, është i pavlefshëm sepse në anën tjetër të varrit dënimi është i dhimbshëm. Gjithashtu mos e mendo veten aq të lirë dhe rehat, sepse në këtë botë, ku jemi mysafirë të përkoshëm, po të shikosh me vemendje të plotë, asgjë nuk është në gjendje të çrregullt dhe pa një qëllim të caktuar. Atëhere ti si mund të rrish pa ju përmbajtur rregullave ligjore dhe pa i realizuar detyrat e tua? Fenomenet naty¬rore, siç janë tërmetet dhe lëvizjet e planeteve në gjithësi, nuk janë të rastësishme, siç ka shkruar ai mosbesimtari. Siç e sheh edhe toka është hijeshuar me të gjitha llojet e bimëve dhe të kafshëve dhe e veshur me rroba jashtëzakonisht të bukura dhe të qëndisura. Ajo është e sajuar me të gjitha gjërat e nevojshme sipas një qëllimi dhe logjike të lartë, që funksionon me një rregullsi të përsosur, duke u sjellë nën tërheqien e gravitacionit, si ato “mevle¬vitë” që sillen rreth e rrotull nën ndikimin e mag¬netizmit, duke rënë në ashkun e All-llahut xh.sh.. Patjetër që këto fenomene natyrore bëhen me dijeninë dhe urdhërin e Zotit të Gjithëmëshirshëm, që pasurinë e përkohshme të besimtarëve e shndë¬rron në sadaka të përhershme. Ata nuk e çmojnë rëndësinë e të mirave (nimeteve) që vijnë nga All-llahu xh.sh., mëkatet e tyre i lan vetëm tërmeti.

Mirëpo do të vijë një ditë, kur kjo tokë e nënshtruar ndaj All-llahut xh.sh. nuk do t’i pranojë dhe nuk do t’i pëlqejë veprat e njerëzve, që i përu¬len vetëm materies dhe nuk falenderojnë All-llahun xh.sh.. Ata patjetër do t’i ndjekë një fatkeqësi e madhe.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 >>>