Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Pastaj u kujtova, vallë kjo fjalë a ka lidhje me temën tonë? Më ra ndër mend se në krye të fjalës;
dhe;
të gjitha janë thirrje të njerëzve të devotshëm. Këto fjalë dhe shumë të tjera, vërtetojnë temën tonë, duke theksuar rëndësinë e tyre.
P.sh. kuptimi i kësaj fjale të famshme:
Fuqia dhe Dija e All-llahut xh.sh. është përmbi të gjitha. Asgjë nuk mund të dalë jashtë dijeve dhe koncepteve të Këtij Fuqiploti. Ai është më i Madhi dhe për çdo gjë mbështetemi tek Ai. Domethënë, Ai Ringjalljen na e sjell për të na shpëtuar nga hiçi dhe na jep lumturinë e përjetshme, gjëra këto që për Fuqinë e Tij janë fare të vogla. Ai është më i Madhi dhe Madhështinë e Tij të paimagjinueshme nuk e koncepton dot mendja jonë. Qartësia e këtij ajeti:
tregon se ringjallja për Fuqinë e All-llahut xh.sh. është aq e lehtë, sa sikur të ringjallte një njeri të vetëm. Kuptimi i këtij është se është bërë si fjalë e urtë, se në raste fatkeqësish, thonim si një qëllim të vetëm fjalët: “All-llahu është i Madh! All-llahu është i Madh!” Këto fjalë të bëjnë për vete dhe janë një pikëmbështetje, prej të cilave merr fuqi dhe ngushëllohesh.
Në “Fjalën e nëntë” tregohet se fjala “All-llahu ekber”, është thelbi dhe domethënia e namazit dhe ato:
përsëriten tridhjetë e tre herë, për të sqaruar kup¬timin e këtij namazi. Këto janë fjalë ngushëlluese edhe në rastet kur shohim gjëra të çuditshme, jashtëzakonisht të mëdha dhe të bukura. Vëtëm në këtë rast e kuptojm Madhështinë e All-llahut xh.sh., pra kur të kesh parë këto pamje të mre¬kullueshme dhe kur të gjesh përgjigjen e habisë tënde për atë që ke soditur, ashtu siç është sqaruar në “Fjalën e gjashtëmbëdhjetë”:
Ashtu si në një ditë festimi, një ushtar i thjeshtë, hy së bashku me marshallin pranë mbretit, ku në kohë të tjera vetëm me anën e oficerit ka mundur ta njohë. Njëlloj edhe në kohën e haxhit çdo njeri si evlijatë, All-llahun me funksione të emrave me tituj:
fillon ta njohë dhe kështu i hapën pozitat e ma-dhështisë. Kështu shpirtin e tij që e përfshin habia, i përgjigjet fjala: përsëritja e së cilës të gjithë habive i përgjigjet dhe gjithashtu ve¬seve të rëndësishme djallëzore, i priten krejtësisht rrënjët me fjalën: Dhe pyetjes sonë të Ahiretit saktësisht na përgjigjet fjala: duke e bërë të ditur Ringjalljen dhe duke e bërë të nevojshme Atë. Më pas vazhdon: “Po të mos ishte Jeta e Mbrapme, unë do të isha një gjë e pakuptimtë, sepse prej pafillimsisë deri në përjetësi, kush ka falenderuar, të gjitha ato falenderime i kanë shkuar në llogari të All-llahut xh.sh. të Madhëruar. Lumturia e Përjetshme bëhet shkak, që mirësitë të marrin vlerën e duhur, ekzistencën e Përjetësisë.
Të zotëruarit e vetëdijes, përsëri nuk mund të të shpëtojnë nga brengat e humbjes. Vetëm besimi në ekzistencën e jetës tjetër, mund të ta heqë këtë vuajtje. Çdo besimtar është i urdhëruar, që çdo ditë në namazet që i falë, të thotë të paktën njëqind e pesëdhjetë herë:
dhe kuptimi i kësaj shprehje është një falenderim i pafundëm, që zgjat prej pafillimsisë deri në për¬jetësi. Kjo është një parapagesë e jetës së lumtur të parajsës. Ky falenderim nuk përcaktohet vetëm për këtë jetë me brenga. Pra po qe se kjo bëhet shkaku i mirësive të jetës tjetër, falenderon përsëri duke e përsëritur atë. Fjala e amshuar:
që ka kuptimin: All-llahu i Madhëruar është larg të metave, Ai nuk ka shok, gabime, mangësi, mizori, dobësi, mosmirënjohje, kërkesa, nevoja, tradhëti dhe është shumë larg prej të gjitha gjërave të këqija. Ato bien në kundërshtim me Përsosmërinë, Bukurinë dhe Madhështinë e mbretërisë së Tij. Kjo fjalë jep kushtimin se All-llahu xh.sh. ka përgatitur një xhennet të përhershëm për jetën tjetër. Përsëri siç është vërtetuar më parë, po të mos ishte lum¬turia e përjetshme, edhe Mbretëria, Përsos¬më¬ria, Madhështia, Bukuria dhe Mëshira e Tij, do të njollosej me gabimet dhe mangësitë. Si ato tre Fjalë të Bukura që përmendëm edhe këto, si:
dhe shumë të tjera, janë thelbi dhe baza e besimit. Ashtu siç është zbuluar përbërja kimike e sheqerit dhe e mishit, në këtë kohë edhe përmbledhja e the¬meleve të besimit dhe Kur’anit, në ato tre Fjalë të Bukura, ndriçojnë si diamant në krye të disa kapi¬tujve dhe janë burimi i Risale-i Nurit. Këto fjalë më janë ngulur në zemrën time dhe tregojnë do-methënien e tyre të amshuar. Nga tridhjetë e tre herë që përsëriten këto fjalë, Subhanallah, Elham¬dulil-lah dhe All-llahu ekber, në të pesë namazet, të fusin në një rreth, ku marrin pjesë njëqind milionë njerëz. Këto fjalë e kanë marrur kushtimin tek Shenjtëria dhe Adhurimi i Hz. Muhammedit (a.s.m.), që i ka përsëritur që më parë këto fjalë pas çdo namazi.
Tani e kupton sevapin e këtyre fjalëve që për¬së¬riten nga tridhjetë e tre herë në çdo namaz dhe që janë thelbi dhe përmbledhja e Kur’anit të Famshëm dhe besimit?
O vëlla! Mundohu të mos ndahesh nga ky rreth i dobishëm!
Në fillim të këtij libri, në çështjen e parë, me-gjithëse paraqitëm një mësim të mirë rreth namazit, krejt pa pritur në fund të tij, ai u bë shumë i rëndësishëm dhe një “tespihat” për këtë namaz.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>