Ndarja e namazit në pesë intervale të caktuara është mençuri dhe filozofi e madhe e All-llahut të Lartmadhëruar.

13_11032010141240.jpg

Ti je i Patëmeta, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti. Vërtetë Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti.

O All-llah, e nderojmë dhe i bëjmë selam Atij që i ke dërguar robëve të Tu si mësues, për t’ua njohur cilësitë e Tua, të na mësojë si të të adhurojmë Ty, të na mësojë thesaret e Emrave të Tu të Bukura, të na sqarojë argumentin e madh, librin e Gjithësisë dhe të bëhemi adhurues të Edukatorit të Bukur. Selam dhe nderime familjes së Tij të pastër dhe të gjithë shokëve të Tij. O më i Mëshirshmi i mëshiruesve! Merrna nën mëshirën Tënde të pashterrshme, neve dhe të gjithë besimtarët e besimtaret. Amin... (21-22, Bakara)

FJALA E NJËZETENJËTË

13_11032010141244.jpg

Njëherë një njeri i moshuar, i shëndetshëm dhe me pozitë të lartë m’u drejtua dhe më tha: “Namazi është ibadet i mirë, por të falesh pesë herë në ditë është shumë”.

Pasi kaloi një kohë, unë e pyeta nefsin tim. U habita, kur dëgjova se edhe ai të njëjtat fjalë më tha. Vura re se edhe ai me veshët e përtacit po merrte të njëjtin mësim nga shejtani. U binda se ai njeriu kishte folur në emër të të gjitha nefseve. Atëherë unë i thashë: “Edhe nefsi im kështu gjykon! Ai që nuk mund të pastrojë veten, nuk mund të përmirësojë kërkënd”. Meqë ishte kështu, vendosa t’ia filloj nga nefsi im dhe thashë: “O nefsi im! Dëgjo këto pesë vërejtje, si kundërpër¬gjigje të fjalëve që më ke thënë në gjumin e pakujdesshëm, sepse ti tani ndodhesh në batakun e injorancës apo në shtratin e përtacit”.

VËREJTJA E PARË: O nefsi im i pafat! Vallë a mos do të jetosh përgjithmonë? A ke ndon¬jë farë garancie (argument) të sigurtë se do të jetosh deri në vitin e ardhshëm apo deri nesër? Ajo që ty të mërzit është paqartësia për jetën e për¬hershme, sepse ty ta ka qejfi që të jetosh për¬gjithmonë në këtë botë. Sikur ta dije se jeta jote është e shkurtër dhe po e kalon duke u marrë me gjëra boshe, atëhere një nga të njëzet e katër orët e ditës do ta shpenzoje në një shërbim të vlefshëm, të mëshirshëm, të bukur dhe shumë të rëndësishëm për jetën e vërtetë dhe të përhershme (Ahiret). Në këtë mënyrë falja e Namazit do të bëhej një dëshirë e mirëfilltë shpirtërore dhe një kënaqësi e madhe, ndërsa mërzitja do të qëndronte larg, në vendin e vet.

VËREJTJA E DYTË: O nefsi im i pangopur! Ti çdo ditë ha ushqim, pi ujë dhe merr ajër të pastër. Këto gjëra a të mërzisin? Pra ato nuk të mërzitin, sepse nevoja për të ngrënë përsëritet rregullisht, bile ke edhe oreks, shije dhe kënaqësi.

Nëse është kështu, atëhere ta dish se edhe falja e Namazit është ushqimi i zemrës, uji i shpirtit dhe ajri i organeve të frymëmarrjes, që janë shokët e tu në trupin tim, or nefs. Prandaj, namazi nuk duhet të të mërzisë. Edhe zemra jote që është nën ndikimin dhe presionin e vazhdueshëm për plotësimin e dëshirave, mund të kurohet, nëse me lutjet e na¬mazit troket në derën e All-llahut Fuqiplotë dhe të Gjithëmëshirshëm. Në këtë botë të përkohshme, kur shumë shpejt ndahemi të pikëlluar, dëgjohet britma e këtij shpirti, mirëpo burimi i ushqimit dhe i ujit jetësor për të dhe për të gjitha krijesat e tjera gjendet vetëm në mëshirën e All-llahut të Madhë¬ruar. Këtë Mëshirë mund ta përfitojmë ve¬tëm me përkushtimin dhe me faljen e rregullt të namazit. Pastaj njeriu gjithnjë ballafaqohet me brenga, pre¬sione, dhunë dhe situata të vështira të kësaj bote, prandaj ai ka shumë nevojë për frymëmarrje të qetë dhe qëndrueshmëri shpirtërore dhe psiqike gjatë veprimtarisë ditore. Këtë frymëmarrje të nevojsh¬me mund ta marrë vetëm përmes dritares së namazit.

VËREJTJA E TRETË: O nefsi im i paduruar! Si thua, a është mençuri që sot të tregojmë padurim dhe shqetësim për vështirësitë e adhurimit dhe të namazit, që e kemi falur prej kohësh, si dhe për vujatjet dhe fatkeqësitë që na ndodhin? Po kështu, a është mençuri të tregojmë padurim dhe të para¬mendojmë vështirësitë për të ardhmen, lidhur me faljen e Namazit?

Padurimi yt i ngjan sjelljes së një komandanti të krisur, që s’ka logjikë të shëndoshë. Ai i kishte dërguar ushtarët e vet në krahun e djathtë të ar¬mikut, në kohën kur krahu i djathtë i armikut u ishte dorëzuar forcave të tij. Me këtë veprim ai e kishte dobësuar pozitën dhe qëndresën e ushtrisë. Pastaj, pa qenë e nevojshme, i dërgon ushtarët në krahun e majtë, ku ende nuk kishte arritur ushtria e armikut. Kur e merr vesh armiku dhe e kupton këtë hallakatje, menjëherë e sulmon qendrën e tij dhe e shkatërron. Prandaj edhe ti o nefs i paduruar, i ngjan këtij komandanti të paduruar. Duhet ta dish se vështirësitë e së kaluarës sot janë shndërruar në mëshirë të vërtetë. Dhimbjet të kanë kaluar, gjen¬dja e rëndë është shndërruar në fisnkëri dhe dëmti¬met në sevape. Prandaj mërzitja nuk të vjen nga Namazi, përkundrazi, vetëm begatia dhe kënaqësia vijnë prej tij. Ai ndriçon shpirtin e njeriut, duke e freskuar dhe drejtuar në rrugën e shpëtimit. Të mendosh për të ardhmen, e cila ende nuk ka mbërritur, të brengosesh dhe të nevrikosesh për shkak të saj, është sikur të fillojmë e të bërtasim, për shkak të urisë dhe etjes së ditëve që do të vijnë duke menduar se s’do të kemi as bukë, as ujë. Meqenëse realiteti është kështu, nëse je i mençur, mendo vetëm për çështjen e ibadetit (adhurimit) të sotëm dhe thuaj: “Vendosa që një orë të kësaj dite ta shpenzoj për një detyrë fisnike, shumë të vlefshme dhe të lehtë”. Kështu plogështia dhe për¬tacia jote do të shndërrohen në një aktivitet të dobi¬shëm dhe të rëndësishëm. O nefsi im i paduruar! Që tani ti je ngarkuar me tre durime:

Durimi i parë është bindja dhe nënshtrimi ndaj All-llahut xh.sh., për të plotësuar detyrat që të ka ngarkuar.

Durimi i dytë është përmbajtja ndaj mëkateve (gjynaheve).

Durimi i tretë është përmbajtja apo të kesh sabër, përballë fatkeqësive dhe vështirësive. Nëse je i mençur, për udhërrëfyes merr shembullin e vërtetë që parashtruam më sipër dhe pastaj me guxim të madh thuaj: “Ja Sabur” dhe përnjëherësh merr tre durime mbi vete. Nëse forcën e Durimit, që ta ka dhënë ty All-llahu i Madhëruar nuk e harxhon në rrugë të gabuar, ajo mjafton për të përballuar të gjitha vështirësitë dhe fatkeqësitë. Me këtë forcë vazhdo të qëndrosh.

VËREJTJA E KATËRT: A thua përkushtimi i ibadetit (adhurimit) ndaj All-llahut xh.sh. është pa rezultat? Shpërblimi (fitimi) i këtij adhurimi të duket se është i vogël, meqenëse kjo detyrë ty të mërzit. Po në qoftë se një njeri të premton ca para  të kërcënon për të punuar deri në mbrëmje, ti a do të punosh pa u mërzitur? A nuk e di se namazi është një farë diplome, që në ditën e Gjykimit (Mah’sher) do të shndërrohet në dritë dhe në mjete transporti (Nur dhe Burak), me anë të të cilave do të kalohet nepër “Urën e Siratit”? Vallë, a mos të duket se namazi është pa kurrfarë rezultati dhe fitimi prej tij është i vogël?

Nëse një njeri të premton një dhuratë me vlerë prej 100 lirash dhe të detyron të punosh 100 ditë, ti duke u mbështetur në besimin ndaj tij, do të punosh pa u mërzitur edhe pse premtimi i tij mund të mos realizohet. Po në qoftë se All-llahut i Madhëruar, i Cili gjithnjë i mban premtimet e veta, të premton një shpërblim apo një dhuratë në vlerën e xhennetit dhe një lumturi të paskajshme, po me kusht që të punosh shumë pak kohë, në një detyrë të bukur në shërbim të Tij, mirëpo ti s’e kryen si duhet detyrën, ose e bën pa vullnet dhe me mërzi, apo nuk e kryen fare, duke e zhvlerësuar shpërblimin dhe dhuratën e Tij që të ka premtuar, vallë, a nuk kujtohesh njëherë se do të meritosh dënim të rëndë? Nga frika e burgut të kësaj bote, pa u mërzitur dhe pa përtaci po shërben në punë më të rënda, por është për t’u habitur, se si nuk të nxit frika e burgut të përjetshëm, siç është xhehennemi (ferri), që të punosh për më të bukurin dhe më të vlefshmin shërbim.

VËRËJTJA E PESTË: O ti nefsi im që adhuron botën! Çfarë mendon, a thua se plogështia jote për të bërë ibadetet dhe shmangia jote nga Namazi janë nga shkaku i punëve të shumta që ke në këtë botë? Apo nuk po gjen kohë, meqë je i zënë me sigurimin dhe ekzistencën e jetës? Ti mendon se je krijuar vetëm për këtë botë, meqenëse tërë kohën asaj ia kushton. Nga të gjitha krijesat, ti je krijesa më e mençur dhe më e përsosur, mirëpo ta dish se po ta shpenzosh kohën vetëm për sigurimin e kënaqësive të jetës materiale të kësaj bote, atëhere me fuqinë tënde dhe me këto kënaqësi s’mund të arrish as mundësitë e zogut më të vogël të pyllit. Përse nuk mundohesh ta kuptosh ose të marrësh mësim se detyra parësore e njeriut nuk është që të mundojë veten si kafshë, por të jetojë si njeri i vërtetë, me shpirt të fisnikëruar, duke u edukuar, punuar dhe u përgatitur për jetën e vërtetë e të përhershme. Lidhur me hallet dhe problemet e mëdha të kësaj bote, për sigurimin e jetës shumica prej tyre nuk varen nga ti; janë punë të padobishme dhe shpeshherë e humbet kohën pa ndonjë qëllim. Ti po i anashkalon punët më të rëndësishme. Duke u marrë me vogëlsira e kalon kohën kot, sikur do të jetosh njëmijë vjet. Po merresh me gjëra pa vlerë, si p.sh.: “Sa pula ka Amerika apo si është planeti Saturn?”-e gjëra të tjera të ngjashme. Në këtë mënyrë kohën e vlefshme e kalon për gjëra të pavlefshme. Të duket sikur je duke e përparuar apo zhvilluar një teori të shkencave astronomike, apo të shkencave të statis¬tikës. Ti kërkon të justifikohesh kur thua: “Unë nuk mund ta fal namazin, për shkak se kam punë më të rëndësishme, ose për shkak të sigurimit të nevojave për ekzistencën e jetës”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 >>>