Shpjegimet e këtyre çështjeve nevojitet të jenë të thjeshta, ndërsa ato duke u shpikur shumë shpesh, kanë nevojë për ekspertizë, por në fakt ato po mbartin mjeshtri superiore. Si argument shih sëndukët e pajisjeve të drurëve që kanë hijeshuar botën, pra farërat që mbartin programin dhe his¬torinë e drurëve. Shih edhe elementet e ndryshme që në fakt nevojitin mosbashkimin. Ndërsa ato bashkohen si jo më mirë. Si argument shihi bimët që janë mbjellë nëpër sipërfaqen e botës.

Farërat duke mbartur elementet e përbashkëta, prapë në kohën e lulëzimit, me një gjendje supe¬riore ndahen sipas urdhërit që kanë marrë; dhe ele¬mentet e ndryshme kur hyjnë nëpër drurë, ndahen dhe bëhen gjethe, lule dhe fruta. Ushqimet e ndryshme që hyjnë në stomakun e njeriut, bëhen shqisa dhe organe të ndryshme. Pra shihi nëpër to si argument, fuqinë e Zotit xh.sh..

Fenomenet e shumta kur zotërohen lirë, duhet të jenë pa vlerë dhe pa rëndësi, ndërsa Fuqiploti me krijimet e shumta, në çdo krijesë po mbart vlera të shtrenjta. Tani si argument të çuditshëm shihe mjeshtrinë e Zotit nëpër tryeza dhe në frutin e mollës. Nëpër këto mjeshtri shihe mëshirën e Mëshirëplotit.

Tashmë në të gjithë sipërfaqen e tokës gjërat e vlefshme janë lirë; ato megjithëse të lira dhe komp¬lekse, ndahen pastër; dhe edhe pse të largëta nga njëra-tjetra, përngjajnë dhe pajtohen së tepërmi. Përsëri duke qenë kështu të krijuara me kujdes, shumë lehtë dhe me projekte preçize, janë shumë të bukura dhe ekonomike. Pra tërësia e këtyre është padyshim si dita që tregon dritën dhe drita diellin. Edhe këto medoemos tregojnë fuqinë e Fuqiplotit Madhështor, Edukatën e të Gjithëdijshmit të përso¬sur dhe Njësimin e të Gjithëmëshirshmit të Bukur.

Këto tregojnë sekretin e ajetit

"11_25022010010504.jpg"

Tani o ti injorant i pafat, i pakujdesshëm e inatçor dhe që nuk di të vlerësosh, me çfarë na i shpjegon këto? Ku i mbështet këto mjeshtri? Me ç’ka mund ta mbyllësh këtë dritare që është në madhësinë e rruzullit? Thirre rastësinë dhe shokun tënd të pavetëdije, pra natyrën në të cilën je mbësh¬tetur. A ka mundësi që këto sende të krijohen nga ato që po më thua, a nuk është njëqind herë e pamundur?! Këto punë superiore t’ia mbështesësh natyrës, a nuk është njëmijë herë e pamundur? Përndryshe, për të krijuar secilin send, natyra duhet të krijojë makina të shumëllojshme.

?

DRITARJA E TETËMBËDHJETË

"11_25022010011056.jpg"

Shiko këtë shembull që është edhe në “Fjalën e njëzetedytë”: Po qe se e sheh mjeshtrinë superiore në një vilë të bukur dhe të rregullt, me siguri ajo jep shenjën e punës së një mjeshtrit të ndërtesës dhe puna e përsosur tregon për një ekspert të kësaj fushe dhe një ekspert i një profesioni, mban cilësitë e funksionit të një fushe. Pra të gjtha punët që janë të përsosura, janë rezultat i shpirtit dhe i cilësive të përsosura. Njëlloj edhe këto mjeshtri që janë në sipërfaqen e tokës, bile edhe veprimet e rregullta dhe ato superiore, na tregojnë shumë qartë për një Mjeshtër gjenial, të cilat na japin shenjë për një Gjeni që titullohet më shumë Emra të Bukur dhe me funksione të jashtëzakonshme, sepse nuk është e mundur që një punë superiore të bëhet pa një rregullator. Po qe se në të vërtetë këto funksione të përsosura bëhen të njohura, atëherë me siguri ato janë shenjat e punëve, sepse titujt dhe emrat bu¬roj¬në nga një funksion superior, që nuk lënë dyshim se kanë dalë nga qëllime të të zotit të funksionit dhe këto tregojnë se në të vërtetë është një Fuqiplotë që i bën këto. Tani universi ku duket kjo mjeshtri superiore, një nga një po jep shenjën e mjeshtrit, titullit dhe emrit. Emri i funksionit, ashtu siç dëshmon një nga një për një person dhe për Njësinë e një Mjeshtri të Madhërishëm, ashtu edhe tërësia e tyre dhe sasia e karvaneve të tyre është argument i paarritshëm që s’mund t’i afrohet kurr¬farë dyshimi, për të mohuar mjeshtrin e tyre.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>