Njeriu në këtë botë ka ardhur që duke studiuar të mësojë dhe me lutje e besim tek All-llahu xh.sh., të përsoset vazhdimisht. Cilësitë dhe aftësitë e çdo gjëje varen nga dituria që njeriu ka ardhë për të, bile miniera, drita dhe shpirti i të gjitha diturive të vërteta, është prania dhe dijenia e ekzistencës së Zotit xh.sh., “Marifetull-llah” (zgjerimi i diturisë në ekzistencën e Tij), thelbi i të cilit është Njësimi i Zotit xh.sh. si Një dhe vetëm Një.

Njeriu është i pajisur me pafuqi dhe varfëri të pafundme. Atij gjithë jeta i duhet për t’u pajisur dhe kompletuar, për t’u përballur me vështirësi të mëdha dhe të pallogaritshme. Ky vlerësim i tij të lë të kuptosh se për të përmbushur detyrat e tij të pashterrshme dhe për të ekuilibruar pafuqinë e tij, njeriu si detyrë parësore ka Besimin e pastër ndaj Krijuesit të tij, All-llahu xh.sh.. Njeriu Atij duhet të lutet përjetësisht. Baza e duasë, të lutjes, është adhurimi, ash¬tu si dora e një fëmije, e cila, që në fillim të jetës së vet nuk mund të plotësojë nevojat e veta më elementare. Për të përmbushur kërkesat e tij fëminore ai qan apo grindet, gjersa prindërit t’ia plo¬tësojnë ato. Kjo duhet kuptuar se jo vetëm me veprim, por edhe me gjuhën e paaftësisë ai lutet në një farë mënyrë që fëmija të arrije qëllimet e veta.

Edhe i rrituri duhet të përdoroje këtë metodë. Sepse njeriu midis qënieve të gjalla është më naziku dhe më i përkëdheluari. Ngjan shumë me fëmijën e vet. Do apo nuk do, në derën e Mëshirës së të Plotfuqishmit duhet të trokasë. Me dobësinë apo pafuqinë e tij, ai do të shkojë drejt saj për të plotësuar qëllimet dhe dëshirat e veta. Për të arritur këto nevoja njeriu nuk duhet të qajë si fëmijë, por do të lutet tek Krijuesi i tij. Duhet që nëpërmjet lutjes t’i shprehë Atij mirënjohjen dhe falënde¬ri¬min, për të gjitha ato qëniet, që Ai i ka vënë në shër-bimin e njeriut. Të veprosh ndryshe, pra të mos shpallësh këto falende¬rime ndaj All-llahut, nuk është brenda logjikës njerë¬zore. Nuk duhet të bëhesh si një fëmijë që në njërën anë ulërin prej pickimit të një insekti dhe nga ana tjetër në inat e sipër thotë që: “Unë me fuqinë dhe logjikën time i bëra të më shërbejnë mua këto qënie, edhe pse janë disa herë apo disa mijëra herë më të mëdha dhe më të fuqishme se unë. Me logjikën time këto qënie të pasjellshme i bëra të nënshtrohen dhe të binden ndaj meje!”

Të pranosh këtë fakt, ti bën një çmenduri dhe bukëshkalje, duke mohuar cilësitë njerëzore, të cilat nuk pajtohen me vlerësimin tënd dhe nuk meriton tjetër, veçse një dënim të tmerrshëm.

Pamja e pestë:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>