THEMELI I TRETË

Çfarë kulture u garanton filozofia materialiste në jetën shoqërore nxënësve të saj?

Ja pra, filozofia e kulturës materialiste, në jetën shoqërore njerëzit i shtyn të mbështeten në forcën, qëllimi kryesor tek ata është interesi. Në jetën e tyre, principi është luftim. Popullin ndërmjet vetes e lidh me kombin nacionalizmin negativ. Po shtrohet pyetja: Çfarë rezultati pritet prej tyre? T’i plotësojnë veset epshore! Por në këtë rast i shtohen nevojat e tyre. Ndërsa rezultati i forcës është dhuna. Të mendosh vetëm interesin nuk është realizëm, sepse kur nuk mund t’i zotërosh ato që kërkon, duhet të bësh debat. Po kur ta kesh parim luftën, atëherë duhet të ndeshesh me të tjerët. Po Nacionalizmi-shovinizmi ngjallet duke përpirë të tjera kombët, kurse ajo është dhunë. Këto që ua rradhitëm janë shkak i zhdukjes së lumturisë së popujve.

Por kultura e Kur’anit pikëmbështetjen e ka tek drejtësia dhe jo tek forca. Qëllimi i përpjekjes është jo interesi por sjellja, virtyti, devotshmeria dhe kënaqësia e All-llahut xh. sh. Tek kultura e Kur’anit qëllimi i jetës së popullit nuk është lufta, por tek ta sundon ndihma mes njeri-tjetrit. Por popullin për t’i lidhur me njëri-tjetrin nuk ka nevojë për nacionalizmin negativ e shovinizëmin, por ato lidhen rreth fesë dhe Atdheut. Qëllimi kryesor tek muslimanët është t’i pengojë dëshirat e veseve epshore, duke nxitur lartësimin e shpirtit.

Pra, që njeriu të arrijë në vendin e duhur, atë e shtyn të lartësojë me virtyte dhe me moralin e përsosur dhe duke bashkuar me vëllzërit musliman, duke ndihmuar besimtarët. Besimtarin dhe fenë islame i lulëzojnë virtytet e bukura, që i garantojnë njerëzve vëllazërimin në mes tyre dhe duke ia vënë frerin veseve e nxit shpirtin të lartësohet që të arrijë lumturinë e të dy jetëve.

* * *

POZITA E DYTË E TË TREMBËDHJETËS FJALË

5_24022010151201.jpg

(Është një bisedë me disa të rinj që akoma nuk kanë humbur mendjen përballë sulmeve të intrigave).

Nga disa të rinj shtrohet pyetja: “Si mund të shpëtojmë jetën e ahiretit nga këto mashtrime të lojrave tërheqëse që intrigat e ndryshme përpiqen të na tërheqin për të devijuar vazhdimisht veset tona epshore?”

Unë, në emër të personalitetit të Risle-i Nurit iu përgjegja në këtë mënyrë të rinjve që kërkonin medet nga Risale-i Nuri:

Përpara çdo personi është varri, që askush nuk mund ta mohojë dhe që patjetër do të shkojë në të. Dhe perveç tri rrugëve nuk shkohet në të.

Rruga e parë: për besimtarin varri është një derë e një bote më të shndritshme se kjo botë.

Rruga e dytë: Dera e varrit për ata që kanë rë në devijim, që nuk veprojnë sipas besimit të tyre është një burgosje në vetmi.

Rruga e tretë: Dera e varrit për ata që nuk besojnë në ringjalljen është një ekzekutim i përjetshëm. Sepse ata nuk kanë besuar se do të ringjallen… Domethënë: Si për veten e tyre (të mosbesimtarëve), gjithashtu mohuesët ndiejn dhëmje edhe për të gjithë afërmit e tyre, sepse në besimin e tyre vdekja për secilin është një ekzekutim i përjetshëm.

Sipas drejtimit të besimit të tyre do të bëhet edhe dënimi i tyre: këto dy alternativa janë aq të qarta sa që nuk duan fare argument. Meqë vdekja është e fshehtë, ajo mund të vijë në çdo çast t’ua presë kokën njerëzve, duke mos ndarë fare të riun nga plaku.

Përballë kësaj çështjeje të madhe të ekzukutimit, që njeriu e ka vazhdimisht parasysh; pra përballë kësaj varjeje të pafundme, a nuk duhet që njeriu i paaftë nga kjo çështje të kërkojë një derë shpëtimi, që derën e varrit për veten e tij ta kthejë në dritë dhe ta gëzoje atë në lumturinë e përjetshme?!.

Këtë të vërtetë të saktë, që do të realizohet vetëm me këto tri rrugët e kanë lajmëruar njëqindenjëzet e katër mijë Profetë. Duke pasur në dorë mrekullitë për të vërtetuar se ato janë argumente të sakta, duke mbajtur rrugën e tyre këtë lajm e kanë dhënë edhe miliona evlija (njerëzit e shenjtë). Këtë lajm kanë dhënë edhe shumë persona (numri i të cilëve nuk kufizohet) që kanë pasuar rrugën e vertetë dhe njëri prej të cilëve është Risale-i Nuri, që duke argumentuar ua përgjigjet pyetjeje kohës sonë. Këto të gjitha me një saktësi të pamohueshme argumentojnë, duke shpresuar me një shpresë të shkallës së lartë të 99%, që besimi është i vetmi shkak që njërëzit mund t’i shpëtojë nga ekzekutimi dhe nga dënime të tmerrshme dhe t’i çojë njerëzit në lumturinë përrallore dhe të përjetshme. Pra e kuptuat se të gjithë këto personolitete të shkëlqyer së bashku, theksojnë se njeriun mund ta shpëtojë vetëm besimi dhe përkulja ndaj urdhërave të Krijuesit.

Vallë, në qoftë se merret parasysh fjala e një personi që lajmëron rrezikun në një rrugë me mundësi 1%, dhe nga frika e saj na humb oreksi i ngrënijes sonë, atëherë mendoni vetë se sa duhet të interesohemi për fjalën që paralajmërojnë qindramijëra personalitete të kësaj fushe, që është drejtë pa kurrfarë gënjeshtre, që na argumentojnë me saktësinë e fortë të 100% -shit duke na thënë se dera e varrit për mosbesimtarin dhe për ata që kanë rënë në devijim është ekzekutim dhe burg në errësirën e përjetshme, dhe që, me të njëjtën saktësi, argumentojnë edhe se rruga për të shpëtuar nga këto ndëshkime që i kemi parasysh është vetëm besimi dhe adhurimi ndaj All-llahut të Madhëruar; pra na lajmërojnë se derën e varrit besimi e kthen në një rrugë që shkohet në lumturinë përrallore të jetës së përjetshme.

Pra përballë kësaj çështjeje të madhe është e habitshme dhe e trishtueshme që qëndron ky njeri i pafat, veçanërisht muslimani, po qe se nuk ka mundur të zotërojë besimin që ta adhurojë All-llahun xh. sh.. Tani po ju pyesi: sikur t’i japësh begatitë të botës një njeriut të vetëm, a ka mundësi ta kënaqësh atë në një kohë që ai është duke qëndruar para vdekjes së tmerrshme, e cila është vazhdimisht duke e tmerruar atë?

Meqë na e humbin shijen e jetës pleqëria, sëmundjet, fatkeqësitë e vdekja që na kanë rrethuar nga çdo anë, për ata që kanë rë në devijim dhe jetojnë të çfrenuar, edhe pse marrin qindra mijëra kënaqësira, prapë në zemrën e tyre jeton një xhehennem që i djeg vazhdimisht. Por pëlhura e trashë që vjen nga pakujdesia nuk i lejon ta ndiejnë dhimbjen për një kohë të shkurtër.

Dhe meqë për besimtarët dhe për ata që urdhërat e All-llahut i çon në vend, vdekja është një lajm për një gëzim të madh që lajmëron se: Nga llotaria e caktimit të Zotit atij i kanë rënë miliarda florinj e xhevahire, që vdekja duke e gëzuar pa masë besimtarin e paralajmëron vazhdimisht atë duke i thonë: “Eja merre letrën e shpëtimit”. Pra, ky gëzim shpirtëror është një gëzim i tillë që po të ishte e mundur për zotin e tij të bëhet fara, bëhet një xhennet i veçantë. Tani pas këtyre tregimeve mund të më tregoni se si braktiset kjo mirësi e madhe e besimit për të shkuar pas veseve liga që e shtyjnë njeriun, veçanërisht rininë, të bëjë punë të pahijshme; Ato shije që vijnë nga veset shfrenuara janë si mjaltë me helm që njeriun e zbresin në nivel njëqind herë më të ulët se kafsha, ku gjendja e tij është edhe më e keqe se gjendja e mosbesimtarëve të feve të tjera.

Sepse ato edhe po të mohojnë Profetin e fundit mund të zënë besë Profeteve të tjerë, po të mohojnë Profetët, mund të zëjnë besë në Zotin e madhëruar, edhe po të mohojnë Zotin xh. sh. tek ta prapë mund të mbesë ndonjë virtyt për përsosshmërinë e njerëzimit. Por muslimani, që me anën e Hz. Muhammedit (a.s.m.) ka mundur t’i besojë All-llahut xh. sh., Profetëve alejhimusselam dhe tërë përsosmërive, kur të dalë nga zinxhiri i edukatës së Muhammedit (a.s.m.) nuk beson më as një Profetit duke mohuar edhe All-llahun e Madhëruar dhe tek ai nuk mbetet më kurfarë virtyti i dobishëm. Sepse ai ka dalë nga zinxhiri i një Profeti (a s m), që është më i madhi dhe është vula e Profetëve; ligji i të cilit është i botëkuptimit që mrekullitë dhe feja e Tij është përmbi të gjitha fetë tjera. Sepse që prej 14 shekujsh Hz. Muhammedi (a.s.m.) e ka vërtetuar se është mësuesi dhe lavdia njerëzimit. Pra s’ka dyshim se kush shkëputet nga ky personalitet, ai jeton duke mos parë më ndonjë grimcë dritë dhe zhytet në errësirën më të madhe.

Tani, o ju që adhuroni shijet e botës së përkohshme dhe o ju të pafatët që thoni se si do të më bëhet halli në të ardhmen dhe përpiqeni ditë e natë vetëm për ardhmërinë fizike! Në qoftë se kërkoni kënaqësitë, lumturitë, shijet e rehatitë e kësaj jete, për ju le të mjaftojnë shijet në rrethin që ka lejuar Krijuesi i Juaj. Përveç saj mos kërkoni gjë se, sigurisht me tregimin e parë e keni kuptuar se në shijen e vetëm një të palejuare ka mijëra hidhërime. Sepse siç na tregojnë nëpër kinema po të ishte e mundur që njerëzve të shfrenuar t’u tregohet jeta e tyre e pas pesëdhjetë vjeteve, ata do të shihnin se sa do të qanin për qeshjen që bëjnë këtu, do të pendohen duke thënë: “Ah i mjeri, çfarë më gjeti!” Pra kush e do kënaqësinë e kësaj jete së bashku me atë tjetrën, le të jetojë në rrethin e besimit për vehten e tij duke pranuar prijës edukimin e Muhammedit (a.s.m.)

* * *

 

PËR DISA TË RINJ ËSHTË NJË MËSIM E NJË VËREJTJE.

Një ditë m’u afruan disa të rinj të shkëlqyer për të më kërkuar një këshillë ndikuese për t’u mbrojtur nga jeta e shfrenuar e rinisë.

Ua dhashë të njëjtën përgjigje që u pata dhënë atyre që kërkoheshin medet nga Risale-i Nuri:

Është e padyshimtë se rinia e juaj do të ikë. Po qe se s’do të mbetni në rrethin hallall, atëhere rinia e juaj do të zhduket, por kjo rini si në këtë jetë, edhe në varr edhe në jetën tjetër do t’ iu sjellë në kokat tuaja më tepër bela se sa shije. Por nëse mirësinë e rinisë suaj e mbroni me falenderimin e edukatës së fesë islame, duke e përdorur atë pa asnjë shpërdorim ndaj ligjeve të fesë së vërtetë, atëhere duke përjetuar atë, rinia e juaj do t’iu bëhet shkak që të përjetoni lumturinë përrallore në xhennet.

Por, po qe se nuk zotëroni besimin në këtë botë, dhe po qe se kundërshtimi i juaj ndaj fesë e pengon ndikimin e besimit, atëherë në dukje jeta e juaj gjoja merr nje shije të pakët, por mijëra herë më tepër ajo ju ndëshkon me shqetësime shpirtërore. Sepse mendja e meditimi, përkundrejt kafshëve, e lidh njeriun edhe me të kaluarën edhe me të ardhmen; jo vetëm me këtë kohë por edhe njëkohësisht; mendja të pushton me shijet edhe me hidhërimet e atyre kohëve.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>