Shkurt, në këtë botë këto krijime; rrezet e dukshme, tubimet e mëdha, ndarjet nga vdekja dhe ceremonialet e tyre, janë lidhje të përkohshme dhe i përkasin një të kaluare. Qëllimin e këtyre shndë¬rrimeve kur ia mbështet vetëm kësaj jete, është sikur një gur të vogël ta vlerësosh të barabartë me malin e lartë, apo anasjelltas, një mal të madh, ta krahasosh me një gur dhe t’i atribosh këtij guri vlerat dhe rëndësinë e një mali. Këto as mendja as logjika nuk i pranon dot.

Domethënë: Të gjitha qeniet me shkëlqimin e tyre, qëllimet dhe interesat e vogla të kësaj bote dhe lidhjet e përkohshme dëshmojnë se fytyra e të gjitha këtyre qenieve është kthyer nga jeta e amshuar. Këto janë frutet e pëlqyera për Atje ku janë ngulur sytë e qenieve. Qëllimi i Emrave të Bukur është jeta e Pastajme.

Jeta e vërtetë e njerëzve, nën tokën e kësaj bote (në varr), do të jetë e lumtur ose e hidhur, sipas aftësisë së vet. Në këtë botë po mbjell dhe do të mbillet dhe prodhimin e tyre do ta marrë në jetën e Pastajme. Kur t’i shohësh çështjet drejt e në sy, që kanë përballë tyre Emrat e Bukur, do të konstatosh se: Çdo gjë është një mrekulli e All-llahut, secila farë ka qëllim një dru dhe secila lule ka vlerë sa një dru (Shënim). Secili frut është një mjeshtëri e përsosur që prodhohet në vreshtën e Mëshirës dhe mban vlerë po aq sa druri.

Një nga qëllimet e ekzistencës së frutave është të ushqyerit e njeriut. Kjo detyrë mbaron kur ato vdesin dhe varrosen në stomakun tonë. Meqenëse gjërat e përkohshme ikin e shkojnë duke lënë shi¬jen e tyre si dëshmi të ekzistencës, njeriu këtë cilësi të tyre e shikon kur merr pjesë në fatin e tyre. Atëherë ai bëhet më i devotshëm dhe më i perfek¬sionuar. Ndërmjet gjallesës dhe vdekjes që shkëm¬behen midis këtyre qenieve, ka një qëllim tjetër. P.sh., po të përfytyrojmë veprimet e kësaj jete, du¬ket sikur gjithçka i ngjet një forme dhe një rregulli.

Shumë shpenzime bëhen për këto tubime dhe shpërndarje të përkohshme. Çdo element fotogra¬fohet në këtë jetë, për dëshmi të gjërave dhe vepri¬meve të ndryshme, që pastaj t’u tregohet njerëzve. Në këtë jetë të shkurtër, ekzistenca shoqërore dhe individuale është e njëjtë. Këtu mbrohen dhe kont¬rollohen veprimet e gjithësecilit, për fundin e jetës. Në Gjykimin e madh kërkohet llogari, se ku e ka përdorur ç’do aftësinë e tij. Për këtë nga Pejgam¬beri a.s.m. është transmetuar të ketë thënë: “Kjo jetë është Ara e Jetës së Vërtetë”.

Kjo botë ku sundon Dituria Universale, Mëshira dhe Drejtësia e Kulluar, do të braktiset përngaherë. Ekzistenca e kësaj bote, na bind neve se kemi për të shkuar në një Botë tjetër të Amshuar. Atje do të shkohet patjetër dhe këtë askush nuk mund ta mohojë dot. Të mohosh Botën e Amshuar, më parë duhet të mohosh këtë botë të përditshme, me të gjitha çfarë ka mbi të. Neve na pret vdekja dhe varri, pas të cilave do të prehemi në xhennet apo në xhehennem, sipas meritave.

E VËRTETA E NJËMBËDHJETË: Është Dera e Njerëzimit dhe pasqyrimi i emrit “Hakk”.

A nuk e kuptoni se nga të gjitha krijesat, “Xhe¬nabu Hak Ma’budu bil-itlaki”, (All-llahu i Madhë¬rishëm, si adhuruesin e Tij,) ka zgjedhur njeriun, si më të rëndësishmin? Njeriu është një rob i dëgju¬eshëm dhe i logjikshëm, bile tek ai pasqyrohen tërë Emrat e Bukur, me të cilët e ka pajisur All-llahu xh.sh.. Ai është pajisur me shqisa të holla, për të qenë një kontrollor dhe ekspert i kapitaleve të Allahut të Mëshirshëm dhe Fuqiplotë.

Ai ka nevojë më shumë se kushdo, të përfitojë prej mirësive të All-llahut. Prej përkohshmërisë hidhërohet më shumë se kafshët; është nazeli dhe i ndjeshëm, për pak qan si fëmijë, vuan dhe lum¬turohet sipas rastit. Pra ai është krijuar në formën më të lartë të zhvillimit mendor dhe shpirtëror. Pasi që është kompletuar me këto aftësi mendore dhe shpirtërore të shkëlqyera, a ka mundësi që të përkëdhelurin e tij, më të dashurin e të gjithë krije¬save, të mos e dërgojë në Botën e Pafundme?

A mund të bie kjo kundër Fuqisë dhe Drejtësisë së Tij të Kulluar? Kjo nuk pajtohet me cilësitë e All-llahut xh.sh..

A nuk të duket se Mëshiruesi i Paanshëm, i ka dhënë njeriut peshën më të madhe për të mbajtur mbi shpinë Amanetin e Madh. Prej peshës së tij janë tërhequr edhe malet. I ka dhënë aftësi të më¬dha, që me analizat e veta, me mjeshtëri dhe saktësi, të pasqyrojë dhe analizojë fenomenet me logjikë, dhe të peshojë çdo përfundim, në balancën e All-llahut.

Njeriu në llojin e vet është i ndjeshëm, i dobët, i varfër dhe nazik, por brenda të gjitha qenieve, kafshëve dhe bimëve është krijuar si një nëpunës i ndershëm. Detyra e tij është që të propagandojë shenjtërinë e All-llahut xh.sh., tek të gjitha qeniet në botë dhe të zbatojë të gjitha këshillat dhe poro¬sitë e All-llahut xh.sh.. Ai duhet të shfaqë adhu¬rimin e tij të thellë ndaj Krijuesit të Tij,

Ndaj All-llahut xh.sh.. Njeriu është ai, më i preferuari dhe më i parapëlqyeri nga engjëjt, sepse i është dhënë detyra e Kalifit (mëkëmbësit) të Bo¬tës. Plotësimi i këtyre detyrave është një kënaqësi e përjetshme, që All-llahu patjetër do ta japë. Po me këtë Drejtësi, Ai mund të dënojë apo denigrojë ata që të gjitha këto aftësi në vend që t’i vënë në shërbim të Tij, përkundrazi bëhen vegla të qoftë¬largut (djallit) dhe vuajnë fatin e tyre. Këtë veprim njeriu nuk duhet ta bëjë kurrë!

Shkurt: Në çantën e oficerit pamë shembuj të ngjashëm, ku në fletore është shkruajtur: pozita, detyra, rroga dhe rregullorja e veprimeve, gjë që tregon se oficeri nuk është vetëm për detyrën që ka në botën e përkohshme, por për të shkuar i përga¬titur në Botën e Përjetshme, ku ka një rregull të ngjashëm me të kësaj bote.

Po ta analizosh njeriun se si është krijuar, me shqisa dhe aftësi të konsiderueshme, me mendime preçize dhe prej molekulash të panumërta, do të kuptosh se këto tregojnë se atij i janë dhënë atri¬butet e një qenie të përgatitur për në botën tjetër. Kështu kanë thënë edhe “ehli keshfi”, njerëzit që kanë mundur të shohin metafizikën.

Edhe një shembull tjetër: Sikur të pyesësh shër¬bëtorin e mendjes, pra imagjinatën, a dëshiron një moshë prej një million vitesh plotë kënaqësi, por që pastaj do të flakesh në hiç, edhe në qoftë se do ta lejonte nefsi, do ta kundërshtoje duke thënë: “Jo nuk e dua atë jetë të përkohshme edhe sikur të më djegin në flakët e ferrit. Më mirë të jem i për¬jetshëm!” Domethënë lumturia e madhe e kësaj bote nuk po mund ta ngopë shqisën e imagjinatës, pra veglën më të vogël të njeriut, që dikur ajo ka një fund të hidhur. Prandaj e kuptojmë se dëshirat e njeriut janë tjerrur në përjetësi. Kujtesa e tij për-mbledh gjithësinë dhe llojet e dëshirëve të këna-qësisë janë të pafundme. Pra njeriu është krijuar për një jetë të pashterrur, për përjetësi. Kjo botë për njeriun është si një han i përkohshëm dhe jeta si një sallon i pritjes për të, për t’u nisur në jetën e pafundme.

E VËRTETA E DYMBËDHJETË: Është dera e Dërgueshmërisë dhe e Zbritjes. Është Pasqy¬rimi i “Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim”-it.

Dimë se të gjithë Profetët e dërguar nga

All-llahu, janë për të vërtetuar ekzistencën e Tij  dhe Ringjalljen duke shpallur Mrekullitë e Shenjta. Dhe të gjithë evlijatë dhe njerëzit e shenjtë, vërte¬tojnë çështjen e Ringjalljes. Kjo e vërtetë është mbështetur në mrekullinë e kerameteve. Po kështu edhe njerëzit e pastër e të devotshëm, duke u mbështetur në hulumtimet e tyre, paraqesin mre¬kullinë e dyzet anëve dhe mijëra ajete të sakta të Kur’anit Famëlartë. Ata dokumentojnë se është një rruga e jetës së vërtetë dhe për besimtarët hapin derën e xhennetit. Mosbesimtarët që nuk e pra¬nojnë këtë të vërtetë në këtë fushë (që ata s’kanë vlerë as sa krahu i një mize) e kanë prerë biletën e tyre për në xhehennem. Imagjinata e tyre nuk shkon më tutje se kaq.

Argumentet e mësipërme janë të mjaftueshme për të vërtetuar se e vërteta përmbi Ringjalljen është më se bindëse. Edhe një fuqi që mund ta shpërndajë në cepa këtë botë, argumentave të Ringjalljes nuk mund t’i bëjë gjë, që të lëkunde këtë të vërtetë. Këtë të vërtetë e ka shpallur vetë All-llahu me tërë funksionet e Emrave të Bukur dhe e ka lajmëruar me Profetin e Tij të besueshëm. Kur’ani në të gjitha ajetet e Tij, e argumenton këtë të vërtetë.

Kjo vërtetohet edhe nga gjithësia me të gjithë elementet e saj të materies, që analizon veprim-tarinë e qenieve të gjalla. Këtë fakt se pranojnë vetëm mosbesimtarët e mefshët.

Nuk e shikon se në rrëzimin e këtij argumenti, qëllimet djallëzore dhe paudhësitë e shejtanit, nuk kanë fuqi as për të ngritur një qime e jo më tepër? Të rrëzosh këtë të vërtetë, me peshën e një mali dhe ta tërheqësh zvarrë, nuk është e mundur. As që nuk duhet ta mendosh se të vërtetuarit e Ringjalljes mbaron vetëm me këto “Dymbëdhjetë të Vërteta”. Përveç këtyre, sikurse na ka mësuar Kur’ani Famë¬lartë, ka akoma dhe mijëra anë të shkruara. Secila shenjë konstaton se prej kësaj jete të përkohshme, do të shkojmë në një jetë tjetër.

Për dijeni, Ringjalljen e bëjnë të nevojshme, siç e thamë më lart, emrat: Hakim, Kerim, Rrahim, Adil dhe Hafiz. Të gjithë Emrat e All-llahut xh.sh., që në rregullsinë e Gjithësisë shkëlqejnë, e bëjnë patjetër të nevojshme Jetën e Amshuar.

Nuk duhet të mendosh se argumentet e fizikës, në gjithësinë e sotme janë këto që kemi treguar. Tek të gjitha qeniet, majtas dhe djathtas, po t’i analizosh me kujdes, duken argumentet e Rin¬gjalljes. Njëra pamje e tyre të tregon se kush është Krijuesi i tyre, kurse ana tjetër tregon Ringjalljen.

Shembull: Krijimi i njeriut është si një mozaik i bukur, ç’ka tregon për mjeshtërinë dhe kujdesin ndaj krijimit të Tij. Ky krijim si të konsumohet në këtë botë me të gjitha aftësitë e tija krijuese, e kuptojmë se kjo botë për shpirtin e tij është e ngushtë. Me fjalë të tjera, për njeriun kjo jetë nuk mjafton, por ama kjo e përgatit atë për në një botë tjetër, në atë të Ringjalljes. Simptomat e ringjalljes ndonjëherë të shfaqen edhe tek qeniet. P.sh. tek të gjitha duket rregulli, preokupimi për ndihmë, hije¬shia, drejtëpeshimi i drejtësisë dhe ndjenja e më-shirës. Po të shikosh në thellësinë e krijesave, ndi¬het dora e Fuqishme e Mjeshtrit të Madh, ku tek to është zbatuar Drejtësia e Mëshirëplotit, që të bën të mendosh, se ato janë të përkohshme në këtë botë. Secila krijesë të bën të lexosh me gjuhën e vep¬rimit të saj dhe ne me këtë gjuhë e lexojmë.

"15_12032010001605.jpg"

PËRMBLEDHJE

“Dymbëdhjetë të Vërtetat” që pasqyruam, vër¬tetojnë dhe mbështesin njëra tjetrën, duke u forcuar akoma më shumë. A guxon imagjinata e ndokujt që të trondisë muret e kësaj kalaje të fortë për vërtetësinë e Ringjalljes. Ajo do të thërmohej para saj. Muret e saj janë të hekurta dhe të forta si diamanti.

Kur’ani famëlartë thotë:

"15_12032010001608.jpg"

Pra për fuqinë e All-llahut, krijimi i njerëzve është aq i lehtë, sa ç’është edhe krijimi dhe rin-gjallja e një njeriu të vetëm. Në një libër që ti-tullohet “Pika”, për të treguar Tubimin e Rin-gjalljes, ky ajet ka këtë konceptim. Këtu do të japim shkurtimisht esencën e Tij. Kush të dëshirojë për më tepër, le të ballafaqohet me vetë veprën voluminoze.

"15_12032010001611.jpg"

Shembull: Sikurse atomi me sekretet e ndriçi¬mit i fshihet dritës së diellit lehtë, po me atë lehtësi edhe objektet e tjera llamburisin nga drita. Po kështu fëmija i paditur, me sekretet e rregullave dhe çudirave, me lehtësi rrotullon një anije prej letre. Po me këtë lehtësi njeriu rregollit e rrotullon edhe anijen “Dritnavë”, anija e madhe luftarake angleze. Këtë mund ta bëjë duke zotëruar të fsheh¬tën e mbështetjes, duke mbështetur sistemit një komandant tërë ushtrinë e vë në lëvizje. Siç peshon një peshore preçize e vendosur në qiell dy mollë ose dy kokrra arra, pa shumë problem edhe dy diej t’i vendosësh në peshoren precize ajo përsëri i peshon. Duke lëvizur balanca, njërën anë e dërgon në qiell dhe tjetrën e zbret në tokë. Meqë në këtë botë plot me mangësi, të thjeshtë dhe të për¬kohshme, me sekretin e ndriçimit, rregullit dhe drejtëpeshimit, gjërat e vogla me ata të mëdha barazpeshohen, atëhere a nuk mundesh të kon-ceptosh dot se All-llahu i Madhërishën, në tubimin e mahsherit me një zë të çuditshëm i thërret dhe i tubon njerëzit?! Ai është Fuqiploti absolut, i Cili zotëron funksione të përsosura. Ai i sjell me fuqinë e Tij të pafundme. Nuk duhet dyshuar aspak në Fuqinë e Tij të mbinatyrshme.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>