Koha e jacisë është intervali, kur edhe veprat e mbetura të ditës humbin tërësisht në horizont dhe kur errësira e natës e mbulon këtë botë. Kjo kohë të kujton ajetin:

"13_11032010140157.jpg"

All-llahu është Ai që e shndërron natën në ditë. Fuqia e Krijuesit të Madhëruar është ajo që duke lëvizur anën e bardhë të ditës, e shndërron atë në anën e zezë të natës. Pjesën e bukur dhe të gjelbërt të verës, duke e lëvizur rruzullin tokësor e shtyn në anën e dimrit të ftohët me borë. Kjo mrekulli e Zotit të kujton ajetin e Kur’anit Famëlartë:

"13_11032010140201.jpg"

Me kalimin e kohës edhe veprat e të vdekurve të kësaj bote do të kalojnë në botën e Amëshimit (Ahiret). Kjo të kujton gjenialitetin dhe mre¬kullinë e punëve Hyjnore të All-llahut të Lartësishëm, Krijuesit të vetëm, të vdekjes dhe të ngjalljes të jetës së krijesave. Po kështu kjo kohë të kujton se kjo botë e ngushtë, e pavlefshme dhe e përkohsh¬me, tërë¬sisht do të shkatërrohet dhe nga shpër¬thi¬met e mëdha do të vdesë. Ajo do të transformohet në një botë tjetër të madhe dhe të përjetshme, pra në botën e amëshimit (Ahiret). Më në fund të kujton ajetin: “Haliki ard ve Semavat” (Krijuesi i Botës dhe i Qiejve është vetëm All-llahu i Madhëruar).

Vetëm Sundimtari-Pronari i vërtetë i Gjithësisë meriton adhurim dhe përulje, i cili me fuqinë e Tij absolute ditën e shndërron në natë, verën në dimër dhe këtë botë në botën e amëshimit (Ahiret), duke i transformuar ato me një lehtësi të madhe, si faqen e një libri. Ky argument dëshmon se ekziston një Fuqi Absolute, që i drejton dhe i udhëheq këto fenomene në gjithësi.

Pra duhet ditur se shpirti i njeriut është i pafu¬qishëm, i mirë, i varfër dhe nevojtar për çdo gjë. Për të mos hasur në errësirën e ardhmërisë, kur të falësh Namazin e jacisë, si Ibrahimi (a.s.) të thuash: "13_11032010140204.jpg"  të mbështetesh tek All-llahu xh.sh. dhe në mëshirën e Tij, duke kërkuar me përkushtim që këtë jetë të përkohshme dhe këtë botë të errët ta ndriçojmë pak, të lutesh dhe të mendosh disa minuta për jetën e përhershme, duke kërkuar ndriçimin e rrugës për në Ahiret.

Para se të shkosh të flesh, pra para se të kapllojë gjumi që i përngjan vdekjes, duhesh të falësh Na¬mazin e jacisë dhe të kryesh detyrimin e fundit të adhurimit (ibadetit) ndaj All-llahut xh.sh.. Fillo me suren e “Elhamit”, duke e falenderuar All-llahun e Gjithëmëshirshëm, Pronarin e të gjitha të mirave dhe pasurive të pakufishme, Krijuesin e të gjitha botërave! Pas falenderimit vazhdo me shqiptimin e këtyre fjalëve: "13_11032010140208.jpg"  duke e menduar ve¬ten si një qënie të vogël, të përulur, të vetmuar dhe pa asnjë njeri. Në këtë botë duhet të mbështetemi tek Krijuesi, që s’ka as fillim dhe as mbarim, tek Sundimtari i “ditës së gjykimit” dhe të bëhemi mysafirë të ndershëm, duke hyrë në shërbim të All-llahut xh.sh. për të kryer detyra të rëndësishme, zbatimin e urdhërave dhe të udhëzimeve të Tij. Pastaj shqipto këto fjalë:

"13_11032010141227.jpg"

Në emër të të gjitha krijesave dhe bashkësive të mëdha njerëzore në gjithësi, adhuro All-llahun dhe drejtoju Atij me këto fjalë:

"13_11032010141230.jpg"

Për të shpëtuar nga errësira e ardhmërisë, duhet të kërkosh dhe të gjesh rrugën e ndritur, që të çon në jetën e lumturisë së përhershme “Sirati mus¬tekim” (në rrugën e drejtë).

Tani në këtë natë të errët, kur të gjitha krijesat kanë rënë në gjumë për të pushuar dhe Dielli është fshehur (tani ai ndriçon anën tjetër të rruzullit tokësor), përveç yjeve, që janë akoma zgjuar, si ai ushtari që bën roje, sipas urdhërit të Krijuesit, secili yll në këtë galaktikë të gjithësisë, paraqet një dritë dhe një shërbëtor, në shërbim të All-llahut të Madhëruar dhe duke iu nënshtruar urdhërit të Tij me fjalët “All-llahu Ekber” i përulen (ruku) Ma¬dhërisë së Tij, Krijuesit të gjithësisë.

Kujto sexhden e madhe, përuljen e të gjitha krijesave që gjatë natës kanë rënë të nënshtruara, shiko planetet e gjithësisë që çdo vit apo shekull, në të gjitha kohërat, si një ushtri e rregullt dhe e disiplinuar, kryejnë me saktësi dhe rregullsi të mrekullueshme detyrat e adhurimit (ibadetit) dhe të nënshtrimit.

Të gjitha këto me një saktësi dhe rregullsi të përsosur, i nënshtrohen Ligjit-urdhër të Zotit të Madhëruar me këto dy fjalë sintezë

"13_11032010141233.jpg"

Mbasi të lirohesh nga detyrimet, në botën e fshehtë (Alem-i Gajb), do të qëndrosh një kohë të gjatë. E në fund, në mënyrë të disiplinuar, duke thënë “All-llahu Ekber” do të biem në sexhde dhe pas një intervali të caktuar do të përsëritet urdhëri i Zotit të Madhëruar me këto fjalë:

"13_11032010141237.jpg"

Do të dëgjohet një zë shumë i trishtueshëm që imiton Ringjalljen dhe të kujton ringjalljen e uni¬versity në stinën e pranverës. Në pranverë një pjesë e gjallesave ringjallet në formën e mëpar¬shme, ndër¬sa pjesa tjetër në të ngjashme. Të gjitha kri¬jesat me bindje të përsosur nënshtrohen, kurse njëri mundo¬het të ndjekë rrugën e tyre dhe shpej¬ton me kënaqësi të madhe për të ardhur para Më¬shiruesit të përsosur, All-llahut të Gjithëmëshir¬shëm dhe të Madhërishëm. Gjithashtu nxiton për të shqiptuar fjalën “All-llahu Ekber” (All-llahu është më i Madhi) dhe t’i bjerë në sexhde All-llahut të Madhëruar.

Pra falja e namazit të jacisë duhet kuptuar si një udhëtim në Miraxhin e Lartë. (q    ë ka shku Profeti Muhammed a.s.m..) Më në fund, me siguri e ke kuptuar se sa rëndësi, vlerë, bukuri dhe kënaqësi të madhe shpirtërore dhe trupore ka falja e namazit. Namazi është një detyrë e logjikshme, një adhurim i vërtetë, që e fisnikëron dhe e pastron shpirtin. Në aspektin mendor e largon njeriun nga mendimet dhe veprat e këqija, ndërsa në aspektin shëndetësor namazi trupin e njeriut e forcon dhe e bën më të pastër, më të shëndoshë, më të lëvizshëm, duke e aktivizuar për punë dhe duke e larguar nga përtacia.

Kjo do të thotë që secila kohë në këto pesë in¬tervale të namazeve, janë shenja që paralajmërojnë ndryshime dhe realizime të mëdha, gjatë të cilave Krijuesi i botërave i furnizon krijesat e tij me të gjitha Mirësitë dhe pasuritë e panumërta. Këtyre të mirave dhe ndihmave të përditshme, që na ofron All-llahu i Madhëruar, duhet t’i përgjigjemi me përulje, me faljen e Namazit.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 >>>