PARATHËNIE

Esselamu alejkum ve Rahmetull-llah!

Të nderuar lexues! Është e padyshimtë se Ri¬sa¬le-i Nur më së miri ua jep përgjigjen e problemit më të madh të njerëzimit: “Çfarë është njeriu? Nga vjen? Ku po shkon? Po edhe fytyra e vërtetë e sëmundjes është sqaruar më së miri në këtë vepër.

Ja pra, çdo çast që përballohemi me sëmundjet mund ti analizojmë në dy baza.

1)    Sëmundjet kirurgjikale, mikrobike, etj.

2)    Sëmundjet shpirtërore, të cilat janë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në zemrën dhe shpirtin e njeriut. Këto sëmundje janë më të rrezikshme se ato fizike. Sepse mëkatet pak nga pak nxjerrin dri¬tën e besimit nga zemra. Kështu që shkatërroj në jetën e pafundme. Kurse sëmundjet fizike dëmtojnë një pjesë të vogël të jetës së kësaj bote.

Ne duke analizuar në pikëpamjen mjekësore dësh-mojmë se: njerëzimi vuan më tepër nga së¬mundjet shpirtërore. Kurse veprat e Risale- i Nurit na bindin se sëmundjet e zgjasin periudhën jetë¬sore, minutat e jetës shndërrohen në orë adhurimi, pra meqenëse këto sëmundje janë dhuratë e All-llahut xh.sh., atëherë nuk duhet të ankohesh. Gji¬thashtu në këto vepra, vërehet se sëmundja i lan mëkatet si sapuni papastërtitë.

Bedüzzaman Said Nursiu ashtu si në veprat e tjera edhe në fundin e kësaj vepre thekson se njeriu kurën e vërtetë dhe lumturinë e pastër, e fiton, atëhere kur atij i lulëzon besimi.

Dr. Yücel ERMIS

SHKËLQIMI I NJËZETEPESTË

Pjesë e marrë nga libri “Shkëlqimet”.

(Përmban njëzetepesë kura ilaçesh për shë¬rimin shpirtëror).

Për të sëmurët ky libër është një ngu¬shë-llim, apo recetë shpirtërore. Është shk¬ruar në formën e një këshille mjekësore, që u jepet të sëmurëve, me dëshirën e mirë që të mos mërziten.

Ju kërkojmë falje sepse kjo recetë shpirtërore është shkruar me shpejtësi të madhe. (Shënim) Nuk kemi pa-sur kohë të mjaftueshme për ta korigjuar. E kemi kaluar me një frymë, kështu që ka mbetur në formën fillestare, siç i është shfaqur zemrës time.

Për të mos dëmtuar frymëzimin shpirtëror të tij men-dova që ta lë si në orgjinal dhe kështu veprova, pa i bërë asnjë përmirësim. Lexues të nderuar, veçanërisht ju vëllezërit e mi të sëmurë, po qe se do të gjeni në të fjalë të paqarta mos u hidhëroni! Unë ju ftoj që t’i luteni Zotit për mua.  

"8_24022010173414.jpg"

Ky është një ngushëllim i madh dhe një mel-hem shërues për të sëmurët dhe fatëzinjtë, sepse numri i tyre mund të jetë 10 % e racës njerëzore. Shkurtimisht do të japim “Njëzetepesë kura” shumë të vlefshme.

Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>