DRITARJA E GJASHTËMBËDHJETË

Shikoje sipërfaqen e tokës në stinët e ndryshme. Me një rregull superior dhe me masa të holla siç janë shpikur këto krijesa, pa dyshim tregojnë një rregull të përgjithshëm edhe Rregulluesin e tyre. Ashtu si puna që nuk bëhet pa punëtor, ashtu edhe rregulli dëshmon për një Rregullator të tij. Dhe brenda perdes së përsosmërive të tyre, a nuk duket një hijeshi që me siguri tregon për një ndihmës pa të meta dhe për një Krijues Bujar dhe Ndihmëtar Absolut? Sikur ta shohësh edhe pas perdes së ndihmës, duket se ajo nuk është e kufizuar për disa pjesë të veçanta, por është një bamirësi dhe një dhurim i përgjithshëm dhe kjo dëshmon për mëshi¬rën e gjerë, pra medoemos tregojnë dhe dëshmojnë për një Mëshirëplotë të Gjithmëshirshëm. Në këtë rast, kur krijesat dalin përmbi perden e mëshirës, duket se të gjithë nevojtarëve të gjallë po i arrin rrësku, bile tamam në kohën e duhur dhe të pëlqyer; edhe kjo tregon për Bujarin, Edukatorin dhe Furnizuesin.

Ja pra këtyre krijesave, që krijohen dhe edu-kohen në sipërfaqen e tokës me përsosmërinë me të madhe, i arrin ndihma dhe mëshira; i arrin dhurata dhe ndihma e ushqimit; pra të gjitha krijesat, të cilat një nga një medoemos dëshmojnë për Mjesh¬trin e Gjithëdijshëm dhe për Mëshirëplotin Furni¬zues. Gjithashtu edhe në sipërfaqen e tokës që duket rregulli i krijuar sipas një qëllimi të caktuar, ua sjell atyre ndihmën e përgjithshme, duke para¬pëlqyer anën e dobishme, duke u ofruar mëshirën e Tij pa mangësi. Pra merre parasysh Mëshirën e furnizimit të krijesave dhe vështro! Ashtu siç for¬mojnë shtatë ngjyrat dritën e diellit dhe ajo dritë medoemos na tregon se është një diell, ku njëlloj edhe brenda këtyre bukurive tregohet ndihma dhe brenda saj tregohet  mëshira dhe brenda mëshirës duhet të shohësh furnizimin dhe rrëskun e të gjitha krijesave. Këto shumë qartë dhe padyshim ta ndri¬çojnë rrugën që të zësh besë se këto i ka bërë një i Gjithëdijshëm, Bujar, Mëshirëplotë dhe Furnizues.

Tani ti o mohues i pakujdesshëm! Kujt ia mbështet dhe me çfarë na i tregon këto punë të mrekullueshme që ke para syve? Apo do t’ia mbështesësh ndonjë rastësie të një vagabondi si ti? Apo ndonjë force të verbër që është si zemra jote? Apo ia mbështet natyrës që është e shurdhër si koka jote? Apo ia mbështet shkaqeve injorante e të pashpirt që janë si ti? Apo po i thua natyrë Kri¬juesit të këtyre mrekullive dhe fuqisë së Tij të pastër, të lartë, të patëmeta e të amshuar, të një Zoti Fuqiplotë, të Dijshmit, Dëgjuesit dhe Vësh¬truesit?! Është një gabim i pafund që mrekullitë e Zotit t’ia japësh natyrës së dobët, injorante, të shurdhër, të verbër dhe të krijuar nga tjetërkush. Me çfarë fuqie mund ta shuash këtë të vërtetë që është si dielli? Dhe ç’perde mund të ngresh mbi to?

?

DRITARJA E SHTATËMBËDHJETË

"11_25022010010501.jpg"

Në sipërfaqen e tokës në stinën e verës shohim se nevojat e shpjegimit të çështjeve dhe kompliki¬met e ndryshme, po i sundon bujaria e pafundme, që vijon nga rregulli dhe radha e pagabimtë. Tani shihi si argument bimët që e kanë hijeshuar sipër¬faqen e tokës.

Megjithëse puna e shpejtë nevojit çrregullimin dhe çështjet po krijohen me një shpejtësi të jash¬tëzakonshme, ato nuk e humbin rregullin e tyre. Si argument shih drurët frutorë, të cilët e kanë hijeshuar botën.

Gjërat kur janë të shumta, duhet ta humbin vlerën dhe ndoshta nevojitet të bëhen më të këqija, ndërsa në të vërtetë ato janë shumë të mrekullu¬eshme. Si argument vështro lulet që me lloj-lloj pikturash e kanë hijeshuar tokën.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>