Tani o ti mohuesi i pakujdesshëm! Me çfarë mund ta thyesh këtë varg argumentesh që është i fortë në sasinë e qenieve? Këto dritare të argumen¬teve që janë si shoshë plot me vrima, me çfarë perdeje të pakujdesisë mund t’i mbyllësh?...

?

DRITARJA E NËNTËMBËDHJETË

"11_25022010011059.jpg"

Mjeshtri i Madhërueshëm, planetet dhe yjet e qiellit i ka ngarkuar me aq dobi dhe me aq hijeshi, madje edhe me qenie të tjera të qiellit, si dhe me kuptime dhe qëllime që sikur edhe qiellin me vetëtimë e bubullimë dhe me pikat e shiut, i shtyn të flasin, duke treguar se nën këto nuk ka asnjë send pa dobi dhe larg ?mëshirës së Tij.

Ashtu siç e tregon kokën toka me anë të kaf-shëve e bimëve, duke treguar mjeshtëritë superiore të universit, ashtu edhe fjalët e asaj koke që janë gjethet, lulet e bimëve dhe frutat e pemëve, vazh¬dimisht lajmërojnë mjeshtërinë e Tij të përsosur dhe flasin bukurinë e mëshirës së Tij. Madje nje¬rëzve të vetëdijshëm stërhollimet e mjeshtërisë së Tij, me fjalët e farërave të tyre i bën të ditur stër¬hollimet e Mjeshtrit të Vet.

Tani brenda këtyre shprehjeve dhe përmendjeve të panumërta, vetëm njërit prej tyre do t’ia vemë veshin dhe do ta mësojmë se si dëshmojnë ato.

Ja pra secila bimë dhe secili dru tregon mjesh¬trin e tij dhe i çudit njerëzit e zgjuar. Dhe ata që shikojnë thonë: “Subhanallah, sa bukur dëshmon!” Pra secila bimë në momentin e lulëzimit dhe duke dhënë rezultatin e duhur e duke sqaruar buzëqesh¬jet shpirtërisht dhe duke i derdhur fjalët e përmen¬djes, zikrin, hijeshohen akoma më mirë. Goja e bukur e secilës lule, rezultati i saj dhe farërat e tyre që sajojnë një rregull preçiz të dijes superiore, këto zbukurime a nuk tregojnë një ekspert të paarrit¬shëm. Erërat më të këndshme dhe ato më artistiket, tregojnë se janë dhurata të Një Bamirësi dhe Bujari të Gjithëmëshirshëm. Pra të gjitha këto, të cilat njëri brenda tjetrit mbartin mirësitë e kuptimit të plotë, janë ashtu një gjuhë dëshmimi ku me emrat e Tij të bukur “Esma-ul Husna”, tregojnë Mjeshtrin Madhështor, sqarojnë veprimet e funksioneve të Tij duke të shtyrë që edhe ti t’i duash dhe t’i njohësh ato.

Tani po qe se në një lule të vetme i ndjen këto dëshmi, vallë mendoje vetë se çfarë dëshmish mund të ndjesh nëpër vreshta dhe lulet hyjnore. Është një lumturi e madhe për ty po qe se mund t’i ndjesh se sa më zë të lartë bërtasin duke treguar nevojën e besimit tek një Mjeshtër i Madhëruar. Kështu tek ti nuk mbetet fare pakujdesi dhe dy¬shim. Edhe po qe se mbetet ndonjë dyshim, atëhere a është e drejtë që ty të thonë i vetëdijshëm?...

Tani ec në stinën e pranverës, shihe me kujdes një dru se si i dalin gjethet me rregulla superiore, si lulëzojnë me masa të preçizuara, si rriten frutat me mëshirë e me dije, si luhaten ato nëpër degë si fë¬mijët e pamëkatshëm kur fryn era; shihe gojën e tyre se si gjelbërohen me dorën e një Bamirësi, si qeshin gjethet e tyre, si shkëlqejnë ato me Më¬shirën e Zotit kur shpallin gëzim, duke dhënë frutat e mëshirës së Mëshirëplotit, e si duket nëpër to masa, ekuilibri dhe zbukurimet superiore. A nuk duket përsëri në to bamirësia e mëshirshme dhe shija e ëmbël, po tek farërat a nuk duket mrekullia e Tij? Pra të gjitha këto medoemos na tregojnë me qartësinë më të madhe për Njësinë, Mjeshtrin e Gjithëdijshëm, Fisnikun e Mëshirës, Bamirësin Bujar, Bukurinë e Tij të mëshirshme dhe për Edukatën e Tij të përsosur.

"11_25022010011103.jpg"

Tani në qoftë se mund t’i dëgjosh zërat e drurëve të rruzullit, do të shohësh se në thesarin e këtij ajeti “Çka ka në qiej dhe çka ka në tokë bën tesbih All-llahun”, çfarë xhevahirësh janë fshehur.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>