DRITARET E SË VËRTETËS

Tridhjetë e tre dritaret

e së vërtetës

Hyrje

"11_25022010005926.jpg"

Shtrohet pyetje: Shkurtimisht duam që të na sqarosh kuptimin e këtyre dy ajeteve që e kanë temën për njësimin e Zotit të Madhëruar dhe për funksionet hyjnore të All-llahut xh.sh.. Duam të dimë se në çfarë mënyre njeriun paraqet si dëshmi për ekzistencën e njësimit të All-llahut xh.sh., në botërat maksimale dhe në atë minimale. Sepse sot ateistët shkuan shumë përpara deri aty sa të na thonë: Deri kur ne, duke hapur dhe ngritur duart do të bëjmë dua dhe do të themi:

"11_25022010005931.jpg"

Përgjigje: Të gjitha të tridhjetë e tre “Fjalët”, që janë shkruar në librin “Fjalët”, janë të frymëzuara nga një pikë: nga të vërtetat e detit të këtyre ajeteve. Po qe se i vështroni me kujdes ato, mund të merrni edhe përgjigjen e duhur, megjithatë do të shënojmë një rreze të pikës së këtij deti.

Këtë pikë të rëndësishme do ta sqarojmë me një shembull:

Një person i mrekullueshëm kur vendos të ndër¬tojë një vilë superiore, së pari në një vend të fortë vendos themelet e saj duke i forcuar ato me hekura të pathyeshëm dhe e bën gati që t’ia marrë rezultatin për t’i përballuar nevojat edhe në ditët e ardhshme. Më pas e ndan atë në dhoma duke e rregulluar fare pa të meta. Më pas i hijeshon dhomat duke i qëndisur me lloj-lloj dekorimesh. Pastaj dhomat i ndriçon me llamba të ndryshme elektrike. Më pas për të treguar inteligjencën e tij, në secilën dhomë të pallatit të tij të bukur bën shndërrime e shpikje. Mandej për të parë secilën dhomë dhe për të marrë lajme nga banorët që ba¬nojnë nëpër to, me projekt të veçantë, nga dhoma e tij e posaçme,  hap nga një dritare dhe lidh nga një telefon.

Njëlloj si në këtë shembull që dhamë, edhe Mjeshtri Madhështor, Sundimtari i Gjithëdijshëm, i Drejti Absolut “Ve lil-lahil methelul Ala” (Shem¬bujt e All-llahut janë më të lartë) me një mijë e një emrat e Tij të amshueshëm “Esmaul Husna”, pra Krijuesi i pashoq, me vullnetin e Tij, me Gjithëdijen e Tij, vendos që të krijojë pallatin e madh të universit, së bashku me frutin e tij, njeriun. Së pari me principet e tij të paarritshme, vendosi themelet e kësaj ndërtese. Më pas i shpërndau nëpër shtresa të sipërme e të poshtme dhe me ligjin e Tij të caktimit, duke i shpërndarë nëpër lloj-lloj degësh, i formoi nëpër shumë forma. Më pas me urdhërin e tij të veçantë, i rregulloi secilin lloj dhe secilën shtresë të krijesave. Më pas krijoi secilin send me kushte të veçanta dhe e pajisi me një fomë të bukur, p.sh: qiellin me yje, sipër¬faqen e tokës e hijeshoi me lule. Më pas funksionet e emrave të bukur i përhapi nëpër sheshe të parimeve të Tij të përgjithshme. Më pas që t’i ndihmojë individët që ankohen për shtrëngimet e parimeve të përgji¬thshme, dërgoi funksionet e më¬shirës me titullin: I Gjithëmëshirshmi, Mëshirë¬ploti. Këto emra janë dorëshpëtues në çdo kohë e nevojë, për atë që duke u lutur e kthen kokën nga Ai. Më pas nga secila shtëpi, nga secila shtresë, nga secila botë, nga secili karvan, individ dhe send, ka hapur një dritare për të treguar Veten dhe Njësinë e Tij dhe për secilën zemër ka vendosur nga një telefon. Tani për arsye që nuk na arrin fuqia, nuk do të bëjmë fjalë për të gjitha dritaret, ato do t’ia lëmë dijes superiore të All-llahut xh.sh.; ne do të hapim vetëm “Tridhjetë e tre dritare”, marrë nga “Fjala e tridh¬jetë e tretë” dhe “Letra e tridhjetë e tretë”. Unë duke bërë dobi nga shkël-qimi i këtyre ajeteve, e shkrova këtë libërth në mënyrë të përmbledhur, në formën e “Tridhjetë e tre dritareve”. Shkaku i këtij emri është numri i tespihëve të namazit; kujt nuk i mjafton kjo, le t’i referohet librit të quajtur “Sözler” (Fjalët), pasi aty mund ta gjejë më gjerë.

DRITARJA E PARË

Ne po shohim shumë qartë se çdo send, veçanë¬risht qëniet e gjalla, kanë nevoja të shumëllojshme. Ato mund t’i përballojnë vetëm me ndihmën e një Fuqiploti, sepse ato tek ata arrijnë nga ana e papri¬tur, pa pasur kurrfarë dijenije; ato arrijnë nga ajo anë që nuk arrinë fare dora e nevojtarëve, bile vijnë në kohën më të pëlqyeshme. Kurse fuqia e vetë nevojtarit nuk arrin në më të voglën prej tyre. Së pari shikojë veten tënde. Kush i përballon nevojat e shqisave të dukshme dhe ato që janë të padukshme, kush i solli ato pa të cilat nuk mund të qëndrosh fare?

Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>