Cili është shpëtimi nga xhelozia? Xhelozi duhet të dijë shkaqet e xhelozisë së tij. Ai duhet të arsye¬tojë se, bukuria, fuqia, pozita dhe prona për të cilat bëhet xheloz, janë të përkohshme dhe kalimtare. Fitimin e kanë të pakët, por mundimin të shumtë. Po në qoftë se bëhemi xhelozë për jetën e amshuar dhe për dobitë e Saj? Xhelozia atje është e pane¬vojshme. Prap se prapë, në qoftë se bëhesh xheloz për vlerat e jetës së mëvonshme, atëhere kjo është një fanatizëm. Armiku kështu do, që të humbasë pasuritë e amshueshme në këtë jetë.

Po kështu duke e quajtur të poshtër atë për të cilin bëhesh xheloz, s’bën gjë tjetër vetëm një padrejtësi dhe diskriminim. Në qoftë se kënaqesh me vuajtjet e armikut dhe hidhërohesh me të mirat e tij, atëherë ke kundërshtuar mëshirën e All-llahut. Përveç kësaj je duke kritikuar Atë. Kush del kun¬dër caktimit të Zotit, kokën e vet e ka vënë në ku-dhër dhe e ka coptuar. Kush kundërshton mëshi¬rën e All-llahut xh.sh., nga Arka e mëshirës së Tij s’mund të përfitojë. Vallë, po kështu të mbash një vit armiqësi me vëllain tënd besimtar, a ta pranon logjika njerëzore? Në qoftë se prej vëllait tënd të vjen ndonjë e keqe, atij s’mund t’ia ngarkosh atë tërësisht.

Së pari: Kaderit (caktimit të Zotit), në qoftë se do ta ndash një pjesë të ndodhjes së caktimit (Kaderit të All-llahut) , me doemos ndodhjes duhet t’i përulesh.

Së dyti: Ka rëndësi veçimi i pjesës së vesit të nefsit tend dhe të shejtanit. Në këtë rast ky njeri duhet të të dhimbset, pavarësisht se ka bërë një të keqe. Sepse atë njeri, që ka bërë këtë të keqe, e ka shtyrë shejtani. Ne duhet të durojmë dhe të presim pendimin e tij.

Së treti: Ti çfarë ke, që s’shikon apo nuk do t’a vësh re gabimin tënd? Shihe, pranoje dhe atë pjesë të gabimit tënd hiqe! Njëkohësisht duhet të ndje¬kësh atë rrugë që të çon në eliminimin e këtyre gabimeve, nëpërmjet faljes. Falja është rruga e shpëtimit. Kur ti i ke falur gabimin dhe veset e vëllait tënd, ke berë një humanizëm, bu- rrëri e trimëri, njëkohësisht dhe armikun tënd e ke poshtëruar. Ndërkohë, vetë shpëton nga sikleti dhe vazhdon jetën normale qetësisht. Në të kundërt, bëhesh si ai çifuti i dehur, që kishte profesionin e argjendarit, që në vend të arit kishte paguar copën e qelqit dhe të akullit. Ja pra, në këtë jetë të përkohshme që pretendon të jetosh përgjithmonë, nuk ia vlen të armiqësohesh dhe të kesh ambicie gjer në urrejtje. Grindja me vëllain tënd besimtar mysliman, është një maskarallëk, një çmenduri dhe një sjellje prej të dehuri.

Aq e dëmshme është armiqësia në jetën perso¬nale, saqë edhe mendimi për të është marrëzi. Në qoftë se e do veten tënde, mos i lejo të hyjnë në mendje këto mendime të zeza dhe qëndrime armi¬qësore! Po qe se ka hyrë ndonjë, mos ia dëgjo zërin! Hafiz-i Shirazi këshillon me këto fjalë të mëdha:

"10_24022010231938.jpg"

“Kjo botë nuk vlen aq sa të grindesh për të.”

Ajo është një vend prove dhe e përkohshme, prandaj nuk vlen. Ja pra, kur kjo botë tërësisht s’ka pikën e vlerës, sa të parëndësishme janë punët e vogla që bëhen në të. Ai vazhdon duke thënë:

"10_24022010231941.jpg"

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>