Mendimi yt është i pasjellshëm, për shkak se e përkrah unin. Mendimet e tjetrit nuk mund t’i përbuzësh.

"10_24022010231617.jpg"

Parimi i dytë: Ti je i detyruar të flasësh të drejtën, por çdo të drejtë nuk je i lejuar ta flasësh. Çdo gjë që thua duhet të jetë e drejtë, por secilin të drejtë nuk duhet ta thuash. Sepse ndodh që ai tjetri nuk pajtohet me mendimin tënd dhe nuk e pranon, e atëhere ai fillon e nervozohet.

Parimi i tretë: Në qoftë se nuk do të armiqë¬sohesh, mundohu që armiqësinë që ke në zemër, t’a tërheqësh. Pasionet e veseve të nefsit, mundohu që ti frenosh! Për t’u hapur udhë veseve të dëm¬shme, mos u armiqëso me vëllezërit e tu besimtarë! Në qoftë se me ndonjë do të armiqësohesh, ka mjaft kundërshtarë të pabesë. Me ata mund të ar¬miqësohesh kur të duash. Sikurse cilësia e dasha¬mirësisë meriton respekt, ashtu edhe virtyti i armi¬qësisë më së shumti se të gjithë, e meriton armi¬qësinë. Në qoftë se armikun do që ta posh¬tërosh, ligësive të tija përgjigju me mirësi, sepse nëse iu përgjigjesh me ligësi, atëhere atij i shtohet armi-qësia. Edhe pse nuk e shfaq, por e ruan në ze-mër armiqësinë, ajo rritet më e ashpër, duke vazh¬duar edhe më gjatë. Në qoftë se i kundërvë me sjellje të mira, atëhere kundërshtari pendohet dhe bëhet mik.

"10_24022010231620.jpg"

Me kuptimin e këtyre fjalëve të bukura, besim¬tari duhet të jetë i urtë dhe i mëshirshëm. Me ba¬mirësitë e tua, armiku bëhet shërbëtori yt. Po qe se është me karakter të keq, si besimtar që është, ai ka mundësi të bëhet i mirë. Dihet që besimtari të mos ketë karakter të keq. Edhe një njeriu të lig, po i the je i mirë, ai bëhet i mirë dhe përmirësohet. Atij po të thuash i keq, pa kurrëfarë arsyeje, ai bëhet i keq. Pra si ndodh kështu? Vëri veshin Kur’anit Famë¬lartë, sepse shpëtimi është tek Ai.

"10_24022010231934.jpg"

Parimi i katërt: Ata që i kanë bërë vazhdë dhe kanë mbjellur tek vetja mëritë dhe armiqësitë, së pari janë bërë kriminelë dhe kanë dhunuar veten e tyre. Kështu që duke dhunuar veten dhe vëllain be¬simtar, dhunojnë edhe Mëshirën e All-llahut xh.sh.. Duke parë mirësitë e kundërshtarit dhe duke u bërë xhelozë prej mirësive të tij, dëmtojnë vetveten. Në qoftë se armiqësia vjen nga xhelozia, atëhere ajo të torturon më tepër. Ajo më së pari shkatërron vet xhelozin, kurse kundërshtarin se dëmton fare, ai vazhdon jetën normalisht pa asnjë problem.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>