Të gjitha këto i bëjnë të domosdoshme bash-kimin, aleancat, lidhjet, mospërçarjet në fraksione, dashamirësitë dhe vëllazërimin e sinqertë. Si dia¬mantë duke patur të gjithë këta zinxhirë të fortë shpirtërorë, të gjitha këto rrugë bashkimi që mjaf¬tojnë për të lidhur edhe planetet me njëri-tjetrin, për çfarë dhe përse t’iu duhet popujve myslimanë, rruga e ndarjes dhe e përçarjes? Përçarjet, armi¬që¬sitë dhe hidhërimet janë të parëndësishme si pël¬hura e merimangës. Kush i bën këto, u ka vënë një minë të gjitha rrugëve të bashkimit dhe lidhjeve të vëllazërimit. Këto duhet t’i kuptojmë të gjithë; ve¬tëm ai që ika pushuar zemra ose i ka dalur mendja, mund të mos i kuptojë.

ANA E TRETË:

"10_24022010231611.jpg"

Ky ajet i All-llahut shpreh fshehtësinë e drejtë¬sisë së pastër. Sipas këtij ajeti, me vëllain besimtar mysliman nuk duhet të armiqësohesh dhe nuk mund të mbash hidhërim me të. Ai ka të gjitha ato cilësi të mira, që nuk mund t’u kundërvihesh. Në qoftë se për shkak të ndonjë vetije të keqe hidhë¬rohesh, duhet ta dish se ke berë një marrëzi të ma¬dhe. Një marrëzi e veçantë është edhe kur për një të keqe të dikujt, mban mëri me vëllain ose farafisin e tij.

"10_24022010231614.jpg"

Ky ajet është shpehur për fajin e mëkatit të madh, si një marrëzi shumë e madhe dhe bën vë¬rejtje mbi realitetin dhe jep këshilla të drejta të fesë Islame. Duke patur të gjitha këto paralajmërime, si mund të thuash se jam i drejtë, apo unë kam të drejtë ?

Nga pikëpamja e realitetit shkaqet e armiqësi¬meve janë ligësitë. Armiqësitë nuk duhet të për¬hapen. Në qoftë se për të filluar një armiqësi, apo prapësi ke marrë mësim prej dikujt tjetër, ai është jashtë tregimit tonë. Shkaqet e miqësisë janë da¬shamirësitë. Ato janë të shndritshme. Këto cilësi duhet të ruhen dhe të përhapen, që të mos infek¬tohemi nga intrigat e përçarjes. Prej këtej rrjedh edhe thënia qëthuajn: “Miku i mikut tuaj, është edhe miku ynë”. Këtë e përmend edhe fjala e urtë kur thotë: “Për hatrin e një syri, shumë sy të dashur mund të bëhen.”

Tani ti që je antinjerëzor a e kupton që je jashtë logjikës dhe realitetit? Kur me vëllain tënd ose të afërmit e tu armiqësohesh, sikur të jesh sa do pak realist duhet ta pranosh që je jashtë logjikës njerëzore.

ANA E KATËRT: Armiqësia dhe mëria sjellin një dëm të madh në jetën individuale, ato njeriut sjellin përçarje. Që të kuptosh thelbin e tyre, më mirë duhet të përqendrosh vëmendjen në këto parime:

Parimi i parë: Kur vetkënaqesh me profesionin dhe mendimet e tua, thua me mburrje:

“Mendimi im është më i mirë dhe më real”. Nuk duhet dhe nuk mund të thuash që vetëm men¬dimi im është i drejtë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>