Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
ANA E PARË: Në vështrimin real është pa¬drejtësi.
O ti njeri i pasjellshëm, pse me besimtarët mban hidhërim dhe armiqësohesh? Po japim këtë shem¬bull që ta kuptush çfare dëmi po bënë duke mbajtuj hidhërim me vëllëzër musliman: Në qoftë se ti gjindesh në një shtëpi ose në një anije me nëntë vetë të pafajshëm dhe një kriminel, kush do të don¬te që të digjej ajo shtëpi apo të fundosej ajo anije? Mizorinë e tij do ta shpallësh në kup të qiellit, duke bërtitur. Dhe sikur në këtë anije të jenë një i pafajshëm dhe nëntë kriminelë, përsëri asnjëri nuk ka të drejtë t’a fundosë atë anije.
Njeriu besimtar është krahasuar me një shtëpi të Zotit ose një anije Hyjnore. Në këtë krijesë besim¬tare, në të cilën ekspozohet mëshira e besimit fetar, fqinjësia e mirë, dashamirësia dhe morali njerëzor, tek ai gjenden njëzet virtyte të mira. Sikur të ketë depërtuar një virtyt i keq tek ky njeri, nuk duhet të armiqësohesh me të. Të dëshirosh fundosjen e kë¬saj anije Hyjnore është një mizori e madhe. Të ar¬mi¬qësohesh me vëllain tënd për një ves të keq, është një poshtërsi më e madhe se ajo që thamë më sipër.
ANA E DYTË: Logjikisht armiqësia është një mizori.
Sipas dijes njerëzore dashamirësia dhe armi-qësia janë dy kundërshtare, që nuk pajtohen kurrë. Ato janë si drita me errësirën.
Në qoftë se në një zemër mbizotëron dashami¬rësia, atëherë armiqësia tkurret dhe bëhet artifi¬ciale, nevrikosja shndërrohet në dhimbje. Ja pra, besimtari mysliman e do vëllain e vet dhe duhet ta dojë gjithmonë. Në vështirësitë që ka dhe për gjë¬rat anormale duhet të ndihmohet me fjalë ngushë¬lluese dhe jo duke e trembur atë. Për këtë arsye Profeti ynë ka thënë:
“Besimtari vëllait të tij, s’mund t’i mbajë hi¬dhërim më tepër se tri ditë”.
Në qoftë se në një zemër mbivlerësohen arsyet e armiqësisë, atëhere dashamirësia bëhet formale dhe artificiale. O ti njeri që manifeston sjellje çnje¬rëzore, a nuk e shikon sa poshtërsi është të armi¬qësohesh me vëllain tënd duke mbajtur hidhërim ndaj tij.
Po të thuash që gurët e vegjël dhe të thjeshtë kanë vlerë më shumë se Qabja dhe se këta janë më të mëdhenj se mali i Uhudit, atëhere vetë e kupton se je duke bërë një gafë të madhe. Kështu që vëllai yt, ka vlerën e Qabes dhe madhësinë e malit të Uhudit, besim ky i kultivuar nga feja Islame, që bën të domosdoshme dashamirësinë, unitetin dhe bashkimin. Plotësimi i disa veseve të nefsit ose shtysa të shejtanit, bëhen shkaqe të vogla armi-qësie, si ato gurët e vegjël që përmendëm më sipër. Vëllait tënd duhet ti parapëlqesh besimin dhe ato vlera fetare Islame që mban. Në qoftë se nuk e përkrah, pavarësisht për ndonjë gabim të vogël, atëhere je një budalla i pasjellshëm, ose katil. Po nuk e kuptove këtë që po bën, je i çmendur.
Ja pra besimi në Një Zot të Vetëm, e bën të nevojshëm bashkimin e zemrave. Duke qenë të bashkuar në besimin e fesë Islame, duhet të jemi të bashkuar edhe në jetën shoqërore. Ja pra ti nuk mund ta mohosh këtë: –Ti kur shoqërohesh me një shok në një batalion ushtrie, patjetër me të vendos lidhje miqësore të shëndosha. Ju të dy keni të njëjtin oficer, të njëjtën komandë, kështu që keni lidhur edhe shoqëri. Po kështu duke jetuar në të njëjtin vend, ju ndiheni si vëllezër të sinqertë. Besimi njeriut i garanton një vetëdije të ndritur dhe i tregon rrugën e bashkimit. Njeriut, sa është numri i Emrave të All-llahut xh.sh., aq arsye vëllazërimi i ka dhënë feja. Për shembull:
Me vëllain tënd që je hidhëruar: Krijuesi i juaj është një. Pronarin e keni një. Furnizuesin e keni një, një, një.... vazhdojnë njëshat deri në njëmijë e më shumë. Profetin e keni të njëjtë. Vazhdojnë njëshat më tej: fenë e keni të njëjtë, kiblen e keni të njëjtë (që falemi, duke u drejtuar nga Qabja). Vazhdojmë numërimet një e nga një deri në njëqind. Vendlindjen e keni një, shtetin e keni një, edhe Atdheu është i përbashkët, deri në dhjetë, vazhdojmë një e nga një.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>