Ah! Aman! Aman! Medet! O Plotmëshirues i dëshirave tona, ruajna neve! Merrna në mbrojtje të shpëtojmë prej sherrit të shejtanit dhe të xhindëve! Mbushe zemrën e vëllezërve të mi, me mëshirë të madhe! Kështu duke t’u lutur Ty o Zot, zemra dhe mendja ime qan dhe bërtet pa ngushëllim.

O vëllezërit e mi që jeni më të fortë se hekuri, dua të më ndihmoni sepse kam një problem shumë të rëndësishëm. Unë pa dyshim ju besoj, por edhe ju duhet të më besoni dhe të më ndihmoni në rrugën time për përsosjen e shërbimit tim të be¬simit shpirtëror. Grindja juaj ka qenë e vogël dhe e përkohshme, e ngjashme me qimen në beben e syrit, zemrekun e një ore, apo me pluhurin në sy. Në çastin kur ndodh grindja, ndihen tre krisje materjale dhe lajmërojnë me tre çarje shpirtërore.

Said Nursi

* * *

"10_24022010233700.jpg"

Vëllezër të ndershëm dhe me cilësi të lartë!

Ne me tërë fuqinë tonë duhet të përpiqemi të zbatojmë parimet e “IHLAS-it” (sinqeritetit) dhe sekretin e tij të vërtetë. Më njoftuan se kishin dety¬ruar tre vetë të përpiqen të na shtyjnë të ndahemi nga njëri-tjetri. Mundohen të na nxisin me men¬dime të ndryshme nga tonat. Ata mundohen të gjejnë ndonjë arsye për të braktisur shërbesën e besimit dhe nxisin nxënësit e mërzitshëm dhe nazelinjtë, për të arritur qëllimin e tyre. Ata për¬piqen që ta shtyjnë afatin e gjykimit. Për të këm¬bëngulur duhet marrur mësim nga Risale-i Nur.

Dëgjoni o vëllezër! Duhet të jeni siç keni qenë deri tani, me sinqeritet të vërtetë dhe me vëllazërim të fortë! Të vërtetën mos e shkatërroni dhe vazh¬doni të jeni dashamirës! Hidhërimin tuaj megji¬thëse është i pakët, mos e zmadhoni! Ky është një shërbim i rëndësishëm, për të po qe është e ne¬vojshme të jipet edhe jeta! Mos u merrni me gjëra të parëndësishme që ju zemërojnë me vëllain tuaj. Për ndonjë mosmarrëveshje merreni fajin mbi vete dhe mundohuni të shtoni sinqeritetin dhe dashami-rësinë. Vëllezër njihini armiiqtë, se ata po mundo¬hen të hyjnë në mes nesh! Në qoftë se tani janë sa një farë e vogël, nesër rriten sa një pemë e madhe. Ata kështu na hapin plagë të pashërueshme. Paso¬jat dhe dëmet shtohen përditë dhe janë të paripa¬rueshme. Këtë tregim po e përfundoj, duke e lënë analizën e tij në gjykimin tuaj të hollë. Mjafton me kaq.

Said Nursi

* * *

Ju lutem vëllezërve të mi!

Prej ngushtësisë shpirtërore dhe prej nxitjeve mashtruese të shejtanit duhet të ruheni! Nga pa-vetëdija largohuni! Shprehjeve të hidhura mos iu përgjigjni me hasmëri. Mos thoni më preku nderin! Ato fjalë të liga po i marr mbi vete, për të mos prekur nervat e juaja. Po të kisha njëmijë ndjenja, për dashamirësinë dhe sinqeritetin mes vëllëzër, do t’i sakrifikoja të gjitha.

SAID NURSI

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21