[Për të ruajtur vëllazërimin do të parashtroj një parim, që ju duhet t’i nënshtroheni.]

Jeta ëshë rezultat i bashkimit. Kur të ikën nga duart vëllazërimi, mbaron edhe jeta shpir¬tërore.

Ajeti i All-llahut xh.sh. thekson:

"10_24022010233654.jpg"

Kur dëmtohet solidariteti i një populli, vlerat e bashkësisë dëmtohen. Dimë se tre njësha, të shkruar veç e veç, kur mblidhen bëjnë tre. Dhe po qe se i rradhisim krah për krah, bëhen njëqind e njëmbëdhjetë. Solidariteti arrihet duke u bashkuar krah për krah dhe në rresht njëri pas tjetrit. Atëherë bëhemi njëqind e njëmbëdhjetë. Në qoftë se bë¬hemi trekatër vetë papërqafues të këtyre ideve dijamante atëhere këta tre katër veta i shërbejnë shoqerisë. Pra nëse kemi solidaritet të përbashkët, i shërbejmë më mirë vëllazërimit të vërtetë. Këta katër vetë, kur i shërbejnë me zell vëllazërimit, vlejnë sa katërqind të tjerë. Kur t’i përfitoni këto cilësi të ndritura, ju do të bëheni fener ndriçues të nje qytetit të madh. Ju do të bëheni për atdheun tuaj një central elektrik që do të lëshojë dritë, ditë e natë. Ingranazhet e kësaj makine janë të domos-doshëm t’i ndihmojnë të tjerët. Ingranazhet e tjerë, s’duhet të jenë xhelozë kur ata punojnë për të vënë në lëvizje makinën. Prej fuqisë së të tjerëve, duhet të gëzohen të gjithë. Ashtu si këta ingranazhe që ndihmojnë njëri-tjetrin dhe lehtësojnë punën e pajisjes sonë, duke u mbështetur në besimin e rea¬litetit Islam dhe tek parimet e Kur’anit të Famshëm edhe ne duhet t’i hapim krahët vëllezërve besim¬tarë, duke i falenderuar. Mos ndizni debatin! Mos kritikoni pa vend! Në qoftë se doni të kritikoni, kini mjaft për të kritikuar përveç vëllezërve myslimanë. Unë krenohem me meritat tuaja. Edhe kur unë të mbetem i vobektë, po gëzohem se meritat tuaja janë edhe të miat. Ju me principet e mësuesit tuaj duke i zbatuar në jetë, të bëheni shpallësit e virtyteve më të mira të vëllait tuaj.

Vëllazërive tona i përket edhe Hafiz Aliu nga Islamköy. Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i vëllait të vet mysliman. Ky është një shembull i mirë, ku tregohet uniteti i shkëlqyer i vëllazërimit të vërtetë. E gjeta shumë me vlerë, që këtu t’i parashtroj.

Kur ai zotëri m’u afrua, i thashë se shkrimi i shokut tënd është më i bukur se dorëshkrimi yt. Ti po shërben më pak se ai, vazhdova unë. Hafiz Aliu lavdëroi me sinqeritet meritat e shokut, duke u paj¬tuar me mendimin tim. Për këtë sinqeritet ai fitoi respektin tim duke më gëzuar shumë. Unë vura re se zemra e tij s’kishte asgjë artificiale, sepse për¬gjigjja e tij ishte e sinqertë. All-llahun e falen¬derova shumë, që në mesin e vëllezërve besimtarë gjenden njerëz me ndërgjegje të pastër dhe të sinqertë. InshaAll-llah si ky vëlla Hafiz Aliu, ka edhe të tjerë vëllezër, që fitojnë shpërblime të më¬dha. Ata do t’i bëjnë shërbim shumë të madh fesë Islame! Elhamdulil-lah, dalëngadalë ajo ndjenjë e shenjtëruar do të përhapet edhe në vëllazëri të tjera.

* * *

"10_24022010233657.jpg"

Me plot sinqeritet, vëllezër të nderuar!

Në këtë kohë që në kokën e njerëzëve ua godasin fatkeqësitë, sidomos nxënësit e Risale-i Nurit, që po kalojnë vështirësi të mëdha, duhet të gjejnë forca shpirtërore dhe rrugëdalje, për t’i bërë ballë gjendjes ku ndodhen. Ata duhet të njihen me sacrifice ndaj vëllezërit myslimanë, duke e shëruar zemrën e tyre. Të ngushëllohen duke i dhënë kura¬jë vetvetes dhe njëri-tjetrit. Detyra jote është t’i thuash se ai nuk është vetëm, por me të jemi të gjithë. Kështu shërohet shpirti i hidhëruar dhe zem¬ra lehtësohet nga këto fjalë ngushëlluese. Vëllezë¬rit nuk duhet t’i nevrikosni! Duhet të thuni vetes me vëllezërit jam i lidhur fort dhe për ta unë sak¬rifikoj jetën dhe çdo gjë. U sqaroj se u bënë tetë ditë, që dy nxënës të Nur-it, nuk binden për një gjë të parëndësishme. Ata bëjnë naze dhe mua s’më vjen mirë. Zemra ime është shumë e hidhëruar.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>