Ai jep në mënyrë bindëse bukurinë e Besimit Islam, duke iu çelur sytë edhe atyre që dikur e kanë refuzuar nga mosnjohja e plotë e fesë Islame.

Para se të dilte në dritë të Risale-i Nurit shumë probleme fetare prej shekujsh ishin kredhur në errësirë. Po kështu shumë njerëz i kishte mbuluar nata e mos-besimit.

Risale-i Nur, kjo vepër brilante me ngushëllim tek Kur’ani Famëlartë dhe me ndihmën e All-llahu, ka demaskuar demagogjinë fallso të materializmit, duke shpërndarë errësirën ku ajo i kishte kredhur popujt. Qëllimi i këtij studimi është të shpëtojë shpirtin e bren-gosur dhe të thyer të njerëzve dhe ta ndriçojë atë me Dritën e pastër Hyjnore.

Filozofia, nefsi (pasioni nga e keqja) dhe mate¬ria-lizmi, janë kurthe dhe trikëmbësh të rrezikshëm për të shkatërruar lumturinë e përjetshme të njerëzimit.

Me fakte të sigurta dhe me aftësitë e mëdha shpje-guese, Risale-i Nuri i ka shpartalluar këta armiq të për-bashkët. Ky studim është arma më e fuqishme kundër materializmit dhe mosbesimit, në shekullin që po je¬toj-më. Ajo shndrit si një copë diamant dhe verbon të gji-thë hipokritët dhe të pabesët.

Në këtë garë të ethshme të diturive, këta dy shekujt e fundit populli mysliman ka humbur sidomos përjetimin e duhur të jetës shoqërore dhe individuale. Mbi të gjitha, muret e kalasë së vëllazërimit janë lëkundur shumë.

Perandoria Osmane ngaqë nuk mundi ta ruante dhe ta mbronte vëllazërimin midis myslimanëve u tërhoq më shpejt nga Europa dhe më vonë prej Azisë dhe Afrikës. Këto pasoja popujt myslimanë po i vuajnë edhe sot, kur numri i tyre ka arritur më tepër se një milliard e gjysëm.

Vreshta më e begatë për të dalur nga prapambetja dhe për të rritur ndjenjën e miqësisë dhe dashurisë, është vëllazërimi i vërtetë. Besimtarët akoma nuk njohin rrugët dhe arsyet e vërteta që të çojnë drejt lidhjeve të sigurta.

Qoftë materialisht apo shpirtërisht, shpëtimi i mysli-manëve duhet kërkuar dhe shpresuar tek çelja e rrugës së dashamirësisë dhe të vëllazërimit midis tyre.

Profeti ynë a.s. ka thënë: “Deri sa nuk doni njëri- tjetrin, nuk mund të bëheni besimtarë dhe përderi sa të mos besoni në fenë Islame, në xhennet nuk mund të shkoni”.

Ky mesazh i të Dërguarit është një mësim për ne myslimanët. Vepra “Vëllazërimi” është një nga të një-qindetridhjetë fragmentet e Risale-i Nurit. Për të for¬cu-ar vëllazërimin midis popujve myslimanë, Risale-i Nur është një mbështetje e fortë dhe dobiprurëse. Për vlerat e tij të rralla, Risale-i Nur ka vazhduar qarkullimin nëpër Turqi në formë dorëshkrimi deri sa ky libër ka parë dritën e botimit më 23.6.1956.

Më vonë ky libër u shpërnda në shumë vende të botës si: Evropë, Amerikë, Australi, vendet Arabe dhe lista vazhdon duke i kaluar pesëdhjetë gjuhët e botës. Risale-i Nur është vlerësuar edhe nga njerëz të shquar të fesë Islame. Vitet e fundit kjo vepër gjigande është futur edhe në programet e studimeve universitare, siç është rasti i universitetit “ Xhamiul Ez’her” të Kajros dhe në shume universitete t Filipinezëve.

Në Turqi këto shtatëdhjetë vjetët e fundit, nxënësit e Risale-i Nur-it, kanë bërë të gjitha përpjekjet që duke propaganduar, ta ngrejnë këtë studim të rrallë në vendin që i takon.

Me ihlas (sinqeritet), mes mundimeve të mëdha, është përpjekur që këtë libër ta përkthejë në gjuhën shqipe zotëri Abdylkadir Haktanër. Besojmë se populli shqiptar, një nga popujt më trima dhe më të kulturuar të Ballkanit, do ta mirëpresë këtë libër të rrallë. Ai prej vi¬tesh ka qënë vëlla dhe dashamir i Turqisë mike, si be- simtar i fesë Islame. I lutem All-llahut xh.sh. që ta ndih-mojë z. Abdylkadir’it për përkthimin e të gjithë vep¬rës të autorit Bediüzzaman Said Nursi’ut, duke përmbu¬shur kështu nevojën shpirtërore të popullit shqiptar.

Dr. Ramazan BALCI

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>