FJALA E KATËRT

Në të gjithë jetën time shoqërore, kam analizuar të gjitha fenomenet dhe arrita në këtë përfundim: –Dashamirësisë më tepër se çdo gjë, i takon miqë¬sia. Njëlloj edhe armiqësisë që e ke në zemër, me armiqësi përgjigju. Pra jetë shoqërore e sigurtë, bëhet atëherë kur vlerëson cilësitë dhe ndjenjat dashamirëse. Shkatërrimi i jetës shoqërore ndodh kur e ushqen hasmërinë dhe armiqësinë, sidomos në mes të vëllezërve besimtarë. Pasojat e hasmërisë në armiqësimin e popujve, mjaft mirë janë treguar në letrën e “Njëzet e dytë”, të mësimeve të Risale-i Nurit. Këtu po e lëmë, duke i rënë për shkurt.

Koha e armiqësisë mbaroi. Dy luftëra botërore bënë shumë dëme nga hasmëritë, duke shkatërruar mjaft vende. Asnjë dobi përveç dëmeve nuk sollën. Për deri sa me ligësi armiqtë e huaj nuk ju sul¬mojnë, atyre mos ju kundërvini. Ndëshkimi i All-llahut atyre u mjafton.

Kryelartësia duke qenë e pushtuar nga veset e këqija të nefsit, të bën hasëm me vëllain besimtar, duke u bërë shkak i trazirave, shkatërron jetën shoqërore. Po të vlerësohet si duhet besimi në Një Zot dhe bashkëjetesa Islame, ekzistenca shoqërore merr vlera cilësore të çmuara. Kurse shkaqet e armiqësisë, përballë atyre të dashamirësisë, që janë si mal, janë të parëndësishme. Prandaj po t’i vlerësosh bëhesh i çmendur. Sepse dashamirësia dhe armiqësia, si kundërshtare të njëra-tjetrës, nuk pajtohen kurrë. Ato janë si drita me errësirën. Kur zemrën e pushton mirësia, njeriu është i ndershëm dhe dashamirës. Në të kundërt kur pushtohet nga ndjenja të këqija, njeriu bëhet smirëzi dhe armi¬qësor. P.sh. nëse një zemër është e mbushur më tepër me dashamirësi, armiqësia kthehet në dashuri dhe mëshirë. Besimtarët në këtë mënyrë duhet të veprojnë ndaj njëri-tjetrit. Sepse kjo është rruga e vëllazërimit. Nëse dikujt zemra i mbushet me ndjenjën e hasmërisë, atëhere ky njeri duhet të na dhimbset. Edhe pse tek kjo zemër ushqehen ndjenjë hasmërie, përsëri duhet të bashkëjetojmë. Kjo të vihet re edhe me mosbesimtarët. Gjersa ata nuk sulen kundër nesh edhe me ta bashkëjetohet. Që të zërë vend midis njerëzve dashamirësia, duhet patjetër të mbështetemi tek besimi dhe të grum¬bullohemi rreth fesë Islame. Këto janë zinxhirë të fortë, që lidhin besimtarët myslimanë dhe forcojnë kalanë shpirtërore të tyre. Shkaqet e hasmërisë janë si ata gurët vegjël në gjirin e myslimanëve. Ato janë shkaktarë të mbjelljes së përçarjes midis mys¬limanëve, duke i dëmtuar ata. Kur problemet sho¬qërore i njeh dhe dëmet e tij i lexon, atëherë përse me vëllain tënd mysliman hasmërohesh dhe armi¬qësohesh? Kush nuk i vlerëson këto shkaqe që janë të rënda sa një mal, bën një faj dhe krim të madh shoqëror.

Përfundim: Miqësia, vëllazëria dhe dashami-rësia janë karakteristikë të fesë Islame. Ata që mbjellin hasmëri me vëllain e tyre mysliman, kanë karakter të keq dhe ngjajnë si ai fëmija që qan pa shkak, vetëm pse do që të qajë, pa pasur asnjë arsye të rëndësishme, qoftë edhe diçka fare e vogël, për të qarë i mjafton. Një njeri që përgjon se çfarë bën tjetri, është pa karakter njerëzor dhe zhytet në punë të fëlliqura. Ai me një të keqe që bën, zhvleftëson dhjetë vepra të mira. Këtë të metë, mendimi i shëndoshë dhe karakteri i lartë i fesë Islame, e lufton dhe nuk pajtohet me të.

* * *

Shumë të nderuar dhe të sinqertë, vëlle-zër myslimanë!

Do të paraqes një shqetësim, që më ka përvëluar shpirtin tim.

Të shthururve nuk po ua mban të rreshtohen përballë shpatave të diamanta të argumenteve të Risale-i Nurit. Ata po mundohen të largojnë nxë¬nësit prej shërbesës së besimit. E ndjeva se ata e paraqesin të vështirë, furnizimin e jeteses dhe lodhjen e të nxehtit të verës. Ata gjithnjë mundo¬hen që t’i nxisin nxënësit që të ndahen duke i prekur ata në damarët e dobët dhe duke i paraqitur karaktere apo ndjeshmëri të ndryshme mes tyre. Vëllezër të dashur! Vëni re me vëmendje! Në gjirin tuaj mos lejoni asnjë ndryshim të karakterit tuaj fetar. Mos bini preh e nxitjeve përçarëse dhe da¬shakeqe të armiqve. Njeri pa gabime nuk ka. Dera e pendimit është e hapur për të gjithë dhe në qoftë se je njeri i mirë, nefsi dhe shejtani nuk të lënë të qetë. Ata të nxisin hasmëritë, që t’i kundërviheni vëllait tuaj. Ju duhet t’u përgjigjeni me lidhje të forta rreth ideve të qarta të Risale-i Nurit. Ne jemi të detyruar të sakrifikojmë jetën, nderin dhe kena-qësitë e kësaj jete, për të ruajtur vlerat e përfituara nga idetë e qarta të këtij libri të madh. Shejtanit dhe nefsit duhet t’i përgjigjemi me frenimin e bërjes së veprëvetë të këqija. Pra nëse jeni duke u grindur me vëllain tuaj, mos u mundo ta ndërlikosh gjendjen. Të gjithë nuk kanë të njëjtin karakter. Tani është shumë e nevojshme dhe është koha për të qenë më tolerant ndaj njëri-tjetrit. Të gjithë vëllazërive një nga një selam!

Said Nursi

* * *

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>