Hasmëria dhe armiqësia midis besimtarëve ësh¬të një sëmundje që sjell pasoja të rrezikshme dhe ligësi. Kjo ligësi e helmon zemrën dhe e tor-turon ndërgjegjen. Cilido që ka karakter të lartë, këtë e pranon. Unë e kam provuar se sa herë që jam mër¬zitur me vëllain tim, unë e di se çfarë vuajtje kam përjetuar. Nuk mbetet dyshim se kjo vuajtje është si një ndëshkim dhe dënim i madh i hasmërisë.

Njerëzit e lartë meritojnë nderim. Njerëzve gje¬ni, duhet t’u përgjigjemi me mëshirë. Ky veprim të jep kënaqësi dhe të forcon moralin e jetës. Kjo mund të krahasohet me sakrificën e nënës për fëmijën e vet. Për të forcuar këtë mendim po japim një shembull: –Një pulë jep jetën e vet për zogun e saj dhe është e gatshme të sulmojë edhe luanin. Njerëzit e ndershëm, kur i respektojmë me nder dhe mëshirë, ndjejmë një kënaqësi shpirtërore. Kush ka qëllim të lartë, vrapon të marrë këtë dhuratë të vlefshme, që është mëshira, dashuria dhe sinqeriteti ndaj All-llahut xh.sh..

Kush është ambicioz apo tepër dorëlëshuar, merr një ndëshkim të madh shpirtëror dhe zemra e tij vreroset. Xhelozi dhe ambiciozi ndëshkohet menjëherë pa vonesë. Xhelozia, xhelozin e për¬vëlon si flakët e ferrit.

Kush i bindet kismetit të vet ashtu siç na e ka dhënë All-llahu; gjë që është një dhuratë e madhe, kjo shije e sevapit të menjëhershëm, ia heq var¬fërinë.

Kryelartësia është një kapriço e madhe. Ai që lartëson vetveten, ndeshet me vuajtje dhe për këtë arsye kalon tortura të mëdha. Ja një fjalë e madhe e urtë: “Nderi jipet, nuk kërkohet dhe as nuk pritet”.

Modestia dhe mosmbivlerësimi i vetvetes, ka një shpërblim të madh dhe të krijon një kënaqësi në zemër. Kështu shpëtohet nga një kryelartësi artificiale. Ndonjëri që dëshiron të keqën e dikujt në këtë jetë, shumë shpejt do të bie viktimë e vetvetes. “Men dakka dukka” (kush trokit derës së dikujt edhe në derën e tij do të trokasin). Fjalë për fjalë do të thotë kështu:

— “Trokit, tek ty trokasin”. Përmbajtja është e madhe.

Po mendove për të keqen e dikujt, edhe ty do ta mendojnë të keqen. Vëllait besimtar kush mun¬dohet t’ia këmbejë të mirën në të keqe, ai do të përballohet me ligësi. Kështu vazhdon edhe më tej. Të gjitha mirësitë dhe ligësitë peshohen në balancën e mëshirës.

Unë shpresoj se me ndihmën e Mëshirëplotit Hyjnor dhe me ushqimin shpirtëror të mësimeve nga Risale-i Nur, që është mbështetur tek Kur’ani Famëlartë, inshaall-llah nuk do të pajtohem me punët e liga dhe fëlliqësitë morale!...

* * *

PIKA E TRETË

Këtu do të flitet për intrigat e shejtanit, që prishin jetën shoqërore të njerëzëve. Me një veprim të keq një besimtar të gjitha të mirat e tij i hedh poshtë. Ata që i dëgjojnë intrigat e shejtanit, has¬mërohen me vëllain e tyre besimtar. All-llahu kur i peshon veprat e njerëzve në Tubimin e Ringjalljes, të mirat dhe të këqijat i vë në balancë. Gjykimi bëhet sipas peshës së veprave. Në qoftë se të këqijat peshojnë më rëndë, ndëshkohesh dhe po qe se të mirat rëndojnë më shumë, shpërblehesh. Punët e liga nganjëherë All-llahu Mëshirëmadh i mbulon me punë të mira, në qoftë se njeriu i tejkalon ato. D.m.th:

— Njeriu, po të ecë sipas porosisë së Kur’anit Famëlartë dhe t’i zbatojë ato, shpërblehet me të mira. Nëse një njeriu i dalin punët me cilësi të mirë, ai meriton dashuri, nder dhe respekt. Ngan¬jëherë shumë veprime të këqija, falen prej një veprimi të mirë që bën njeriu. Por njerëzit kur veprojnë me nerva të tendosura, kur marrin urdhër nga shejtani, i harron një qind të mira dhe bëhet hasëm me vëllain e vet, pra hyn në gjynah. Sikur krahu i një mizës të të zërë sytë, malin që ke përpara nuk e shikon. E njëjta gjë ndodh edhe me njeriun, që me errësirën e mërisë rrëzon vlerat e punëve të mira, që kanë vlerë sa një mal i madh. Ky njeri hasmërohet me vëllain e vet besimtar. Kjo gjendje në jetën shoqërore të popujve, bëhet një minë shkatërruese.

* * *

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>