O besimtarë të nderuar, në qoftë se bamirësitë tuaja nuk bëhen në Emër të All-llahut, atëhere ju keni tre dëme.

Nga ndonjëherë malli të ikën nga dora pa asnjë farë arsyeje.

Në qoftë se nuk e ke dhënë në Emër të All-llahut dhe pret shpërblimin në këtë botë, ose mi-rënjohjen nga fukarenjtë, e humbet këtë thesar të madh të sevapeve. Po qe se pranon se je një nëpu¬nës i caktuar nga All-llahu, për t’iua ndarë këtë mall robëve të Tij atëhere ke sjellur detyrën në vend. Por në qoftë se ti i nënvlerëson ata, duke e quajtur veten si pronar të vërtetë, ke bërë një zhvlerësim dhe një ofendim ndaj mirësive të All-llahut të Madhëruar. Në qoftë se, zekatin e jep në Emër të All-llahut të Madhërishëm, Mirësive të Tij u ke bërë një nderim edhe nëse i varfëri nuk të përulet ty. Duke ia dhënë zekat-in në Emër të All-llahut, i varfëri lutet për ty dhe lutja e tij i pranohet. Pak më lart përmendëm dëmet që shkakton mos¬dhënia e zekat-it ose dhënia e tij jo në Emër të All-llahut. Kështu mund të harxhosh mall më tepër se sa duhet, por prej të varfëve pret mirënjohje dhe i poshtëron ata duke ua kujtuar të mirën. Në këtë rast, ku janë ato fitime të zekat-it? -Duke dhënë zekat-in, e ke kryer detyrimin e farzit tek All-llahu xh.sh. dhe tek populli ke fituar sevape duke qenë i sinqertë ndaj All-llahu xh.sh.. Gjithashtu ke ruajtur fitimin e duasë (lutjes) dhe ke siguruar pranimin e saj.

"10_24022010232842.jpg"

"10_24022010232845.jpg"

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>