Shembulli i tretë: Kur pret ndonjërin dhe ai nuk të vjen, më në fund ambicia e sosë durimin dhe ti ikën. Sa po ikën ti, personi që po prisje vjen. Në këtë rast ti humbet ajo meraki i pritjes. Sekreti i këtyre punëve është i njëjtë me ekzistencën e një buke, që lidhet me arën, me lëmin, me mullirin dhe me furrën. Edhe në çështjen e rradhës dhe përfun¬dimit të saj, sundon një përqëndrim i diturisë së të Plotëdijshmit. Ambiciozi meqenëse nuk ecën me maturinë e nevojshme të dijes së All-llahut xh.sh, nuk mund të shohë ecurinë e problemeve dhe duke kërcyer dy shkallë përnjëherë rrëzohet e thyen kokën.

Tani o vëllezër që vraponi me nxitim pas përfi¬timit, jeni hutuar nga amibicia dhe po ecni si të dehur. A nuk e dini se ambicia është e dëmshme dhe e mjerueshme? Me çfarë mendje po vraponi pa dalluar mirë haramin nga hallalli? Për jetën e më¬pasme po humbisni shumë përfitime. Ju keni braktisur edhe gjënë më themelore të kushteve të Islamit, që është dhënia e zekatit. Dhënia e zekatit, nga çdo njeri është mbifitimi i pasurisë dhe e domosdoshme për largimin e fatkeqësive. Ai që nuk jep zekatin, në qoftë se i takon ta japë, ta dijë mirë se aq mall prej duarve të tij ka për t’i dalë dhe ky mall ka për të shkuar në vende të kota.

Në vitin e pestë të luftës së dytë botërore, shi¬kova një ëndërr në mes të imagjinatës dhe së vër¬tetës. Sikur më pyetën:

Ç’është kjo e keqe që myslimanët po i grinë uria, humbja e mallit dhe vrasjet?

Unë u përgjigja kështu:

Allahu i Madhërishëm prej disa mallrave kër-kon një të dhjetën (Shënim-1) dhe prej një fitimi tjetër, një të dyzetën (Shënim-2).

Kështu prej një malli që na e ka dhënë All-llahu, zekati kërkohet për të fituar lutjen (duanë) e fukarenjëve dhe për ndalimin e urrejtjes dhe të xhelozisë prej tyre. Por ne duke e braktisur atë u nënshtruam ndaj ambicieve tona të pangopura.

Çdo vit kemi Ramazanin që ka shtatëdhjetë dobi, por neve ngaqë na u dhimbs vetja, ramë në kënaqësi të përkohshme dhe e braktisëm agjërimin. All-llahu i Madhërueshëm na ngarkoi me shtatë¬dhjetë anë të këqija, fatkeqësi, skamje, mangësi dhe uri. Kështu Ai na detyroi të agjërojmë me zor.

All-llahu ka urdhëruar që në njëzetekatër orë, një orë ta veçosh për një ushtrim të bukur, të rahat¬shëm dhe të ndritur. Ne u bëmë dembelë ndaj All-llahut, nuk u falëm dhe nuk u lutëm. Atë orë e humbëm kot. All-llahu i Madhëruar me vrapim dhe luftim ndaj armikut, pesë vjet na dha vështirësi nga që s’u falëm. Ai na shtyu që të falemi duke vrapuar pas armikut. Kështu ne bëmë një lloj adhurimi. Kur u zgjova e mora vesh se kisha qenë në ëndërr. Në atë ëndërr e kuptova se të gjitha këto ishin të vërteta. Po të vëmë re dhe të arsyetojmë siç kemi thënë në “Fjalën e Njëzetepestë”, duke analizuar ligjet e Kur’anit me qytetërimin e sotëm, do të vemë re se manifestimi i të këqijave, i moralit të ulët dhe i shkatërrimit ekonomik, përmblidhet në këto dy fraza:

E para: Kur ngopem unë edhe po të vdesin të tjerët nga uria nuk më intereson.

E dyta: Puno ti, të ha unë.

Domethënia e këtyre fjalëve ka për bazë zhvilli¬min e kamatës dhe braktisjen e zekatit. Për popu¬llin mysliman, që të shërohen këto dy plagë të jetës shoqërore, duhet të ndalohet kamata dhe të jipet zekati.

Kjo të zbatohet, jo vetëm në jetën individuale, por edhe në jetën shoqërore. Lumturia e racës nje¬rëzore varet nga dhënia e zekatit. Dhënia e zekatit është një bazë e rëndësishme dhe një shtyllë për ekzistencën e njerëzimit. Duhet ta dimë se populli në planin ekonomik ndahet në dy grupe ose shtresa. Grupi i parë është i pronarëve. Në grupin tjetër hyjnë shumica e popullit të thjeshtë. Në qoftë se popullit të thjeshtë i sigurohet bamirësia dhe mëshira e pronarëve, rritet bindja dhe nderimi i tyre ndaj ponarëve. Kështu jeta e të dy shtresave realizohet në një cilësi të lartë njerëzore. Për të realizuar këtë, duhet të insistohet në dhënien e zekatit. Në të kundërt, në qoftë se nga pronarët ushtrohet dhunë mbi kokën e popullit të thjeshtë, prej tyre do të plasë urrejtje dhe kryengritje. Në këtë mënyrë këto dy shtresa shoqërore hyjnë në kontradikta dhe në mosmarrëveshje të thella. Kështu ndodhi me Rusët, që mosmarrveshja në mes të punëtorëve dhe kapitalistëve i çoi në luftë vëllavrasëse.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>