I pafeu tha:

— Unë kisha për qëllim, të të zemëroja që të më mbysesh sa më shpejt, për të mos vuajtur shumë. Pastaj ai shtoi: –Në qoftë se feja juaj është kaq e pastërt, kjo është një fe e vërtetë.

Një ndodhi tjetër interesante: Në një gjykatë u dënua një vjedhës. Dënimi i tij ishte me prerjen e dorës. Kur ishte duke u kryer vendimi, ndihmës gjykatësi, dorën e vjedhësit e pret me inat. Për këtë arsye gjyqtari e kundrërshton atë, duke i thënë se dënimi duhet të zbatohet në mes të mëshirës dhe zemërimit. Sepse ai për të kryer ekzekutimin në emër të sheriatit, pra në llogari të All-llahut xh.sh., i duhej të përbashkojë këto dy cilësi të kundërta. Pra duhet të ketë mëshirë (sepse atë e ka mashtruar djalli e nefsi), gjithashtu duhet edhe të hidhërohet (sepse ka shkelur ligjin e Krijuesit të Gjithësisë). Kur ndihmës gjykatësi zbatoi ligjin, u nervozua, kështu që në zbatimin e ekzekutimit merr pjesë edhe inati i tij. Në këtë rast, nuk është vepruar me drejtësi në bazë të ligjit të islamit.

Ja pra, një parim që duhet respektuar dhe është i nevojshëm në jetën shoqërore. Kur sulmojnë armiqtë e jashtëm, armiqësitë e brendshme duhet të lihen pas. Këtë parim e vlerësojnë edhe endacakët.

Ç’do të ndodhë me këto bashkësi islame, që janë rreshtuar si armiq përballë njëri-tjetrit dhe janë gati për luftë? Mos të harrojmë se duke pasur armiqësi midis vetvetes, sulmi i armikut të jashtëm mbi ne, bëhet më i lehtë dhe më i shpejtë. Kjo për ne është përulje dhe fatëkeqësi. Jetës shoqërore në këtë rast i bëhet një tradhëti e madhe.

Për ilustrim po tregojmë edhe një ndodhi:

Dikur në bashkësinë endacake Hasenane, kishte dy fise armike. Edhe pse ndërmjet tyre kishin bërë luftë pesëdhjetë vjet me rradhë, kur po sulmo¬heshin nga ndonjë armik i jashtëm, ato po bash¬koheshin krah për krah, kundër armikut të jashtëm.

Ju o myslimanë, a e dini se shumë grupë armiq janë bërë gati për të na sulmuar dhe duan të na dhunojnë ne myslimanëve!? Ashtu si rrathët e dallgëve brenda njëri-tjetrit, ashtu na kanë rrethuar njëqind rrathë armiqësorë. Pra për t’u përgjigjur armiqëve, lind nevoja që të bashkohemi dhe të mbështe¬temi tek njëri-tjetri. Të mbrohemi mirë, duke u mbështetur sup më sup. Çfarë ka ndodhur me popujt myslimanë që armiqësohen dhe që për¬çahen vëllai me vëllanë. Për të hyrë në sekretet tona myslimanët i kanë lënë dyert të hapura. Kjo gjendje a u ka hije besimtarëve? Po të pyesësh se ç’janë këta rrathë armiqësorë, përgjigjja do të ishte kjo: Ato janë rrugaçë, njerëz të shthurur, pa prin¬cipe, mohues, të pabindur, mosbesues, refuzues dhe tekanjozë. Afër shtatëdhjetë lloj armiqësh të paskrupullt, ne myslimanëve na shqetësojnë dhe na dëmtojnë. Për t’u përgjigjur këtyre armiqëve dhe për të dalur fitimtarë, duhet të kemi armë të fu¬qishme. Për të mbrojtur kalanë, arma më e path¬yeshme është vëllazërimi i fesë Islame. Kalanë duhet ta ruajmë të pastër, pa grindje të vogla dhe faje imagjinare. Në të kundërt, ky është një krim çnjerëzor, jashtë natyrës njerëzore dhe fesë Islame. Mësoje këtë gjë dhe zgjohu!!!

I Dërguari Fisnik në hadithin e Tij ka thënë: –Në “Ahirzaman” (para shkatërimit të botës, në kohën e fundit), dexhxhali dhe sufjani do të bëhen kryetarë të rrugaçëve dhe personave të dëmshëm, duke shfrytëzuar përçarjet dhe ambiciet e myslima¬nëve. Me një fuqi të vogël, tërë racat njerëzore do t’i shkatërrojnë dhe popujt myslimanë do t’i robërojnë.

O ju besimtarë! Nëse doni të mos poshtëroheni, mos u bëni skllevër. Mblidheni mendjen! Të pabe¬sëve që duan të përfitojnë prej lëkundjeve dhe mosmarrveshjeve tuaja, përgjigjuni me ajetin Famëlartë!

"10_24022010231958.jpg"

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>