Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Parathënie
Bismil-lahirr-rramanirr-rrahim!
Es-selamu alejkum
Gjatë gjithë historisë njerëzore nga, njëri shekull tek tjetri, ka pasur shumë zhvillime social-ekonomike dhe shkencore. Zhvillimet më të mëdha në të gjitha fushat shoqërore dhe shkencore, janë vërejtur sidomos këta pesëdhjetë vjetët e fundit.
Dijetarë të mëdhenj kanë studiuar të gjitha skutat e Gjithësisë, për të arritur në konkluzione të rëndësishme, në të gjitha llojet e shkencave. Nga provat dhe hulum-timet e ndryshme dhe të vazhdueshme mori hov progresi teknik dhe kulturor.
Zbulimi i shumë sekreteve nga bota e qënieve të gjalla e ngriti shekull pas shekulli drejtë lartësive vetë-dijen dhe kulturën njerëzore. Shumë fenomene deri dje të pa njohura, tani nuk përbëjnë ndonjë sekret.
Zhvillimi i madh shkencor solli një informacion të plotë për shoqërinë njerëzore dhe e bëri atë zot të shumë të panjohurave.
Duke u dhënë më së shumti pas njohurive shkencore dhe anës materiale të jetës, dalëngadalë njeriu u tjetër-sua. Materializmi nga dita në ditë njeriut filloi t’i grryejë shpirtin. Gjithçka; ndjenjat, besimi dhe nderi u shndërruan në të vetmin qëllim; sa më shumë të mira materiale në këtë botë. Njeriu humbi ndjeshmërinë; sen¬timenti i tij u kthye në egoizëm. Ai çdo ditë shkon drejt botës shtazore.
Objekti i librit që po ju prezantojmë lidhet pikërisht me këtë problem, sa delikat, aq dhe të rëndësishëm.
Si mund ta shpëtojmë këtë krijesë, domethënë nje-riun nga shpërbërja e tij shpirtërore. Cilat janë arsyet e konformizmit dhe kush e shtyn atë drejt vetmisë? Si mund ta shpëtojmë nga boshllëku shpirtëror dhe trish-timi? A mund t’i gjendet ilaçi depresioneve të tija ner-vore? Si mund ta nxjerrim njeriun nga bataku ku ka rënë? Njeriu kjo krijesë fisnike, kur do ta ndalojë luftën dhe grindjet dhe si vëllezërit të bashkohen duke e mbu-shur zemrën me ndjenja të buta dhe fisnike?
Në fillim të shekullit të kaluar tradhëtisht filozofia materialiste mori në dorë armën e dijes dhe të shkencës. Ata kujtuan se dituria është pronë vetëm e tyre, duke harruar se ajo u takon të gjithëve. Edhe pse ata morën çdo gjë, përsëri nuk mundën ta hiqnin tërësisht nga duart e popullit një armë shumë më të fuqishme; Fenë. Feja u shpëtoi nga duart ateistëve dhe ata nuk mundën ta pushkatojnë dot Besimin tek All-llahu xh.sh. sepse e kanë përpara syve shembullin e qartë; Gjithësinë me artet e bukura të Krijuesit.
Përpos këtyre të vërtetave që thamë qëllimi ynë kryesor është ky:
T’u japim të gjithë vëllezërve myslimanë këtë siha-riq; në Turqi po shndrit një dritë. Kjo Dritë e Shenjtë do ta nxjerrë popullin nga bataku ku ka rënë.
Gjatë njëmijë vjetëve e këtej, janë grumbulluar dhe manifestuar shenjat e mosbesimit dhe është rritur dyshi¬mi ndaj All-llahutxh.sh.. Njerëzit e degjeneruar dhe imoralë propagandojnë me mjete nga më monstruozet flakën e mosbesimit. Hipokritët materialistë me zhvilli¬min e fuqishëm të shkencës u forcuan dhe morën hov për të shkatërruar fetarët. Myslimanët për t’iu kundër¬vënë hipokritëve materialistë kishin nevojë të studionin fenë si të barabartë me shkencat konkrete.
Filozofia idealiste ngre si problem dhe thekson me fakte të pamohueshme se Krijuesi i të gjitha qënieve dhe botërave është Një dhe vetëm Një. Ai është All-llahu xh.sh. i Lavdëruar. Veç kësaj, kjo botë ku jetojmë e mbushur me luftra, përplasje dhe konflikte social-eko-nomike është e përkohshme. Njerëzit në një botë tjetër do të ringjallen dhe do të marrin sipas meritave atë që u takon.
Me Mëshirën dhe Dhuntinë e All-llahut xh.sh., njëri nga Robët e Tij, Bediüzzaman Said Nursi, duke studiuar dhe hulumtuar me këmbëngulje, me argumenta të pa¬kundërshtueshme, hodhi dritë mbi të vërtetën e Rin¬gjalljes. Studimet e tij përshkohen tej e tej nga objekti¬vizmi dhe pozitivizmi (si dy dhe dy, bëjnë katër).
Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 >>>