Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Kafsha duke ardhur në këtë botë është e pajisur me të gjitha vetitë dhe cilësitë që i duhet atij. Ajo nuk e ka të vështirë që brenda dy orëve apo muajve të njohë dhe të reflektojë ndjesitë e realitetit ku jeton. Ndërsa njeriut që të mësoje njerëzimin dhe ca vjet i duhet të njohë veçoritë e jetës së vet, kurse miza apo një zog mali ato i mëson për njëzet ditë.
Domethënë çdo tipar i secilës kafshë, frymë¬zohet dhe udhëhiqet nga Zoti xh.sh.. Nga kjo kup¬tojmë se kafsha si detyrë parësore nuk ka që çdo dhunti ta arrijë nëpërmjet studimit. Ajo nuk për¬paron duke mësuar dhe pasi të ketë kuptuar dobësinë e vet, të lutet. Sigurisht që, detyra e saj është që simbas aftësive të punojë, veprojë dhe në këtë mënyrë ajo të shprehë adhurimin e vet ndaj Allahut xh.sh., Krijuesit të vet.
Me ardhjen e tij në këtë botë, njeriu e ka të nevojshme të marrë njohuri për çdo send dhe është tepër i paditur ndaj ligjeve të jetës. Mbase edhe për njëzet vjet të jetës së vet ai nuk do të jetë infor¬muar mbi të gjitha ligjësitë dhe të fshehtat e am¬bientit ku jeton. Proçesi i njohjes do ta shoqërojë atë deri në fund të jetës së tij, sepse nevojat e tij nuk kanë fund. Shpeshherë, ai do të ndihet i pa¬fuqishëm dhe i pazotsi për t’u përballuar me vësh¬ti¬rësitë e jetës. Në këtë botë njeriun All-llahu xh.sh. e ka dërguar që të mësojë deri në momentet e fundit të jetës. Nga pafuqia dhe dobësia e vet ai brenda një apo dy vjetësh mezi do të ngrihet në këmbë. Pas pesëmbëdhjetë vjetësh mund të jetë në gjendje të dallojë të mirën nga e keqja. Po qe se e ndihmon dikush, ai mund të marrë nga ana e të mirave dhe të braktisë të këqijat.
Detyra parësore e njeriut është të arrijë përsos¬mërinë duke studiuar dhe mësuar, duke u lutur dhe adhuruar.
Njeriu duhet të kujtohet se me mëshirën e kujt ka ardhur në këtë botë dhe kush ia ka dhënë atij përsosmërinë e pakursyer. Ai duhet t’i drejtohet vetes: “Me Bujarinë e kujt po edukohem si jo më mirë? Nga po më vjen kjo fisnikëri që po më ushqen kaq bollshëm dhe po më kuron nga sëmundjet?”
Prej mijëra krijesave, vetëm njeriu ka shansin që me gjuhën e varfërisë dhe dobësisë së tij, duke u lutur ta kthejë fytyrën nga Ai, që gjithmonë i dëgjon zërën këtij gjuhe dhe ia pranon lutjet sipas nevo¬jave që ka.
Njeriu me krahët e pafuqishëm dhe me var-fërinë e tij, nëpërmjet besimit tek Zoti xh.sh. dhe lutjeve ndaj Tij, mund të fluturojë në majat më të larta të hapësirave.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>